• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

OBSH: Vaksinimi i fëmijëve bie në shkallë botërore

by
13/05/2015 23:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Organizata Botërore e Shëndetit shënon Javën Botërore të Imunizimit çdo vit gjatë javës së fundit të prillit. Këtë vit, Organizata Botërore e Shëndetit raporton se ka rënie të imunizimit dhe se fëmijët nuk po marrin vaksinat që u shpëtojnë jetët.

Luftëra, sëmundje e madje edhe zgjedhje personale kanë lënë fëmijët në vende të pasura dhe të varfëra të paimunizuar. Organizata Botërore e Shëndetit thotë se ritmet drejt objektivave globale për këtë vit janë larg synimeve. Jean-Marie  Okwo-Bele është me Organizatën Botërore të Shëndetit.

“Një në pesë fëmijë të paktën nuk është përfshirë në ciklin rutinë të vaksinave.”  

Në anën praktike kjo nënkupton se një milion e gjysëm fëmijë mund të vdesin nga sëmundje të parandalueshme si poliomeliti, tetanozi e të tjera.

Vetëm nga mesi i prillit filloi përsëri programi i imunizimit në vendet e goditura nga Ebola të Afrikës Perëndimore. OBSH thotë se shumica e fëmijëve të paimunizuar jetojnë në vendet më të varfëra të botës.

Por disa jetojnë në vende të pasura si Shtetet e Bashkuara. Amerika përjetoi përhapjen e fruthit që filloi në parkun Disneyland në Kaliforni dhjetorin e kaluar dhe zgjati deri nga mesi i prillit. Fruthi mund të shkaktojë vdekjen, humbjen e shikimit, dëgjimit apo dëmtim të përhershëm të trurit.

Por disa prindër po lobojnë për të drejtën për të vendosur vetë për vaksinimin. Një prej tyre është edhe Elizabeth Bell.

“Dua të drejtën të vendos se çfarë mund të injektohet në trupin e fëmijës.” 

Shumë prej prindërve shqetësohen se vaksinat shkaktojnë autizmin, pavarësisht studimeve që tregojnë të kundërtën.

Një studim që hedh poshtë ndonjë lidhje mes vaksinës kundër fruthit dhe shytave dhe autizmit është publikuar në Revistën e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë. Studimi hulumtoi afro 100 mijë fëmijë që ishin vaksinuar deri në moshën pesë vjeçare. Mjeku Anjali Jain udhëhoqi studimin.

“Nuk gjetëm prova të lidhjeve të dëmshme mes vaksinave dhe çrregullimeve të autizmit.”  

Sipas Organizatës Pan American Health, që është pjesë e OBSH, rubela, një sëmundje virale e ngjashme me fruthin, është zhdukur në Amerikë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë synon të eliminojë rubelën nga një tjetër rajon deri nga fundi i këtij viti dhe të dyfishojë përpjekjet për të siguruar që më shumë fëmijë të marrin vaksinat e nevojshme për të qënë të shëndetshëm dhe për një jetë produktive. /VOA/

Next Post

Kumanova mund të sjellë ndryshimin e kufijve të Ballkanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In