• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

OBSH: Ndotja e ajrit shkakton 6,5 milionë vdekje në vit

by Aalison Pearse Stevens
28/09/2016 10:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një raport i ri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se më shumë se 90 për qind e popullsisë së botës është e ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit, gjë që kontribuon në një numër problemesh shëndetësore.

Të dhënat e reja të publikuara nga agjencia e OKB-së tregojnë se problemi është më i përhapur në qytetet e mëdha, por njerëzit mund të habiten pasi të mësojnë se sa e keqe është cilësia e ajrit edhe në zonat rurale.

Duke folur në Gjenevë drejtorja e OBSH-së për shëndetin publik dhe mjedisin, Dr. Maria Neira, e cilëson situatën si një emergjencë e shëndetit publik global:

‘Ndotja e ajrit shkakton 6,5 milionë vdekje çdo vit, dhe është një sfidë e madhe dhe ndoshta një nga problemet më të mëdha shëndetësore, dhe rreziku më i madh mjedisor për shëndetin.

Për ne është shumë e rëndësishme t’i bëjmë të ditura këto të dhëna, për politikanët që të kuptojnë, për qytetarët që të jenë të vetëdijshëm, dhe për vendet që të bëjnë diçka dhe për të gjithë ne që të promovojmë nisma që do të shkaktojnë uljen e ndotjes së ajrit, dhe duke bërë kështu, mund të ulim numrin e 6,5 milionë vdekjeve të shkaktuara nga ndotja e ajrit çdo vit , të cilat janë të papranueshme’ thotë Dr. Maria Neira.

OBSH-ja vlerëson se më shumë se 92 për qind e njerëzve preken nga ndotja e ajrit, dhe ajri i cilësisë së dobët kontribuon në më shumë se gjashtë milionë vdekje në vit. Pothuajse të gjithë këto vdekje – rreth 90 për qind – kanë ndodhur në vende me të ardhura të ulëta ose mesatare, citohet Express. (b.an)

Next Post
Dua Lipa… e lagur (FOTO)

Fansat flasin për lojrat erotike të Dua Lipës...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com