• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Obama premton revolucion ambjental

by
04/08/2015 14:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Obama premton revolucion ambjental

Presidenti amerikan Barak Obama njoftoi zyrtarisht një plan ambicioz për të luftuar ndryshimet klimatike përmes pakësimit të çlirimit të karbonit nga termocentralet amerikane. Nisma përballet me kundërshtime të ashpëra nga shtetet që prodhojnë qymyr dhe përfaqësuesit e tyre në Kongres.

“Ndryshimi i klimës nuk është më një problem vetëm i brezave të tjerë”.

Presidenti Obama bëri thirrje për veprim në një video të postuar në Facebook.

“Termocentralet janë burimi më i madh i ndotjes nga çlirimi i karbonit të dëmshëm që kontribuon në ndryshimin e klimës. Por deri tani, nuk ka pasur kufizime mbi sasinë e ndotjes që këto termocentrale mund të çlirojnë”.

Qëllimi i planit është që deri në vitin 2030 të pakësohet çlirimi i karbonit me mbi  30 përqind nga nivelet e vitit 2005. Ky plan përcakton objektivat, por i lejon shtetet të vendosin vetë se si do t’i realizojnë ato.

“Është e qartë se votuesit janë më të shqetësuar për vendet e punës dhe ekonominë”, tha Mitch McConnell, senator republikan.

Udhëheqësi republikan i Senatit përfaqëson Kentakin, një shtet i pasur me qymyr dhe mendon se plani i presidentit do të eliminonte shumë vende pune.

“Duhet të bëjmë gjithçka për të frenuar këtë sulm me rregulla të shumta, të cilat kanë penguar rimëkëmbjen që prisnim pas recesionit ekonomik”.

Në një marrëveshje të vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara morën një angazhim për pakësimin e çlirimit të karbonit, ndërsa Kina u zotua të ndalë rritjen e prodhimit të gazrave serrë në të ardhmen.

“Jam veçanërisht i shqetësuar nga marrëveshja, e cila nuk kërkon asgjë nga kinezët për 16 vjet, ndërsa rregullat për kufizimin e çlirimit të karbonit po bëjnë kërdi në shtetin tim dhe shtetet e tjera në vendin tonë”, thotë senatori McConnell.

Por edhe vendet e tjera, si Meksika, po punojnë për pakësimin e çlirimit të gazeve serrë.

“Vendi duhet respektojë angazhimet e tij ndërkombëtare, por duhet të krijojë edhe vende të reja pune, të bëjë reforma në sektorin e energjisë, dhe të sigurojë kushte më të mira jetese”, thotë José Antonio Meade, Ministër i Jashtëm i Meksikës.

Zyrtarët e OKB-së e përshëndetën këtë vendim.

“Me kalimin e kohës, ne duhet të shohim një prirje më të qartë të investimeve në energji të pastër dhe të rinovueshme”, thotë Christina Figueres, Sekretare e OKB-së për Ndryshimet Klimatike.

Më parë këtë vit, Presidenti Obama i vuri veton ndërtimit të një tubacioni nafte nga Kanadaja, duke nxitur reagime pozitive nga ambjentalistët dhe kritika nga shumë ligjvënës. Plani i tij  për energji të pastër mund të ketë më shumë pasoja, ai pritet të shkaktojë një stuhi politike dhe kundërshtime më të ashpëra.

/VOA

Next Post

Fotolajm/ O Lefter, o shefi më i mirë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-Kinë hapin kanalin e ri të bisedimeve! Pekini ngre shqetësime për kufizimet ekonomike dhe kërkon stabilitet në tregti

SHBA-Kinë hapin kanalin e ri të bisedimeve! Pekini ngre shqetësime për kufizimet ekonomike dhe kërkon stabilitet në tregti

July 31, 2026
Kryebashkiaku i Libohovës del kundër Reformës së re Territoriale

Kryebashkiaku i Libohovës del kundër Reformës së re Territoriale

July 31, 2026
Kallëzim në SPAK për Agron Shehajn/ Misteri i pasurisë, transaksionet në Itali dhe vila 15 milionë euro

Kallëzim në SPAK për Agron Shehajn/ Misteri i pasurisë, transaksionet në Itali dhe vila 15 milionë euro

July 31, 2026
Rritje rekord e turistëve në Himarë, Tavo tregon çfarë po ndodh me rezervimet dhe objektivin për turizmin elitar

Rritje rekord e turistëve në Himarë, Tavo tregon çfarë po ndodh me rezervimet dhe objektivin për turizmin elitar

July 31, 2026
Tensione në FIFA, këshilltari i afërt i Infantinos jep dorëheqjen

Tensione në FIFA, këshilltari i afërt i Infantinos jep dorëheqjen

July 31, 2026
“Nafta u rrit në prag të fundjavës”, Braçe: Po i jepet goditje sezonit turistik

“Nafta u rrit në prag të fundjavës”, Braçe: Po i jepet goditje sezonit turistik

July 31, 2026
Ministri Nufi: 40 mjetet e para taktike shqiptare forcojnë kapacitetet e ushtrisë

Ministri Nufi: 40 mjetet e para taktike shqiptare forcojnë kapacitetet e ushtrisë

July 31, 2026
Konsullata shqiptare në Luginë vlen më shumë se konsullata serbe në Shkodër

Konsullata shqiptare në Luginë vlen më shumë se konsullata serbe në Shkodër

July 31, 2026
Kriza e migracionit në Ceuta, Sánchez: Shkelje e integritetit territorial të Spanjës

Kriza e migracionit në Ceuta, Sánchez: Shkelje e integritetit territorial të Spanjës

July 31, 2026
Shqipëria dërgon deri në 40 ushtarë në Gaza, zbardhet misioni dhe detyrat e Forcave të Armatosura

Shqipëria dërgon deri në 40 ushtarë në Gaza, zbardhet misioni dhe detyrat e Forcave të Armatosura

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com