Gazetari Ylli Dylgjeri ka komentuar në mënyrën e tij aksionin e nisur ndaj informalitetit. Përmes një postimi në Facebook, Dylgjeri ka kujtuar marrjen e kuponit tatimor, me poezinë e poetit K.Th. Spiri (Kiço Spiri):
“Poeti K. Th. Spiri vargëzonte:
O kulak,
O kokë llastik,
Rroftë Bashkimi Sovjetik!
Sqarim: Meqënëse po më pyesin kush ështe kulaku? Po Ju përgjigjem thjesht: Kulak është ai që nuk lëshon kuponin tatimor…” shkruan Dylgjeri









