• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Objektivi i qeverisë/ 100 mijë legalizime deri në fund të mandatit

by A R
08/07/2016 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deri në fund të mandatit 100 mijë leje legalizimi. Kjo është “detyra e shtëpisë” që Kryeministri Rama i ka lënë ALUIZNI-t deri në qershor të 2017-s. Kjo porosi e nënzëshme dje, sot ka marrë trajtat e një objektivi që kërkohet të përmbushet.

“Synimi mbetet që deri në mesin e vitit 2017, numri i objekteve të legalizuara të jetë 100 mijë, duke mbajtur premtimin për legalizimin e zonave masive informale brenda këtij mandati qeverisë”, është komunikuar zyrtarisht nga Ministria e Zhvillimit Urban. Por ky mision, sa i vështirë, aq edhe i pamundur duket në kushtet kur deri më tani janë legalizuar vetëm gjysma, pra 50 mijë ndërtime pa leje. Në harkun e një viti që ka mbetur, kjo shifër pretendohet që të dyfishohet.

VENDIMET

Për të bërë të mundur përshpejtimin e procesit, së fundmi janë miratuar edhe disa ndryshime të tjera ligjore që sheshojnë barrierat e mbetura. Përcaktimi i afateve konkrete e vendos ALUIZNI- n përballë përgjegjësisë, duke shmangur në këtë mënyrë çdo alibi të mundshme që mund të krijohet për vonesat.

Agjencia e Legalizimeve ka detyrimin për regjistrimin e objektit dhe pronës. Ky aplikim do të kryhet elektronikisht përmes një formulari me të dhënat bazë të familjes, si edhe dokumentacionin përkatës. Brenda 10 ditëve nga depozitimi i kërkesës, Hipoteka përmbyll procedurat e regjistrimit. Qytetarët do të njoftohen vetëm kur tapia të jetë gati për t’u tërhequr.

GJERMENI

Nga ana tjetër, edhe miratimi i planit të përgjithshëm vendor do të sjellë zhbllokim të procesit për ndërtime, që deri dje penalizoheshin. Nga Vora, ku u ndanë 300 leje legalizimi, ministrja Eglantina Gjermeni tha se me miratimin e planeve urbanistike do të rritet ndjeshëm edhe numri i objekteve të legalizuara.

“Me përfundimin dhe miratimin e planit të përgjithshëm vendor, hartimi i të cilit po financohet nga qeveria, ritmi i legalizimeve do të jetë më i shpejtë. Legalizimi i ndërtimeve informale është hapi i parë që i çel rrugën procesit të integrimit dhe kohezionit social të komunitetit”. Të pranishëm në aktivitet ishin edhe kreu i ALUIZNI- t, Artan Lame, dhe prefekti i qarkut Tiranë, Sadi Vorpsi./Panorama/a.m.

Next Post

Platforma "OpenCellular", risia më e fundit e Facebook

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Xi paralajmëron Trumpin: Kujdes me shitjen e armëve për Tajvanin

Xi paralajmëron Trumpin: Kujdes me shitjen e armëve për Tajvanin

February 5, 2026
Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump! Akuza Shqipërisë e Kosovës!

“Protestat i nxisin shqiptarët”, Vuçiç: Mandatin e përfundoj në vitin 2027

February 5, 2026
“T’i dalë zot vetë damkës…”/ Dash Shehi: Mesazhi që kam për Sali Berishën!

Shehi kritika të forta PD-së: Për shkak të emergjencave të shefave të partisë, mbeti në opozitë

February 5, 2026
“Ndriço mendjet tona”, Rama ka një lutje për popullin shqiptar nga bazilika e Zojës së Këshillit të Mirë

“Ndriço mendjet tona”, Rama ka një lutje për popullin shqiptar nga bazilika e Zojës së Këshillit të Mirë

February 5, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Moti për sot me reshje shiu të dendura, dëbore në këto zona

February 5, 2026
“Balluku”, Artan Gjermeni: Vendimi 5 me 3 në favor të Ramës, Veliaj fiton në Strasburg

“Balluku”, Artan Gjermeni: Vendimi 5 me 3 në favor të Ramës, Veliaj fiton në Strasburg

February 5, 2026
Tragjedi në Itali! Katër anëtarë të familjes shqiptare gjenden të vdekur në banesë, u helmuan nga monoksidi i karbonit

Tragjedi në Itali! Katër anëtarë të familjes shqiptare gjenden të vdekur në banesë, u helmuan nga monoksidi i karbonit

February 5, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In