Kryeministri Edi Rama ka replikuar me ndjekësit e tij në Facebook, pas përfundimit te protestes se opozites.
Replikat mes tij dhe komentuesve ndoshën tek statusi ku Rama ishte lidhje live në Berat, Peshtan në kantinën e familjes Nurellari, me sipërmarrësit e parë të agroturizimit si dhe në satusin ku ai falënderonte demokratën që refuzuan t’i bashkoheshin Lulzim Bashës në protestë.
REPLIKAT:
Komentuesi: Sa mire i shtrojnë drekat lëta sipërmarrës …..ti shtrojnë jo për ju qe po majmeni po për popullin qe nuk ka bukë
Turp qe bridhni nëpër Shqipëri dhe bëni reklamë drekat dhe darkat që hani
Edi Rama: Diana, ne fakt eshte njeçike si turp per ty qe e ke mendjen tek pjatat me ullinj e me qepe dhe djathe, jo tek pse jemi mbledhur e çfare po themi ketu! Per popullin qe “nuk ka buke” mos u shqeteso, se ti dhe shume ketu as nuk e kane idene e Shqiperise, po mesoje nga une qe nuk kam lene vend pa pare ne Shqiperi, qe populli nuk ka problem buke, po ka nevoje per me shume sherbime e mundesi qe te rrise mireqenien. Nderkohe, jam shume i lumtur t’u bej sadopak reklame njerezve te zakonshem si njerezit e familjes Nurellari, qe e kane filluar nga hiçi dhe sot jane aty ku jane fale punes se palodhur e jo llafeve pa bereqet si te tuat. Arritja e tyre eshte shume e mundur per shumekend tjeter dhe ne kete tavoline ka njerez qe jetojne me eksport e me agroturizem, ne fshatra te larget, ku suksesi i tyre provon pikerisht ate qe duam te bejne shume te tjere! Kuptove Diana? Dhe mos na e turpero Vloren me broçkulla, se s’ka lezet😉
Komentuesi: Degjova tek “kutia” e nje TV, nje fare Henri Cili, i cili tha; “Edi Rama” akoma nuk eshte futur ne zyre, per te filluar mandatin e dyte qeverises.
Cfar pergjigje do ti jepni ketij Ciles ??!!!!
Edi Rama: Pse duhet t’i pergjigjem, secili ka te drejte te shohe me xhamat e vet😀
Komentuesi: Bla bla bla si gjithmone genjeshtra e mashtrime me keq se saliu leket i merni per vete dhe tek tuk ndonje te njohuri tuaj se njerezit e thjesht vecse i ropet te gjalle
Edi Rama: Asnje genjeshter dhe asnje mashtrim, po vetem pune e fakte konkrete dhe hapi kapaket e syve fort e shikoje se cfare ka bere kjo familje ne fshat, edhe me mbeshtetjen tone nga skemat e financimit te projekteve te bujqesi e agroturizem! Dhe leri dokrrat se nuk te cojne asgjekundi, po meso nga gjyshja se e turperove me kete gjuhe prej druri🙃
Komentuesi: Te ka hyre frika na derti qe ja ke filluar me vere
Edi Rama: Shiko detyrat e shkolles Rori dhe meso sa me shume, qe kur te rritesh te dish cfare flet dhe te degjohesh me respekt😉
Komentuesi: Perse pengon (ndalon ) popullin te dal ne protesta . Leri rehat
Edi Rama: Arsim Abduli pamenquria nuk eshte semundje e pasherueshme, kurohet e sherohet me lexime, mesime e me respekt per veten, prandaj meso dhe respekto veten e mos ler te te hedhin trute e gomarit
Komentuesi: Edhe shqiptari me budalla ne kete vend e kupton se hapja e negociatave nuk do behet tani, dhe kjo jo per faj te opozites apo babales apo cprrallis ti, por per faktin se ju e hodhet ne gremine kete vend me tahiret e me roshet qe veshet me pushtet.
Edi Rama: Gazmir ky vend do behet, do ti s’do ti, po vendet nuk jane bere sa hap e mbyll syte dhe pranoje te pakten qe nese reformat e mia do ishin bere njezet e kusur vite me pare, sot do e kishim te bere perfundimisht kete vend! Prandaj me vjen keq, po s’ka shkopinj magjike per te bere vendin, po vetem reforma, pune, durim e sakrifica qe femijet tane te mos e pesojne sic e pesuan femijet e lindur ne vitin 1990…
Komentuesi: Mos u merzit o servili krimit, do i hapen syt dhe ktij populli dita dites
Edi Rama: Hahahaha po hiqe te pakten Republiken e Re nga profili se edhe vete Luli e ka harruar ate gomarllek😂😂😀
Komentuesi: Nuk e kuptoj dhe nuk do e kuptoj dot kurre se sa i pafytyre duhet te jesh qe te konsiderosh qesharak dhe te pa bese qofte edhe 1 qytetar te vetem qe proteston paqesisht per 1miljon te drejta te mohuara!!!! Digjet brukseli, athina, parisi etj vetem e vetem se ngrihet 1 takse 1euro, kurse shqiptaret quhen qesharake dhe te pa bese sepse protestojne se kane nje qeveri qe i ka mjeruar deri ne palce. Te pa bese jeni ju kryeminister. Jeni ju qe po na impononi ne koke mendimin se eshte fatlum ai qe iken nga shqiperia dhe mjer ai qe jeton ketu.
Edi Rama: Zajmir, kujdes me tangerllekun se te pengon te kuptosh ato qe lexon xhan! Qesharake dhe e pabese eshte po, nje proteste e thirrur me nje sajese dhe çka kam shkruar s’ka lidhje me qytetaret po me ata qe e thirren. Sa per mjerimin deri ne palce, kjo eshte nje fraze krejt pa lidhje me Shqiperine e sotme dhe ktheje pak koken mbrapa e shiko nga u nisem per te ardhur ketu ku jemi, qe te kuptosh se sa shume eshte bere. Qenke edhe korcar po a te kujtohet si ishte Korca apo s’e mban mend?! Padyshim ka shume per te bere akoma dhe nuk diskutohet, po i mjere eshte kush ka sy e nuk sheh, kush ka veshe e nuk degjon, kush ka tru e nuk kupton…
Komentuesi: Mos ki frik nga keta te protestes se Lulit!! Se fundja militant te PD jane… si ata militantet e tu qe te servilosen te kjo faqe!!! Po duro dhe pak sa te mbushet kupa… dhe do ikni bashk me Lulin dor per dore
Edi Rama: 😂 te pakten mos e thith brenda duhanin se per durimin do te te duhet shume e per gjate me mendjen pupel qe paske🙈