• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Obama deklaratë në Greqi: Trump do t’i përmbushë detyrimet e NATO-s

by Java News
15/11/2016 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Barack Obama nis udhëtimin e tij të fundit në Europë. Ndalesa e parë është në Athinë, ku këtë të martë është pritur nga presidenti dhe kryeministri Tsipras. Në aeroportin e Athinës kreu i Shtëpisë së Bardhë, i cili shoqërohet nga ministri i thesarit Jack Lew, u prit nga ministri grek i mbrojtjes Panos Kammenos. Gjatë vizitës dyditore në Greqi, Obama do të mbajë një konferencë për mediat me kryeministrin Tsipras dhe presidentin Prokopis Pavlopoulos.

E mesa duket një nga objektivat kryesore të udhëtimit të Obamës në Kontinentin e vjetër është pikërisht ky, të sigurojë aleatët europianë për një marrëdhënie normale me SHBA. Më pas në Berlin, kreu i Shtëpisë së Bardhë do të takohet me kancelaren Merkel, me presidentin francez Hollande, kryeministren e Britanisë Theresa May, kryeministrin Italian Matteo Renzi.

Takime të tilla priten ti çojnë një mesazh të qartë Donald Trump-it: Detyrimet me Aleancën Euroatlantike duhen respektuar. Kujtojmë se shumë zyrtarë europianë kanë dalë me deklarata përfshirë Presidentin e Komisionit Europian, Jean Claude Juncker dhe shefin e NATO-s, Stoltenberg, të cilët janë shprehur se përzgjedhja e Trump kërcënon marrëdhëniet e Brukselit dhe aleatëve me Uashingtonin.

“Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump do të respektojë detyrimet me NATO-n dhe aleancën me BE. Kjo do të bëhet në bazë të parimit se çfarë është e mirë për Europën është e mirë edhe për SHBA” – është kjo deklarata që dha presidenti në ikje Barack Obama në konferencën e parë pas zgjedhjeve.

Ndërsa nga ana tjetër manjati Trump ka kontaktuar në telefon me homologun rus Putin duke shprehur nevojën e menjëhershme për të normalizuar marrëdhëniet mes Moskës dhe Washingtonit. Raport i cili sipas palëve nuk është aspak i kënaqshëm duke përmendur përplasjet e tyre lidhur me krizën në Ukrainë dhe Siri, si dhe akuzat se hakerat rus mund të ndikonin në zgjedhjet presidenciale.

Por tashmë çdo gjë është gati për një ndryshim radikal. Presidenti rus u shpreh i gatshëm të ndërtojë një dialog konstruktiv me administratën Trump. Ndërsa pritet takimi mes tyre edhe stafi i manjatit në Neë York shprehu dëshirën për forcimin e marrëdhënieve me Rusinë.

ma.me

Next Post
Prokuroria: Reforma ka krijuar ngërç, mungon baza ligjore për disa aspekte proceduriale

DOSJA E PLOTË/ Zbardhen ngacmimet seksuale të ish-trajnerit ndaj dy të miturve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Protesta e opozitës të shtunën, Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Qëndroni vigjilentë!

February 27, 2026
“Nuk më pëlqen ta shoh në atë pozicion, por…”, Trump reagon pas dëshmisë së Bill Clinton për çështjen Epstein

“Nuk më pëlqen ta shoh në atë pozicion, por…”, Trump reagon pas dëshmisë së Bill Clinton për çështjen Epstein

February 27, 2026
Shoferit i ra të fikët dhe …/ Si ndodhi aksidenti i tramvajit me dy viktima dhe 40 të plagosur në Milano

Shoferit i ra të fikët dhe …/ Si ndodhi aksidenti i tramvajit me dy viktima dhe 40 të plagosur në Milano

February 27, 2026
Presidenti i ri i Kosovës/ Procedura e zgjedhjes, kleçka që mund të çojë çështjen në Kushtetuese

Presidenti i ri i Kosovës/ Procedura e zgjedhjes, kleçka që mund të çojë çështjen në Kushtetuese

February 27, 2026
Përshkallëzimi i tensioneve SHBA-Iran, edhe Britania e Madhe tërheq stafin nga ambasada në Teheran

Përshkallëzimi i tensioneve SHBA-Iran, edhe Britania e Madhe tërheq stafin nga ambasada në Teheran

February 27, 2026
Ish-nënkryetari i Kamzës shpërthen ndaj Flamur Nokës: Kur ishe ministër emërove Greta Koçin si Drejtoreshë, vetëm 22 vjeçe

Ish-nënkryetari i Kamzës shpërthen ndaj Flamur Nokës: Kur ishe ministër emërove Greta Koçin si Drejtoreshë, vetëm 22 vjeçe

February 27, 2026
“Do prezantojnë nismë të përbashkët për zgjerimin e BE-së”, gazetari gjerman zbulon planin Rama-Vuçiç

“Do prezantojnë nismë të përbashkët për zgjerimin e BE-së”, gazetari gjerman zbulon planin Rama-Vuçiç

February 27, 2026
Shkodra pajiset me sistem inteligjent për zbulimin e zjarreve me dron, Rama: Çdo vatër do zbulohet në kohë reale

Shkodra pajiset me sistem inteligjent për zbulimin e zjarreve me dron, Rama: Çdo vatër do zbulohet në kohë reale

February 27, 2026
Kryenin vjedhje me thyerje në disa biznese, vihen në pranga 3 shqiptarë në Itali

Kryenin vjedhje me thyerje në disa biznese, vihen në pranga 3 shqiptarë në Itali

February 27, 2026
Një fenomen i rrallë astronomik do jetë i dukshëm këtë fundjavë, gjashtë planete rreshtohen në qiell

Një fenomen i rrallë astronomik do jetë i dukshëm këtë fundjavë, gjashtë planete rreshtohen në qiell

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In