“Ne duam të shohim që fëmijët kthehen në shkollë dhe që njerëzit t’iu kthehen vendeve të punës, mirëpo ne duam që kjo gjë të bëhet në mënyrë të sigurt”, ka thënë Tedros në një konferencë për media. “Asnjë shtet nuk mund të pretendojë se pan demia ka përfunduar”, ka thënë ai. “Realiteti është që ky virus shpërndahet lehtë. Hapja pa kontroll është recetë për kat astrofë”, ka thënë mes tjerash ai përgjatë një konference për media në Gjenevë.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, autoritetet shëndetësore në gjithë botën kanë regjistruar mbi 25 milionë persona të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi. Prej tyre, mbi 847,000 pacientë kanë vd ekur.