• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“O le le oi oi, Koçua po na vjedh partinë”

by A R
08/01/2016 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes një postimi në rrjetin social, Ish kryeministri Berisha shkruan se tashmë deputeti socialist Koço Kokëdhima ka arritur tu vjedhë socialistëve Kongresin e tyre, dhe për pak kohë do u marrë dhe Partinë Socialiste. Sipas Berishës, “sivllau” i Kryeministrit, pasi vendosi që gazeta e PS, “Zëri i Popullit” të mos botohej, tashmë ka marrë nën vete edhe Kongresin e partisë më të madhe të majtë, për të cilën nuk flet askush më, qofshin këto media të pavarura apo të ndërvarura shkruan ish Kryeministri.

“Sivllau Kokedhima, pas Zerit te Popullit iu vjedhe socialisteve edhe Kongresin!

Te dashur miq, Kryeministri i Jugut apo sivllau Kokedhima, kohe me pare u vodhi socialisteve gazeten “Zeri i Popullit” pasi konstatoi se gazeten e tij “Shekulli”, simoter e ZP, nuk e blinte me njeri. Ne keto kushte ai bindi Ramen qe njera gazete duhej mbyllur dhe kjo njera sigurisht nuk mund te ishte Shekulli por Z.P. Por pa u thare lotet e Braceve te PS per funeralin e ZP, sivllau i pangopur Kokedhima uu beri mega vjedhjen e dyte te madhe socialisteve shqiptare.

Kryeministri i Jugut dhe kryekusari i Jugut, pas nje pune te nendheshme, metikuloze e konspirative me disa biznese dhe disa dege te PS, gjithnje ne interes te sivllaut, Rama realizoi vjedhjen unike me spektakolare ne historine politike te nje partie, vjedhjen e Kongresit te Partise Socialiste te Shqiperise. Pas ketij akti, sot ne PS por as ne mediat e ndervarura e te pavarura nga qeveria madje as ne portale e padukshme dhe ne asnje media nuk belbezohet me qofte dhe nje fjale e vetme per Kongresin e PS.”- shkruan Berisha.

Berisha ironizon duke theksuar se tashmë pritet vetëm që Kokëdhima të vjedhë partinë dhe të lërë jetimë socialistët. Demokrati madje bën dhe satirë kur shkruan se një grup i vogël socialistësh me në krye Gramoz Ruçin, kreun e grupit parlamentar të PS, mblidhen dhe këndojnë këngë vaji për PS-në:

“Ne fakt sivllau Kokedhima iu ka vjedhur edhe qeverine saqe tani kudo flitet per qeverine e sivllezerve apo qeverine Rama – Kokedhima dhe se shpejti Koçua do u vjedhe edhe Partine dhe do lere jetime politike mijera socialiste shqiptare! Prandaj prej dy muajve nje grup i vogel socialistesh me ne krye Gramoz Ruçin mblidhen çdo te shtune ne darke tek Termeti i Tepelenes, shtrojne pula dhe raki dhe vajtojne e qajne me denese: “O le le; Oi; oi; Kocua na vodhi Kongresiiiine/ O le le ;Oi; oi; Koçua po na vjedh partiiine”!! sb”- përfundon shkrimin e tij Berisha.

 

 

 

 

 

Next Post

PD: Përmbytjet ndodhën pasi Rama vodhi fondet për kanalizimet dhe i çoi tek xhepat e klientëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“Bindja e publikut” si provë?! Kur drejtësia i dorëzohet perceptimit…

April 9, 2026
Letra nga burgu kundër Kodit Penal, të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht, rivlerësim të paraburgimit

Burgjet britanike “pushtohen” nga shqiptarët? Avokati: Shifrat, të ekzagjeruara!

April 9, 2026
VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

April 9, 2026
Tabaku në Kuvend: Minatorët e Spaçit po shfrytëzohen, kërkohet mbështetje për të drejtat e tyre

Tabaku i shkruan PE-së: Ligji për Portet Turistike shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe 3 kapituj të BE-së

April 9, 2026
Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

April 9, 2026
Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

April 9, 2026
“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

April 9, 2026
TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

April 9, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

April 9, 2026
Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In