• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

O Zot, çfarë bëra?/ Mamaja i thote të dalë nga shtëpia sa më parë, vajza qan me të madhe dhe tregon historinë e saj të dhimbshme

by Java News
06/02/2022 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Seanca e ndërmjetësimit të “Shihemi në Gjyq” hapet me një konflikt të rënduar midis një nëne dhe vajzës së saj. Merita dhe Eglantina kanë ardhur në studion e rubrikës së emisionit “E diela shqiptare” në Tv Klan për shkak të një problemi madhor.

Prej 6 muajsh, Eglantina është shpërngulur në shtëpinë e së ëmës së bashku me vajzën pas ndarjes nga bashkëshorti. Ajo ndodhet në procesin gjyqësor të përpjestimit të pasurisë dhe kujdestarisë për djalin, që aktualisht qëndron me të atin.

Merita i kërkon të largohet nga shtëpia për shkak të hapësirës së vogël të shtëpisë që ka duke i thënë se Eglantina ka mjaftueshëm prona. Nga ana tjetër, Eglantina i kërkon kohë. Por cila është arsyeja e ndarjes së saj nga bashkëshorti?

Eglantina: Jam martuar në 2006. Nga kjo martesë erdhën dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Nuk e kam kaluar jetën vaj, si të gjithë familjet, por kam kapërdirë shumë. Në 2015 më ndodhi njëherë kjo situatë dhe kthehem te babi e i them: Unë nuk jetoj më me atë njeri.

Në shtëpinë time ai ka sjellë dikë tjetër. Dhe babi më thotë: “Ul kokën, vetë e deshe, shko aty, ke fëmijët e vegjël, mos shkatërro familjen, të gjithë burrat e bëjnë”. “Si e bëjnë”, i thashë babit tim, “Si e bëjnë përpara gruas, në krevatin e gruas së vet?” Fola me njerëzit dhe iu thashë: “Largojeni atë femër nga ai vend që punon te ju”.

Eni Çobani: Ajo punonte te bashkëshorti yt? Eglantina: Punonte te njerëzit e tij. Fati im, lutjet e mia ditë pas dite, kisha djalin 5 vjeç dhe vajzën 3 vjeçe. Ishte viti 2015, lutjet e mia u dëgjuan dhe asaj i doli fati iku diku larg dhe mendova se do jem e qetë.

Merita: Po ty të sillte në Itali te ne, e vendin e kishte plot ai. Eglantina: A nuk më the “familjen mos e shkatërro”? Dhe unë e bëra këtë gjë, mendova se nuk do përsëritej më. Mendova që pas ikjes së saj diku jashtë, do vazhdonte jeta për ne, por jeta për mua paska qenë një sakrificë. Ai sëmuret. A e di ti mami se si i kam kaluar unë netët? A e di si jam bërë vetë burrë, vetë grua?

Merrja makinën natën dhe e çoja në urgjencë e asnjë nuk ma dinte, thoshin që e sëmura unë. Çfarë e sëmura unë, çfarë më plotësoi ai mua që ëndërr të vetme kisha të isha një artiste, të kthehesha në Tiranë dhe ai vazhdonte të investonte për të më mbytur? Unë pretendoja që nga fshati të dilja në qytet dhe groposesha dita-ditës, mbyllja gojën për hir të fëmijëve, për mos të ardhur në këtë gradë./m.j

Next Post
Plagoset rëndë me plumb në kokë 46 vjeçari, dërgohet me urgjencë në spital. Nuk u mbijeton plagëve

Plagoset rëndë me plumb në kokë 46 vjeçari, dërgohet me urgjencë në spital. Nuk u mbijeton plagëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peleshi takon Kurtin në Prishtinë: Mbështesim agjendën euro-atlantike të Kosovës

Peleshi takon Kurtin në Prishtinë: Mbështesim agjendën euro-atlantike të Kosovës

March 2, 2026
Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

March 2, 2026
Berisha: Rama sfidoi shqiptarët dhe ndërkombëtarët, u tha se lufta kundër korrupsionit është më e dëmshme se korrupsioni

Berisha: Rama sfidoi shqiptarët dhe ndërkombëtarët, u tha se lufta kundër korrupsionit është më e dëmshme se korrupsioni

March 2, 2026
KUVENDI LIVE / Debati për Librazhd-Prrenjas, Peleshi i përgjigjet PD-së: Rrugët nuk ndërtohen me fjalime

KUVENDI LIVE / Debati për Librazhd-Prrenjas, Peleshi i përgjigjet PD-së: Rrugët nuk ndërtohen me fjalime

March 2, 2026
LIVE! Nis seanca maratonë në Kuvend! Do vendoset për buxhetin, Avokatin e Popullit dhe raportin e ODIHR

Kuvendi mblidhet nesër në seancë plenare, në fokus diskutimet mbi problematikat e ngritura nga qytetarët

March 2, 2026
Deklaratat e Ramës për kontrollin e territorit, Bardhi: Nga satelitët fantazmë tek dronët luftarakë, i njëjti mashtrim si në 2022

Molotovët në Vilën 31, Bardhi si Berisha: S’e dinim që ishte nën menaxhimin e fondacionit francez

March 2, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Nura: Nuk do të mbarojë shpejt. Irani i mirëorganizuar ushtarakisht

Tensionet në Lindjen e Mesme, Nura: Nuk do të mbarojë shpejt. Irani i mirëorganizuar ushtarakisht

March 2, 2026
Shqiptarët e bllokuar në Dubai nga sulmet e Iranit, sipërmarrësja shqiptare: Na këshillojnë të mos dalim, ja kur do të nisin fluturimet!

Shqiptarët e bllokuar në Dubai nga sulmet e Iranit, sipërmarrësja shqiptare: Na këshillojnë të mos dalim, ja kur do të nisin fluturimet!

March 2, 2026
Gara për kreun e ri të Policisë, nesër firma e kryeministrit

Gara për kreun e ri të Policisë, nesër firma e kryeministrit

March 2, 2026
Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

Balla-opozitës: Kur SHBA godiste Iranin, ju i vinit zjarrin godinave

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In