• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Objektivat e vitit 2023. Edi Rama humbës i madh, Berisha rritje me 25 për qind

by Mero Baze
02/01/2023 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Viti 2023 është vit zgjedhjesh dhe politikanët kanë rastin të provojnë mbështetjen e tyre në popull. Për këtë secili ka objektivat e veta.

Edi Rama e ka të sigurt humbjen në zgjedhjet e Majit 2023, pasi siç është zakon, rezultati i zgjedhjeve krahasohet me ato paraardhëset.

Në zgjedhjet e fundit lokale ai ka marrë 60 bashki nga 61 që ka pasur. Nuk ka shanse më ti marrë të 60 bashkitë ndaj duhet të bëhet gati për analizën e humbjes. Sipas gjithë parashikimeve ai rrezikon të humbas rreth 15 bashki, që përbëjnë një rënie prej 25 për qind të Partisë Socialiste në pushtet. Kjo ka për ti kushtuar rënd. Kritikët e tij brenda Partisë Socialiste po mprehin thikat ti kërkojnë llogari. Fjala vjen pritet që Damian Gjiknuri si Sekretar i përgjithshëm i Partisë, të ngrihet i pari kundër dhe ta kritikojë rënd, duke i thënë se është e patolerueshme që ai të marrë përgjegjësinë për këtë rënie, kur vet Damiani është i gatshëm ta marrë atë. Taulant Balla, pritet ta sulmoj ashpër, pse nuk i dha atij shansin të sakrifikonte në këtë rast, ndërsa Erisa Spiropali, e cila shpreson të fitoj Shkodrën do të jetë e vetmja fituese e zgjedhjeve, nëse ja del, për tu treguar të gjithëve çdo të thotë të kesh në mendje Skënderbeun.

Sali Berisha po ashtu e ka të sigurt fitoren. Ai pritet të përmirësoj rezultatin me rreth 25 për qind krahasuar me vitin 2019, kur partia drejtohej nga Basha. Kjo është fitorja më e thellë që PD e Berishes ka arritur ndonjëherë në këto 32 vite nëse e krahason me zgjedhjet e mëparshme. Fal këtij rezultati i cili mund ti jap Foltores rreth 15 bashki, Berisha pretendon të jetë fitues i zgjedhjeve të ardhshme në moshën 81 vjeçare.

Lulzim Basha me Enkelejd Alibej, do të jenë po ashtu fitues edhe më të mëdhenj se Berisha. Duke krahasuar rezultatin me zgjedhjet e vitit 2015 kur PD mori 29 Bashki, ata do të shpallin fitoren mbi Berishën të cilit i kanë mundësuar të humbas më shumëse gjysmën e bashkive. Me këtë tendencë, ata e garantojnë Berishën se më 2025 do ta dërgojnë në azil, por jo në pushtet.

Ilir Meta është më inteligjenti dhe e ka kopsitur qysh tani fitoren. Ai ka hequr dorë nga gara për kryetar dhe do mbledh vota vetëm për këshilltarë. Me këtë rast ai do tu kërkoj të gjithë demokratëve ti japin votat për këshilla pra për Partinë e Lirisë me qëllim që Parti e Lirisë të votojë kryetarët e tyre.

Në finale, Berisha do humbas kryetarët kurse Meta do marrë këshilltarët me shumicë duke e përmirësuar rezultatin e LSI nga 4 për qind në 20 për qind brenda opozitës. Kjo do të bëj që në zgjedhjet e 2025 Meta ti kërkoj Berishës 40 për qind të listës duke llogaritur ritmin e rritjes së partisë nga 4 në 20 për qind në një palë zgjedhje.

Bindja Demokratike pritet të ketë rënie nga zgjedhjet e 2019 pasi ka marrë rreth 25 mijë vota. Për shkak të konkurrencës së shtuar nga Shehi, Duka dhe Mediu pritet të bien në 22 mijë vota.

Pas zgjedhjeve, pasi të qetësohet pak Berisha i cili do akuzojë për vjedhje votash, kryetarët do hynë në bashki dhe do shpallin nisjen e fushatës për zgjedhjet e vitit 2025, me shpresë që kjo rënie e Edi Ramës të përsëritët dhe të mos i ketë më të gjitha pushtet sic i ka tani, por vetëm 51 për qind të pushtetit.

Next Post
Edhe FMN si Banka Botërore: Shqipëria, rritje 3.7% në 2019

FMN: 2023, vit i vështirë për ekonominë globale / SHBA, Kina dhe Europa përballen me pasojat e luftës

Comments 1

  1. L.Xh says:
    4 years ago

    Edhe njëherë, gëzuar 2023. E treta e vërteta.
    O Mero, ke bërë një tallje bythe, me opozitën, sa po të shajnë parç e prapç. Por ti, mo e rruaj, se ke të drejtën tëne me vehte.
    Të shara ke ngrënë edhe na pozita o Mero, sepse edhe me ata, ke tallur torovilen. Po futi një çi q…..n… dhe kalo e shko tutje.
    Por një pyetje kam, na ndërkombëtarët, a more nonjë urim për vit të ri, me nonjë cëre, a nonjë sms me fcb, a çtë jetë ?
    Se ma do mënja që duhet ti keshë marrur leje edhe amasadores USA, tavarishnjicës Juri Kim, që do ti ngacmosh Sali Berishen, masi ajo e ka nën mbrojtie, prandaj ai nuku pjerdh as nga SPAK-u e as nga Arben Krajë spurdhjaku-siç i ka thënur Like Metaj…
    Gëzuar vëlla, gëzuar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: Samiti i NATO-s e vë Shqipërinë në prozhektorët e ndërkombëtarëve

July 8, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

“Protesta, lumë që mbledh përrenj”, aktivisti: Berisha do donte shumë të ishte aty…

July 8, 2026
Ditët e vështira ia lënë vendin dashurisë! Meri Shehu tregohet ‘dorëlëshuar’ me yjet e javës

A do e fitojë Messi Botërorin? Meri Shehu: Ka tendenca për rikthim drejt triumfit

July 8, 2026
Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

“Jemi gati të ulemi me ju”, deputetja socialiste thirrje protestuesve: Keni të drejtë për disa gjëra

July 8, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, ministri Hoxha: Kemi nisur përgatitjet…

July 8, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Protesta bëri bashkë ballistët me komunistët”, Petro Koçi: Kërkesat kërkojnë reflektim…

July 8, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Samiti i NATO-s në Tiranë, ironizon Hila: Do ta presë kryeministër Gonia dhe president Tiku…

July 8, 2026
Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

July 8, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Samiti i radhës i NATO-s, Zogaj: Uroj mos të ndodhin ngjarje që të mos mbahet ky takim në Tiranë

July 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Rama e ka seriozisht reflektimin”, Rexhaj: Ka kuptuar se një pjesë e qeverisë ka mbetur pas

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In