• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

OBSH: Shqipëria zotohet të forcojë luftën kundër duhanit në ambientet publike

by A R
16/07/2026 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendet e Ballkanit Perëndimor, me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanë miratuar një deklaratë të përbashkët për forcimin e politikave kundër duhanit.

Kjo deklaratë parashikon masa konkrete për uljen e nivelit të lartë të përdorimit të duhanit në rajon, si dhe riafirmon se çdo qytetar ka të drejtë të marrë frymë në ajër të pastër dhe të mbrohet nga dëmet që shkakton duhani.

Kështu, ministritë e Shëndetësisë të Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës angazhohen për eliminimin e ekspozimit ndaj tymit dhe aerosoleve të prodhuara nga produktet që përmbajnë duhan, nikotinë apo zëvendësues të saj në ambiente publike të mbyllura.

Sipas OBSH-së, këto vende zotohen të:

hartojnë dhe zbatojnë legjislacion gjithëpërfshirës që ndalon pirjen e duhanit dhe përdorimin e produkteve që prodhojnë aerosol në ambientet e mbyllura;

-forcojnë zbatimin e ligjit përmes mekanizmave efektivë dhe të bazuar në prova shkencore;

–zhvillojnë programe edukimi dhe fushata ndërgjegjësuese mbi rreziqet e përdorimit të duhanit dhe përfitimet e mjediseve pa tym;

-krijojnë sisteme të qëndrueshme monitorimi dhe vlerësimi për zbatimin e politikave kundër duhanit; dhe

–garantojnë që politikat e kontrollit të duhanit të mbeten të pavarura nga ndikimi i industrisë së duhanit, duke pasur parasysh konfliktin e interesit mes qëllimeve të kësaj industrie dhe mbrojtjes së shëndetit publik.

Sfidë mbetet ulja e konsumit të duhanit në kontinent

Sipas të dhënave të OBSH-së për vitin 2024, 21-40 për qind e të rriturve në Ballkanin Perëndimor përdorin duhan. Edhe pse janë marrë masa, përparimi në uljen e konsumit të duhanit ka qenë i ngadaltë. OBSH paralajmëron se, nëse nuk ndërmerren veprime konkrete, Evropa do të mbetet kontinenti me përqindjen më të lartë të përdorimit të duhanit në botë, me një prevalencë që pritet të kalojë 22 për qind deri në vitin 2030.

“Prirjet e fundit janë shqetësuese dhe tregojnë një ndjeshmëri në rritje ndaj presionit të industrisë së duhanit. Qeveritë përballen me kundërshtime të forta nga industria, e cila përdor argumente ekonomike dhe taktika të sofistikuara lobimi për të penguar politikat e kontrollit të duhanit. Ne duhet ta përballojmë këtë sfidë me vendosmëri dhe të zbatojmë politika të forta që kufizojnë përdorimin e duhanit”, u shpreh drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Dr. Hans Henri P. Kluge.

Bashkëpunim rajonal kundër ndikimit të duhanit

Deklarata parashikon gjithashtu krijimin e një platforme të përbashkët për shkëmbimin e informacionit dhe koordinimin e veprimeve mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Synimi është adresimi i sfidave të përbashkëta në luftën kundër duhanit.

Sipas OBSH-së, bashkëpunimi rajonal dhe shkëmbimi i praktikave më të mira janë thelbësore për të parandaluar ndikimin e industrisë së duhanit në hartimin e politikave publike.

Angazhimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor me këtë deklaratë konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt një rajoni pa duhan. Sipas OBSH-së, forcimi i masave për kontrollin e duhanit jo vetëm që do të përmirësojë shëndetin e popullsisë, por do të kontribuojë edhe në arritjen e objektivave të tjera të zhvillimit të qëndrueshëm, si rritja ekonomike, ulja e pabarazive, mbrojtja e klimës dhe promovimi i mirëqenies.

Next Post
Gjykata Administrative kthen në detyrë dekanen e pezulluar të Fakultetit të Drejtësisë

Gjykata Administrative kthen në detyrë dekanen e pezulluar të Fakultetit të Drejtësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fluks turistësh të huaj në Gjirokastër/ 500 mijë vizitorë në 7 muaj, vlerësojnë natyrën dhe mikpritjen

Turizmi në vjeshtë, mediat italiane: Vizitoni Shqipërinë!

September 1, 2026
Aksident fatal në Mitrovicë–Prishtinë, humbin jetën 2 të rinj

U plagos një ditë më parë në aksident, 19-vjeçari ndërron jetë në Spitalin e Traumës

September 1, 2026
“Fundjava sjell rritje të temperaturave”, Ja deri në çfarë date do të vazhdojë ‘i nxehti i ferrit’

Temperaturat e larta, mjekja psikiatre: Ndikim te personat me çrregullime të humorit dhe bipolaritet

September 1, 2026
Begaj uron Briken Caljan për medaljen e artë në Taranto 2026: Një rekord i ri që na bën krenarë

Begaj uron Briken Caljan për medaljen e artë në Taranto 2026: Një rekord i ri që na bën krenarë

September 1, 2026
GJKKO dënon Marjus Tafanin me 2 vite e 4 muaj burg, Kristi Bixheku fajtor për përkrahje të autorit të krimit

AGSH kundërshton rregulloren e GJKKO-së: Do ta sulmojmë me çdo mjet

September 1, 2026
Luftë me flakët në Dibër, Dajt, Vlorë e Librazhd, Ministria e Mbrojtjes: Situata drejt normalizimit, vetëm 5 vatra aktive! S’ka rrezik për banesat

Zjarri në Lundër del jashtë kontrollit, nis ndërhyrja nga ajri, rrezikohen banesat

September 1, 2026
“Jeta e Gen Z nuk është si në vitin 2013”, ministri Gonxhja: Morëm një Shqipëri me një pajë tragjike

Gonxhja kandidat për Bashkinë e Tiranës? Ministri: Krenari, por s’është ambicia ime

September 1, 2026
“Kërkova pagën, më dhunuan dhe më kërcënuan se do të më vrisnin”, dëshmia e 18-vjeçarit për dhunën në Golem

“Kërkova pagën, më dhunuan dhe më kërcënuan se do të më vrisnin”, dëshmia e 18-vjeçarit për dhunën në Golem

September 1, 2026
Vrasja e trefishtë në Malin e Zi, vetëvritet autori rus

Vrasja e trefishtë në Malin e Zi, vetëvritet autori rus

September 1, 2026
Dita e Europës, Hoxha: Për Shqipërinë, BE nuk është thjesht një destinacion, por zgjedhje vlerash

Zgjerimi me Ballkanin Perëndimor, Hoxha: Kushton 1 kapuçino, shansi i fundit për besueshmërinë e BE

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com