• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

OBSH lançon fushatën antigrip dhe masat kundër Covid, vlerëson ecurinë e vaksinimit në Shqipëri

by A R
05/11/2021 10:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një sesion të mbajtur në Kopenhagen, OBSH lançoi fushatën antigrip dhe masat kundër COVID-19 ndërsa është prezantuar përmes një kronike ecuria e vaksinimit të gripit stinor dhe antikovid në vendin tonë. OBSH thekson se “programi i vaksinimit kundër gripit në Shqipëri ka përparuar gjatë viteve të fundit dhe përfshirja e vaksinimit nga punonjësit e kujdesit shëndetësor është shumë e lartë”.

“Vendi iu bashkua Partneritetit për Prezantimin e Vaksinave të Gripit (PIVI) në vitin 2016, por edhe para kësaj, Shqipëria kishte një program kombëtar të vaksinës kundër gripit, të financuar nga qeveria për punonjësit e kujdesit shëndetësor. Që nga anëtarësimi në PIVI, programi i vaksinimit i Shqipërisë është zgjeruar duke përfshirë më shumë punonjës të kujdesit shëndetësor, si dhe për të vaksinuar të rriturit me kushte themelore shëndetësore, gratë shtatzëna, të moshuarit dhe grupet e tjera të synuara”, shprehet OBSH.

Fushata e vaksinimit kundër gripit në Shqipëri filloi më 23 tetor, në Qendrën e Kujdesit Parësor (Nr. 10) në Tiranë. Fushata synoi fillimisht vaksinimin e punonjësve të kujdesit shëndetësor për të vijuar me grupet kryesore të rrezikuara, si të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe gratë shtatzëna.

Në raundin e parë mbërriti një dërgesë prej 35 000 vaksinash kundër gripit të porositura nga Instituti i Shëndetit Publik dhe mbështetur nga qeveria shqiptare. Këtë javë, pritet të mbërrijnë rreth 200 mijë vaksina të reja kundër gripit dhe të shpërndahen menjëherë në të gjitha qendrat e shëndetit publik.

Mjekja Mimoza Kote thekson se “kultura e popullit tonë sa i përket vaksinimi është mjaftueshëm e mirë, sepse ne kemi një kalendar të mirë vaksinimi nga 0 deri 18 vjeç, aplikojmë shumë mirë më të gjitha grupmoshat sipas kalendarit. Ne jemi shumë sensibël ndaj vaksinave dhe vaksinat e antigripit sa herë vjen sezoni kërkohen, jemi shumë mirë më vaksinat antikovid, mendoj se jemi shumë mirë me këtë pjesë”.

“Mendoj se jemi mjaftueshëm mirë me pjesën e ndërgjegjësimit dhe aplikimit të vaksinave. Kemi disa vite që aplikojmë vaksinën antigrip në sezonin e duhur. Vjet kemi aplikuar më shumë se vitet e tjera, kjo tregon që njerëzit janë akoma më shumë të ndërgjegjësuar për të aplikuar këtë vaksinë. E kemi aplikuar në grupmoshat e ndryshme sipas udhëzimeve të ISHP-së, tek moshat e treta, tek moshat që janë të sëmurë kronikë, gratë shtatzëna, kemi bërë edhe fëmijë me diagnoza të rekomanduara nga mjeku”, nënvizon Kote.

Sipas saj, duke aplikuar vaksinën antigrip njerëzit janë prekur shumë pak ose e kanë kaluar shumë lehtë. “Për të sëmurët kronikë kjo është një ndihmesë shumë e madhe në këtë sezon që koha, temperaturat stina bën të vetën për një sërë sëmundjesh të tjera bashkëshoqëruese. E kemi parë me pandeminë e COVID, që të vaksinuarit e kalojnë disa herë më mirë sesa ata që janë të vaksinuar”, theksoi Kote duke shtuar se e njëjta gjë është edhe me gripin, që kanë sëmundje bashkëshoqëruese edhe gripi është fatal.

Nga viti në vit, vijon Kote, numri i vaksinimeve kundër gripit është rritur. “Kjo tregon që sensibilizimi i njerëzve dhe nga ana jonë, i grupit të promocionit që ne kemi dhe punës së palodhur të stafit tonë mjekësor tregon që kjo pjesë shkon mirë. Kërkesa kemi edhe për këtë vit për vaksinën antigrip. Mendoj se do të aplikohet shumë mirë, ashtu si herët e tjera”, tha ajo.

Mjekja Ursina Hajdini tha se “vaksinimi kundër gripit sezonal është i rëndësishëm, fillimisht për të mbrojtur veten nga komplikacionet e mundshme që mund të japë infeksioni ndaj gripit sezonal. Së dyti, për mua si mjeke është i shumë i rëndësishëm për të ulur transmetimin dhe riskun për ta transmetuar tek pacientët”. “Për mua dhe kolegët duke qenë më të ekspozuar në vendin e punës, për stafin është i rëndësishëm për të shmangur komplikacionet nga një infeksion i mundshëm ndaj virusit të gripit, duke qenë se jemi çdo ditë të ekspozuar dhe të riskuar në vendin e punës më shumë se disa kategori të tjera”, tha Hajdini.

Por, vijon ajo, është e rëndësishëm të mos e transmetojmë atë edhe tek pacientët duke qenë se kemi të bëjmë çdo ditë në punën tonë me kategori pacientësh vulnerabël apo kategori pacientësh që janë më në risk, por që ne i kemi më në prioritet për t’i vaksinuar, që janë mosha mbi 65 vjeç.

Mjekja Hajdini shprehet se për fat të mirë mund të bëhen të dyja vaksinat, mund të administrohen brenda një kohe të shkurtër, si vaksina ndaj COVID-it dhe ajo ndaj gripit.

Përfaqësuesi i OBSH-së në Shqipëri, dr. Gerald Rochenschaub thekson se “është shumë e rëndësishme që punonjësit e shëndetësisë të vaksinohen, sepse nëse infektohen, ata mund të infektojnë pacientët, të cilët janë shumë vulnerabël. Pra, është shumë e rëndësishme që ne të mbrojmë punonjësit e shëndetësisë, në mënyrë që ata të mund të mbrojnë pacientët në spital”.

“Ne kemi një program shumë të fuqishëm imunizimi këtu në Shqipëri dhe kjo është një bazë shumë solide mbështetjeje. Punonjësit e shëndetësisë kanë pasur historikisht një përdorim shumë të madh të vaksinimit kundër gripit. Mjetet për të mbrojtur veten janë masat e shëndetit publik si mbajtja e maskave, mbajtja e distancës dhe shmangia e tubimeve masive. Ne kemi në dispozicion një vaksinë efektive si kundër COVID-19, ashtu edhe kundër gripit”, tha Rochenschaub.

/a.r

Next Post
Një vit nga tragjedia e 26 nëntorit kur Shqipëria u zgjua nën rrënoja/ 51 persona humbën jetën, shumë familje mbetën në ‘qiell të hapur’

Miliona dëmshpërblim nga tërmeti për një banesë që nuk ekziston, 3 të arrestuar, pezullohet administratori i Njësisë Petrelë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Edi Ramën në qoftë se ne i pushtojmë sheshin

Berisha: Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Edi Ramën në qoftë se ne i pushtojmë sheshin

December 29, 2025
Ukraina nuk është më ‘viktimë’…falë Zelensky-t! Transformimi i tij nga komik në strateg

Ukraina nuk është më ‘viktimë’…falë Zelensky-t! Transformimi i tij nga komik në strateg

December 29, 2025
Një adoleshent palestinez shkoi në funeralin e shokut të tij. Pak më vonë, edhe ai u qëllua për vdekje

Një adoleshent palestinez shkoi në funeralin e shokut të tij. Pak më vonë, edhe ai u qëllua për vdekje

December 29, 2025
“Kam 72 orë që nuk jam larë për vete”, kreu i Ujësjellësit përplaset me vlonjatët: S’na lejon presion që ta riparojmë defektin

“Kam 72 orë që nuk jam larë për vete”, kreu i Ujësjellësit përplaset me vlonjatët: S’na lejon presion që ta riparojmë defektin

December 29, 2025
E trishtë! Ndahet nga jeta vëllai binjak i Ema Andreas, ish-sportist i Dinamos dhe gazetar

E trishtë! Ndahet nga jeta vëllai binjak i Ema Andreas, ish-sportist i Dinamos dhe gazetar

December 29, 2025
“Mjaftojnë dy javë”, PD kërkon që Këshilli për çështjen e Ballukut të mblidhet nesër

“Mjaftojnë dy javë”, PD kërkon që Këshilli për çështjen e Ballukut të mblidhet nesër

December 29, 2025
“Drejtësia nuk ndërtohet..”/ Sadushi: SPAK sukses, por puna e Prokurorisë së zakonshme s’duhet të mbetet në hije! 

Sadushi kritik me “Drejtësinë e re”: Nuk mund të shprehem pozitivisht për çdo gjë që po ndodh…

December 29, 2025
Shpërthimi me një të vdekur në Shkodër, OSHEE: Nuk ka lidhje me kasetën e matësve të energjisë

Shpërthimi me një të vdekur në Shkodër, OSHEE: Nuk ka lidhje me kasetën e matësve të energjisë

December 29, 2025
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

December 29, 2025
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

“Fillim i ri, por pa stabilitet”, parashikimi i Horoskopit për 2026-ën: Viti i shenjave të guximshme!

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com