• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“O babi na gjuajtën, jam plagosur”/ Telefonata e fundit e shoferit të Ndojës që ndërroi jetë pas atentatit

by Java News
13/11/2019 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ditë pas vdekjes së 24-vjeçarit Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arian Ndoja, familjarët e tij hedhin akuza ndaj shtetit shqiptar, pasi sipas tyre u ka bërë shumë padrejtësi.

Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, xhaxhai i të ndjerit Andi Maloku, Bashkim Maloku është shprehur se ditën e ngjarjes nuk janë lejuar të futen në spital, por u rrethuan me policë në ambientet e jashtme.

Në media qarkulloi se Andi ka punuar si efektiv policie në Krujë. Sa e vërtetë është kjo gjë?

Jo, Andi nuk ka punuar asnjëherë efektiv policie, por media ka trilluar dhe me moshën ku thanë se ishte 34 vjeç. Që në moshën 16-vjeçare ka punuar kamerier, ndërkohë që ishte dhe në shkollë. Më pas ka mbaruar studimet për Menaxhim Turizëm dhe ka rreth dy muaj që kishte vazhduar punë me prokurorin si shofer i tij.

A kishte lidhje familjare me prokurorin?

Absolutisht që jo, nuk kishte lidhje familjare fare. Ne të gjithë aktualisht punojmë në shtet po ashtu dhe i ati, por edhe unë jam punonjës i shtetit. Ky shtet na bëri shumë padrejtësi. Na bënë padrejtësi pasi, ditën kur ndodhi atentati nuk na lanë ta shikonim djalin, por na rrethuan me policë te spitali i Traumës.

Si e morët vesh kur ndodhi atentati?

Kur ndodhi atentati ne e morëm vesh përmes djalit. Andi kishte folur me të atin në telefon dhe i kishte thënë “o babi na gjuajtën, jam plagosur”. Ky ishte komunikimi dhe më pas na lajmëruan që të shkonim te spitali se i kanë gjuajtur djalit. Ne nuk ishim në dijeni se për çfarë bëhej fjalë, a i kanë gjuajtur me armë, a ka bërë aksident nuk e dinim fare. Vetëm kur shkuam atje në vendin e ngjarjes dhe e dërguam për në spital. Por ne gjithashtu kemi vërejtje dhe nga policia. Jemi shumë të zhgënjyer nga Policia e Shtetit se kemi punuar dhe vetë në polici.

Pse keni vërejtje kundrejt policisë?

E para, nuk ngritën postblloqe, por u morën me familjarët që ishin të spitali për t’i shoqëruar. Së dyti, te urgjenca e spitalit nuk na la asnjë që të shohim djalin, madje as prindërit e tij nuk i lënë që të hyjnë të shohin djalin. Ndërsa të nesërmen, një ditë pas atentatit, nuk kishte asnjë polic. Ishte fasadë. Dhe së fundmi, kur vdiq djali, e çuan në morg. Ndërsa morgun e rrethuan me policë. Nuk na lanë as për ta qarë në orët e fundit.

Fillimisht Andi kishte dalë nga reanimacioni dhe më pas u ridërgua në reanimacion. A mundët të bisedonit me të dhe si ishte gjendja e tij?

Po e takuam djalin. Biseduam dhe folëm gjatë me të. Por i ra trombozë e pjesshme, nga ana e mushkërisë. Me drejtësinë jemi të pakënaqur fare, dhe nga qeveria jemi të pakënaqur sidomos ne që kemi kontribuar për këtë qeveri. Sidomos dhe djali që ka qenë në komision. Anëtar komisioni në Shijak, se ne jemi nga Shijaku. Më parë ka punuar kamerier. Asnjë lloj pune tjetër s’ka bërë. Djali ishte 23 vjeç për pak ditë mbushte 24 vjeç dhe nuk ka punuar asnjë punë tjetër. Ne jemi të gatshëm të gjithë që të tregojmë dokumentet e djalit se ku ka punuar. Ai nuk kishte lidhje fare as me policinë, as nuk ka punuar si efektiv policie. Nuk ka bërë asnjë sherr në lagje. Nuk ishte problematik dhe nuk ka konflikt me asnjë person. Ne e çuam djalin për të qenë më i sigurt si shofer prokurori. Nuk e dinim që do përfundonte kështu.

Ju thoni që nuk e njihte prokurorin, si përfundoi Andi i punësuar aty?

Nuk e njohim. Edhe pse në media qarkullonte se kishin njihje të mëparshme. Prokurori është nga zona e Veriut ne nga Shijaku nuk kishim lidhje fare me të. Thjesht shkoi për punë, kishte dëshirë të bënte atë punë. Nuk ka asnjë precedent penal. Ndaj dhe ne jemi dhe të zhgënjyer nga informacionet që kanë dalë nga mediat por edhe nga shteti. Shteti duhet të kishte dalë në media të kishte bërë një deklaratë për shtypi që ky djalë nuk ka qenë asnjë ditë polic, të saktësonte informacionet. Kaq i paaftë qenka ky shtet që mirë kriminelët nuk i kap por të paktën të dilte e të bënte një deklaratë përmes zëdhënësve të shtypit që Andi nuk ka qenë asnjëherë polic Shteti. Ndaj dhe ne jemi shumë të zhgënjyer, që opinioni publik të dinte se kush ishte djali. Ata e dinin djalin 34 vjeç. Nuk bënin dot lidhjet. I ati i tij është 44 vjeç, si mund të ishte djali 34 vjeç. Si mund të punonte në polici. Ai tani kishte mbaruar shkollën.

Para se të fillonte punë si shofer i prokurorit, çfarë pune ka bërë më parë Andi?

Punonte si kamerier dhe më pas mori një lokal me qira. Punonte si dhe e menaxhonte vetë lokalin për disa muaj. Më pas e pa që nuk po i përballonte dot se nuk paguante dot qiranë sepse ishte e lartë dhe e mbylli. Ishte pa punë pasi e mbylli lokalin dhe ishte në kërkim të punës./Shekulli

g.kosovari

Next Post
“Po divorcohemi”/ Rudina Dembacaj flet për herë të parë pas lajmeve për ndarjen

"Po divorcohemi”/ Rudina Dembacaj flet për herë të parë pas lajmeve për ndarjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In