• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“O shpirt i nonës kur do mbarojnë hallet e shqiptarëve?”, Basha qytetares: Më 25 Prill fiton Shqipëria

by Ardit Rada
22/02/2021 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryedemokrati Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me qytetarë në Tiranë. Basha shprehet se më 25 Prill do mbarojnë hallet e të gjithë shqiptarëve pasi do të fitojë Shqipëria. Kreu i PD u shpreh se ditë më të mira do të vijnë për të gjithë kur të marr fund qeverisja e atyre që mendojnë vetëm për veten e tyre.

Pjesë nga biseda e Bashës me qytetarët

Lulzim Basha: Si je?

Zonja: Të past plaka ty! Kur do mbaron hallet e shqiptarëve bir?

Lulzim Basha: Më 25 prill. E vendosëm pra… Gjithë bashkë.

Zonja: Të gjithë këto hallexhi që nuk u qeshi buza një çik.

Lulzim Basha: Më 25 prill, gjithë bashkë.

Zonja: O shpirt i nënës.

Lulzim Basha: Atëherë fillon e fiton Shqipëria.

Zonja: Të marsha nëna të ligat!

Lulzim Basha: Faleminderit!

Zonja: Më ka vdekur burri në internim, bir. E kam rritur me gjak gocën.

Lulzim Basha: E di!

Zonja: Jetoj vetëm.

Lulzim Basha: e di, ditë të bardh s’keni parë.

Vajza: Një njeri, me një pension është.

Lulzim Basha: Mos u dorëzo! Se je e fortë. Ke kaluar ditë shumë të vështira.

Zonja: Ah shpirt i nënës.

Lulzim Basha: Do jemi të gjithë bashkë, do vijnë ditë më të mira për të gjithë.

Vajza: 30 vite punë, 100 mijë lekë pension.

Lulzim Basha: Nuk u dalin as për drita, as për ujë, as për ilaçe.

Zonja: Na rropën gjakun, na rropën këtë pak gjak që na ka ngel.

Vajza: Turp e faqja e zezë.

Lulzim Basha: Mendojnë vetëm për veten e tyre. Vetëm për njerëzit nuk mendojnë.

Zonja: Për hallexhinjtë jo.

Vajza: Sa herë del, Basha kështu Basha ashtu. Nuk sheh ato që nuk bën një gjë për 8 vite.

Lulzim Basha: 23 vite në pushtet, 8 vite kryeministër, edhe dy muajt e fundit u kujtua.

Vajza: Tani do bëj rrugë, do bëj punë, do bëj…

Lulzim Basha: Më 25 prill të gjithë bashkë.

Zonja: Mos e diskuto! Qofsh mirë!

Lulzim Basha: Faleminderit!

Vajza: Mbarë ishallah!

Lulzim Basha: Ju falënderoj nga zemra!/a.p

Next Post
3 të vdekur dhe 260 të infektuar me Covid në Kosovë

3 të vdekur dhe 260 të infektuar me Covid në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com