• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Obama thyen heshtjen dhe kritikon ashpër Trumpin (mbështet protestat kundër tij dhe thyen një traditë të vjetër)

by Java News
31/01/2017 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Presidenti amerikan Barack Obama kritikoi urdhrin ekzekutiv të pasardhësit të tij, Donald Trump për kufizimin e emigracionit. Obama gjithashtu mbështeti protestat e shumta në vend, ndërsa amerikanët shprehin pakënaqësinë e tyre me vendimet e Trump.

Përmes një postimi në Twitter, Kevin Lewis zëdhënësi i ish-presidentit Obama tha se ky i fundit është plotësisht kundër nocionit të diskriminimit ndaj njerëzve për shkak të fesë apo besimit të tyre.

Lewis gjithashtu tha se Obama është i ngazëllyer nga niveli i angazhimit popullor që po shihet në vend, ndërsa shtoi se protestat janë pikërisht ato që priten kur vlerat amerikane janë në rrezik.

Kjo është hera e parë që Obama, i cili i la pushtetin Trumpit para 10 ditësh, kritikon Presidentin aktual, duke shkelur një rregull të pashkruar se ish-presidentët përmbahen dhe nuk kritikojnë atë që i pason.

Gjithashtu kjo është komunikata e parë e Obamës qëkur u largua nga Shtëpia e Bardhë. Ish-Presidentët ecin mbi një ekuilibër të brishtë mes qëndrimit të angazhuar politikisht dhe sulmeve ndaj pasardhësve, transmeton TCH.

Presidenti Xhorxh Bush nuk kritikoi kurrë politikat e Obamës, por ndërsa marrëdhënia e këtij të fundit me Trump është shumë ndryshe, komunikata e së hënës e bën të qartë se Obama do të jetë i angazhuar dhe do të flasë hapur për veprimet politike./a.k

Next Post
Rrëfimi i Nikoll Lesit: Me çfarë e shpërbleva Arben Ristanin për lirimin e Frangajt

Rrëfimi i Nikoll Lesit: Me çfarë e shpërbleva Arben Ristanin për lirimin e Frangajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com