• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

O SA MIRE ME QENE DIBRAN…

by Perparim Spahiu
25/04/2016 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Përparim Spahiu,

Deputet i Qarkut të Dibrës

Me qenë dibran, edhe jo fort i mencur, kupton se fushata elektorale për Zgjedhjet 2017, tashmë ka nisur. Pavarësisht rrugës së vështirë dhe të gjatë për të mbërritur deri atje, shumë politikanë, jashtë dhe brenda Kuvendit, nuk po pyesin më as për makina, dhe as për karburant. Me qenë dibran, qoftë edhe për një ditë, tashmë që po vjen fushata, ia vlen barra qeranë. Mjafton që t’u përmendësh njerëzve, kudo ku ajo duhet të kalonte, Rrugën e Arbrit…

Por me qenë dibran, pas gati dy dekadash premtimesh, zor se të beson njeri. Madje as unë që kam “gënjyer” veten një herë, kur garoja për deputet në zgjedhjet e kaluara parlamentare, nuk më takon të mashtrohem më. Rruga e Dibrës (jo kjo e Tiranës) vazhdon të jetë po ajo, sikurse politikanët e të gjitha ngjyrave, që një herë në katër vite, detyrohen të bëhen dibranë për një ditë. Duke premtuar pa u lodhur dhe deri në turp, po Rrugën e Arbrit…Disa nga ne, sikurse edhe kolegu im i PBDIU-së dje, nuk kemi asnjë faj për “gënjeshtrat” e vjetra, por hir të atyre që janë thënë deri tani, nuk na takon të premtojmë më!

O sa mirë me qenë dibran…me qenë e vërtetë, duhet të bëhet e vërtetë, sëbashku me Rrugën e Arbrit. Sa pa filluar mirë fushata, të paktën Ne deputetëve të Kuvendit, na takon të kërkojmë urgjentisht realizimin e saj. Këtë herë me një rezolutë të përbashkët, të gjitha forcat politike, të vendosim ndërtimin e saj, me të gjitha sforcot financiare, llojet e koncensioneve apo partneritetit me privatët. Rruga e Arbrit kushton shumë më shumë, e pandërtuar. Pa folur për kostot morale, që prej dy dekadash vazhdojnë të njollosin të gjithë klasën politike shqiptare. Rruga e Arbrit është gënjeshtra më e madhe e tranzicionit shqiptar dhe banorët e Matit, Bulqizës e Dibrës, meritojnë premtime të tjera në 2017-ën. Kush është dibran dhe prej andej nga kalon Rruga e Arbrit, nuk na beson më. Sa pa nisur mirë fushata, të votojmë në Kuvend ndërtimin e saj. Pastaj ka vend për të gjithë për të bërtitur me gishta në vesh: “O sa mirë me qenë dibran!”

Next Post

Bleona i kthehet ish kunatës, ja çfarë i thotë (FOTO)

Comments 1

  1. tori says:
    10 years ago

    big like,..

    Reply

Leave a Reply to tori Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gara për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit, publikohet lista zyrtare me 16 kandidatë, për herë të parë aplikojnë dhe 2 gra

Gara për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit, publikohet lista zyrtare me 16 kandidatë, për herë të parë aplikojnë dhe 2 gra

March 12, 2026
Transporti kërkon ndihmë nga qeveria, çmimi i karburantit rritet, qytetarët paguajnë faturën

Transporti kërkon ndihmë nga qeveria, çmimi i karburantit rritet, qytetarët paguajnë faturën

March 12, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

March 12, 2026
Deklarata e parë e Mojtaba Khameneit: Nëse armiku s’na dëmshpërblen, do të shkatërrojmë pronat e tyre!

Deklarata e parë e Mojtaba Khameneit: Nëse armiku s’na dëmshpërblen, do të shkatërrojmë pronat e tyre!

March 12, 2026
Rama për median turke: Vuçiç ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!

Rama për median turke: Vuçiç ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!

March 12, 2026
I dënuar për krime seksuale, ish-manjati amerikan: Më kanë rrahur, s’dua të rri më këtu

I dënuar për krime seksuale, ish-manjati amerikan: Më kanë rrahur, s’dua të rri më këtu

March 12, 2026
Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

March 12, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Rrezikon deri në 5 vite burg/ Gjesti kërcënoi me armë pronarin e kompanisë muzikore…

March 12, 2026
Shqipëria prezanton progresin dhe reformat për barazinë gjinore në forumin e OKB-së

Shqipëria prezanton progresin dhe reformat për barazinë gjinore në forumin e OKB-së

March 12, 2026
Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In