• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“O lala ma le ta bëj unë, të mësoj dorën”, Tafani zbërthen vrasjen e Fridman Xhaferrit: E morëm në makinë, e ‘hoqëm qafe’ dhe…

by B K
04/06/2025 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka dëshmuar ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme lidhur me vrasjen e Fridman Xhaferrit nga grupi i Laert Haxhiut.

Tafani tha se pas një telefonate që mori, Laert Haxhiu, teksa ishin në Greqi, dha urdhër që të shkonin në Korçë dhe të vrisnin Fridman Xhaferrin.

Ai shtoi se gjatë rrugës bënin edhe shaka, ku Marigleni i thoshte Laertit “o lala ma le ta bëj unë, të mësoj dorën”, shkruan A2 CNN.

Tafani shtoi më tej se e morën Xhaferrin në makinë, por nuk i treguan se ku po shkonin. Ai shtoi më tej se më pas shkuan pranë një rezervuari, ku edhe e vranë Fridman Xhaferrin dhe e fundosën trupin e tij nën ujë.

Pjesë nga dëshmia në GJKKO:

Tafani: Ligori mori në celular Laertin dhe i tha se Klisman Xhaferri ka folur në celular me dikë për punë malli. Neve siç ishim tek hoteli na tha Laerti ‘çohuni se do ikim në Korçë ta vrasim’.

Tafani: Kur u nisëm për Korçë, unë, Laerti dhe Lulzimi, ky i fundit mori një pistoletë te një garazh ku mbanin armë këto dhe një makinë me portobagazh, ndaluam në Pogradec ku takuam Bledar Berberin dhe Mariglen Topuzin dhe i morëm në makinë. Laerti kërkonte gjatë rrugës vend ku do hidhte trupin dhe Bledari kishte chat email. Pamë një rezervuar. Rrugës bënin dhe shaka, ku Marigleni i thoshte Laertit “o lala ma le ta bëj unë, të mësoj dorën”.

Tafani: Marigleni dhe Bledari zbritën më pas nga makina, ne vijuam për në Korçë. Në një rezervuar që shkuam, Laerti nuk e pelqeu vendin. Ja rekomanduan Bledar Berberi dhe Mariglen Topuzi, në Korçë shkuam un Laerti dhe Lulzimi, shkuam tek shtëpia e Ligor Romaçkës, u nisëm për tek rezervuari i Gjankshit, na coi Ligori si i zonës, Laertit i pëlqeu. Lulzimin e lam aty, shkuam dhe morëm një litar e një gomë makine, e morëm Fridmanin në makinë, por s’i thamë gjë ku do shkonim. I thamë do paketojmë hashash. Sa mbërritëm, Laerti i thot Fridmanit po qysh ishte ai muhabet që ke thënë, ‘do flas po s’më nxorrët nga burgu’, ai tha jo dhe qante i shkreti, lutej o Marius me thoshte, thuaj t’më falë. Gjuajti njëher Lulzimi me e kap në kokë, por ai luajti kokën. Pastaj Laerti i tha vrite Lulzimit, i gjuajti mbrapa kokës, por ai levizte akoma, merrte fryme akoma. Pastaj i ramë me atë gomën, e lidhën me të dhe e futën në rezervuar, e lidhen trupin edhe me gomë që ta fundoste në ujë. Njëher e nxorri në sipërfaqe, pastaj e lidhëm me gurë dhe e hodhën brenda.

Next Post
Ministri Hoxha takim me të Ngarkuarën me Punë të SHBA, zbardhen bisedimet

Ministri Hoxha takim me të Ngarkuarën me Punë të SHBA, zbardhen bisedimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

April 12, 2026
Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In