• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

OECD mbështet Shqipërinë për taksimin e ndershëm, Denaj: Marrëdhënie e drejtpërdrejtë me biznesin

by Java News
04/02/2020 16:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj priti në një takim delegacionin e lartë të Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD) të kryesuar nga Ludger Schuknecht, zëvendëssekretar i përgjithshëm.

Qëllimi i këtij takimi ishte njohja e zyrtarit të OECD-së, Schuknecht me hapat që ka hedhur Shqipëria në përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga ratifikimi i marrëveshjes kuadër të gjithë përfshirjes së projektit ndërkombëtar BEPS (erozionin e bazës së tatueshme dhe transferimin e fitimeve).

Marrëveshja ka si qëllim përforcimin e koherencës së rregullave të tatimit mbi të ardhurat e korporatave në nivel ndërkombëtar, lidhjen e tatimit me përmbajtjen e aktiviteteve ekonomike të realizuara, përmirësimin e transparencës.

Ministrja Denaj siguroi se i gjithë ky proces është një garanci drejt të gjithë rrugëtimit legjislativ drejt komunitetit europian në aspektin e taksimit të drejtë.

“Në të gjithë këtë proces që kemi kaluar prej gati një viti kemi mbështetjen nga OECD, për ta bërë këtë rrugëtim jo vetëm konkret, por njëkohësisht të zbatueshëm dhe për ta ratifikuar atë në një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me bizneset, si ato vendase, ashtu edhe ato të huaja”, tha Denaj.

Sipas Denajt, investitorët e huaj kanë një garanci akoma më të shtuar nëse kuadri legjislativ dhe zbatueshmëria e tij futet brenda një ombrelle më të madhe globale siç është OECD dhe ku garancia për asistencë teknike, e siguruar tashmë dhe e konfirmuar, është një parakusht i suksesit të zbatimit të këtyre ligjeve dhe të njohjes së tyre nga të gjithë palët, si ato që kanë të bëjnë me investimet, ashtu edhe me administratat respektive me të cilat ne kemi marrëdhënie të drejtpërdrejta.

Ndërsa zyrtari i OECD-së, Schuknecht, vlerësoi angazhimin e Shqipërisë për anëtarësimin në kuadrin gjithëpërfshirës dhe për zbatimin e detyrimeve ndërkombëtare nën BEPS, si një hap shumë i mirë në kuadër të planit afat mesëm për të modernizuar vendin dhe ekonominë.

“Jemi këtu për të diskutuar hapat konkretë që Shqipëria duhet të ndërmarrë për zbatimin e kuadrit dhe besojmë se vendi është në rrugën e duhur të zbatimit të masave ligjore dhe administrative. OECD mbetet e gatshme për të mbështetur Shqipërinë në këtë rrugëtim”, tha Schuknecht.

Në këtë kuadër, vetëm pak ditë më parë Kuvendi, miratoi ligjin për shkëmbimin automatik të informacionit, i cili synon përafrimin e acquis comunitare në bashkëpunim me administratat tatimore të vendeve të tjera. Janë gati 102 autoritete tatimore me të cilat do të shkëmbejnë informacion në mënyrë automatike. /e.s/

Next Post
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Nuk është KÇK problemi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD drejt një muzeu politik: Kur opozita kthehet në pronë familjare

PD drejt një muzeu politik: Kur opozita kthehet në pronë familjare

March 11, 2026
Parlamenti Europian: Zgjerimi i BE përforcon sigurinë, inkurajoni Shqipërinë e Malin e Zi në procesin e negociatave

Parlamenti Europian: Zgjerimi i BE përforcon sigurinë, inkurajoni Shqipërinë e Malin e Zi në procesin e negociatave

March 11, 2026
Ndryshime në komisionet parlamentare, ja ku pritet të emërohen Spiropali dhe Vëngu

Ndryshime në komisionet parlamentare, ja ku pritet të emërohen Spiropali dhe Vëngu

March 11, 2026
Lufta Izrael–Iran, dita e 12-të! Çfarë po ndodh në frontin e luftës?

Lufta Izrael–Iran, dita e 12-të! Çfarë po ndodh në frontin e luftës?

March 11, 2026
“Kryeqyteti” i Ditës së Verës, rrugët që bllokohen në Elbasan nesër

Elbasani, kryeqyteti Ditës së Verës

March 11, 2026
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

Akuzohen për trafik dhe shfrytëzim personi, SPAK çon për gjykim tre shtetasit ukrainas

March 11, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Tetëdhjetë vjet dhe një penë ende në punë

March 11, 2026
Familja Cani reagon pas vendimit të Kushtetueses për TikTok: Martini u vra nga papërgjegjshmëria e institucioneve

Familja Cani reagon pas vendimit të Kushtetueses për TikTok: Martini u vra nga papërgjegjshmëria e institucioneve

March 11, 2026
Përrallë me gjela, pula dhe burra trima

A ka vdekur Partia Socialiste?

March 11, 2026
25-vjeçarja i dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, zbulohet letra e fundit: Nuk dua të më lëndojnë më

25-vjeçarja i dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, zbulohet letra e fundit: Nuk dua të më lëndojnë më

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In