• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Obsesioni i “babait të Brexit” me shqiptarët: I dua jashtë, vijnë në Londër për qëllime të mbrapshta

by B K
01/07/2025 20:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga intervista e një dite më parë në Top Channel Nigel Farage e shpalosi qartësisht motivin e vijimit të debatit me kryeministrin Edi Rama.

Më shumë se sa meraku për 1200 shqiptarë në burgjet angleze të cilët ai po i përdor si hedhje benzinë zjarrit të debatit me Ramën, halli i Farage qëndron pse kryeministri shqiptar është shprehur kundër Brexit.

Më shumë se një debat shifrash, Farage, i njohur i babai i Brexit që ndau Britaninë nga BE disa vite me parë, duket se po hakmerret për qëndrimet pro evropiane të Ramës.

Është po i njëjti Farage i cili në emisionin e tij në GB News dhe në intervistën për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, shpreh shqetësim për shqiptarët në Britani që shkon deri në obsesion,  por kur u pyet nëse ai me të vërtetë  i shikon shqiptarët si një kërcënim për Mbretërinë e Bashkuar dhe shoqërinë atje, jep një përgjigje e cila e fut në kontradiktë me qëndrimet e mëparshme ksenofobe kundër emigrantëve.

“Jo. Shiko, unë nuk jam obsesiv me shqiptarët. Jam obsesiv me vendin tim që lejon legalisht dhe jo legalisht njerëz të këqij nga kudo nga ata vinë. Londra është shumë shumë herë me e pasur se Shqipëria, hajdutë dhe kriminelë vinë në Londër me qëllime të këqija”, shprehet Nigel Farage.

I njëjti shqetësim shkon edhe për ata që vinë nga Rumania dhe vende të tjera. Nuk është një obsesion i imi me Shqipërinë por më duket se mua se njerëzit jo të mirë nga vendi juaj, të tillë i ka çdo vend, vinë tek ne dhe të jem i sinqertë ne nuk i duam ata.

Muhamed Veliu: A po i përdorni shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar për përfitime politike?

“Jo. Kjo nuk ka kuptim. Është një shifër që flet vetë. Siç edhe ju e përmendët. Mes dy shteteve tona ka nisur një bashkëpunim i mirë që duhet të avancohet”, shton ai.

Nigel Farage e priti jo fort komod pyetjen se kur do ta shikojmë atë një ditë të  flasë  për shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar që punojnë në City of London në tregjet financiare  (siç ai vetë ka punuar dikur), për ata që punojë në universitetet LSE, King’s College,  ata shumë shqiptarë që punojnë në NHS si infermierë dhe mjekë, në Policinë Metropolitane si oficerë policie, disa madje shërbejnë edhe në Ushtrinë Britanike – duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për Mbretërinë e Bashkuar.

“Në lavdërojmë njerëzit e mirë por nuk duam ata të këqijtë. Është shumë e thjeshtë. Ne jemi një vend mikpritës për Shqiptarët dhe shumë të tjerë por po sillemi shumë butësisht kur vjen puna tek ata që vinë dhe përfshihen në krime. Nuk duam ata të vijojnë së qëndruari këtu. Unë kam ndenjur dhe kam pirë në pub me shqiptarë”, tha Farage.

Natyrisht gjatë këtyre viteve jam takuar me shqiptarë. Të kuptohemi. Çdo vend ka njerëzit e tyre të këqij. Londra është kthyer në një magnet për njerëz të këqij nga e gjithë Europa. Boll është boll. Nuk ka të bëjë me ju për ta bërë shembull vendin tuaj.

Muhamed Veliu: A keni ndonjë plan për të marrë votën e shqiptarëve britanikë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nga ku ambicia juaj është të jeni kryeministër?

“Pak prej tyre do të kenë të drejtë vote. Vetëm ata që kanë shtetësi britanike mund të votojnë. Do të shikojmë çdo ndodhë. Po ndodh një revolucion politik në Britaninë e Madhe dhe unë ndjehem shumë optimist për këtë.”, përfundon ai./tch

Next Post
Një arsye e pacekur e mungesës së rotacionit politik

Një arsye e pacekur e mungesës së rotacionit politik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa naftë po kalon nëpër Hormuz? Pse të dhënat nuk përputhen me pretendimet e SHBA-së -

Irani i propozon SHBA-ve një plan 7-ditor për hapjen e ngushticës së Hormuzit

September 25, 2026
Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

September 25, 2026
Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

September 25, 2026
Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

September 25, 2026
Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

September 25, 2026
Paralajmërimi polak: Rusia mund të jetë duke përgatitur “diçka të madhe” -

Putin kërcënon Ukrainën dhe zbulon nëse do sulmojë Evropën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë!

September 25, 2026
E paprecedentë në Kupën e Anglisë, ndeshja do të riluhet për shkak të një gabimi nga arbitri!

E paprecedentë në Kupën e Anglisë, ndeshja do të riluhet për shkak të një gabimi nga arbitri!

September 25, 2026
Beteja tregtare, BE i kërkon Mbretërisë së Bashkuar që të rrisë tarifat ndaj makinave kineze

Beteja tregtare, BE i kërkon Mbretërisë së Bashkuar që të rrisë tarifat ndaj makinave kineze

September 25, 2026
Ish-drejtoresha e SHISH u la në arrest shtëpie, GJKKO del me njoftim zyrtar dhe jep detajet e masës së sigurisë: I ndalohet edhe…

Analistja: Nxjerrja e pjesës nga dosja “Agasi”, e gabuar! Çështja është romantizuar, Hyseni u shpall e fajshme në opinionin publik

September 25, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com