• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

OBSH: Duhanpirja në Shqipëri po ulet! Alarm, rritja e përdorimit të cigareve elektronike tek adoleshentët

by E S
11/10/2025 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Europa është rajoni me prevalencën më të lartë të duhanpirjes tek të rriturit. Sipas një raporti të OBSH-së në Evropë, 24.1% e të rriturve janë konsumatorë të duhanit. Po ashtu edhe prevalenca e duhanpirjes tek gratë mbetet e lartë në Evropë me 17.4% të tyre.

Përsa i përket Shqipërisë, situata duket pak më pozitive, pasi të dhënat tregojnë se popullsia duhanpirëse është në shifrat e 21.3%, me 2.8% më pak se mesatarja evropiane.

Situata në vendin tonë paraqitet akoma më e mirë kur bëhet fjalë për gratë duhanpirëse, pasi përqindja e tyre që pijnë duhan në Shqipëri është afërsisht dy herë më pak se në Evropë.

Megjithatë, edhe ky nivel duhanpirjeje për specialistët e shëndetit publik është një faktor rreziku për sëmundshmëri.

“Mund të ngelet problem zbatimi i ndalimit të duhanpirjes në ambiente publike, shitja e cigareve tek të rinjtë, edhe kosto të cilat janë relativisht të lira në Shqipëri. Duhanpirja shkakton kancer, sëmundje të zemrës dhe është përgjegjëse për shëndet të keq në Shqipëri. Kanceri i mushkërive, është 4 herë më i lartë tek meshkujt sesa tek femrat, aq sa është duhanpirja më e lartë tek meshkujt krahasuar me femrat”, u shpreh Alban Ylli, specialist, ISHP.

Shqetësim përbën rritja e duhanpirjes tek adoleshentët dhe kryesisht ajo elektronike.

“Janë një produkt i dëmshëm, sidomos për të rinjtë. Ka me qindra substanca toksike. Mund të shërbejë si një rrugë fillimi për të kaluar te cigareja e vërtetë. Nikotina është adiktive dhe i mban personat të lidhur me duhanin”, shtoi Ylli.

Në rang global, 1 në 5 të rritur janë ende të varur nga duhani. Sipas OBSH-së, bota po pi më pak duhan, por epidemia e duhanit është larg fundit.

Raporti i ri global tregon se numri i përdoruesve të duhanit ka rënë nga 1.38 miliardë në vitin 2000 në 1.2 miliardë në vitin 2024.

Next Post
Jo thjesht një ndeshje futbolli/ Kombëtarja mbërrin në stadiumin e Leskovacit nën siguri të paprecedentë

Jo thjesht një ndeshje futbolli/ Kombëtarja mbërrin në stadiumin e Leskovacit nën siguri të paprecedentë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In