Ish kryeministri Sali Berisha ka vijuar me denoncimet e qytetarit dixhital, i cili kësaj here sipas Berishës, i raportonte se kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Shkodër ishte veshur me jelek antiplumb.
Berisha shkruante se Rama ishte veshur me antiplumb teksa publikonte edhe një foto ilustruese nga ky takim.
Por komentuesit online i sjellin në vëmendje Berishës së është pikërisht ai që mbahet mend për “sigurinë” e lartë në takime, teksa blindohej nga masa sigurie e vishej me jelek antiplumb edhe gjatë vizitave nëpër institucione.
Komentuesit i kujtojnë Berishës se kishte frikë të shkelte në vendlindjen e tij, Tropojë.
Njëri prej tyre e ironizon duke i kujtuar se “edhe te festa e grave shkonte me antiplumb”.
KOMENTET:
“Harrove kur ishe ti kryeminister, the same, edhe me jelek antiplum shetisje gjith Shqipërin, madje edhe në institucionet e shteteti shetisje me jelek antiplum”.
“Po ti pse nuk shkove ne tropoje ne vendlinje se tepakten ky nuk asht shkodran”.
“O Sal, po ti shkoje edhe te festa e grave me antiplumb”.