• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nyja e Milotit funksionale në gusht, 1.6 miliardë lekë për përfundimin e punimeve

by Java News
11/07/2018 13:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka garantuar financimin e përfundimit të punimeve të mbetura në nyjen e Milotit dhe plotësimin me rrugët dytësore. Qeveria ka akorduar një shumë prej 1.6 miliard lekësh dhe tanimë punimet kanë rifilluar me synim përfundimin brenda një periudhe 15 mujore të të gjithë veprës infrastrukturore. Nyja është strategjike për trafikun pasi lidh Rrugën e Kombit me aksin që shkon nga Tirana drejt Shkodrës.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri bashkë me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro ishin në kantier ku thanë se ndërsa punimet do të vazhdojnë, nyja do të fillojë të bëhet funksionale për kalimin e mjeteve duke nisur nga muaji Gusht me synim lehtësimin e trafikut të mjeteve në sezonin turistik.

“Jemi në nyjen e Milotit. Ka pak ditë që është lidhur kontrata për përfundimin e punimeve të ngelura dhe plotësimin me rrugë dytësore për gjithë nyjen e Milotit. Është një vepër që ka shumë vite që ka filluar, kishin ngelur punimet të pabëra. Kjo nyje nuk mund të futej në shfrytëzim nëse nuk bëhej ky projekt i ri dhe kjo garë e re. E kemi nisur punën dhe përfundimisht brenda 15 muajve kjo nyje do të përfundojë me të gjitha zgjidhjet e plota teknike. Do të bëhen rrotull me 9 kilometra rrugë në gjithë zonën që është përreth nyjes dhe gjithë komunitetet e bizneset do të kenë akses të plotë kalimi në përputhje me të gjitha rregullat  dhe normat e qarkullimit rrugor. Ndërkohë që përfundimisht kjo nyje do të jetë funksionale dhe me elementët e sigurisë rrugore sicc duhet”, nënvizoi Qendro.

Ministri Gjiknuri theksoi se po i jepet zgjidhje një problem që ka filluar që në vitin 2011 pasi bëhet fjalë për një nga nyjet kryesore të trafikut në Shqipëri.

“Situata që ka qenë deri më tani ka qenë provizore dhe ka krijuar probleme të mëdha me trafikun. Me ndërhyrjet e shpejta dhe me financimet shtesë që mundësoi qeveria shqiptare, përfshirë dhe procedurën e re që sapo u përfundua dhe që u lidh kontrata, do të bëjmë të mundur që të paktën nyja të fillojë të funksionojë për periudhën e verës. Pavarësisht se vepra do të dojë më tepër se një vit që të përfundojë plotësisht”, u shpreh Gjiknuri.

Ai sqaroi se është komunikuar me kompaninë kontraktore që të bëjë të mundur fillimin e funksionimit të kësaj nyje që në muajin Gusht, brenda masave të sigurisë.

“Edhe gjatë kësaj vere, gjithë pushuesit do ta ndjejnë diferencën e madhe që do të ketë lehtësimi i trafikut pikërisht në këtë nyje. Kjo është një nga ato veprat e tjera të rëndësishme që ne jemi duke hapur. Këtu do të jetë edhe lidhja me autostradën nga Miloti deri në Balldren. Pra, po të shikoni pjesa tjetër për nga veriu, një aks me të gjitha parametrat e nevojshme dhe që është pjesë e programit të rindërtimit të infrastrukturës në katër vitet e ardhshme në Shqipëri”, nënvizoi Gjiknuri.

a.ç

Next Post
Allegri flet për Ronaldon: Cikël i ri për Juven, jemi të vetëdijshëm për forcën tonë!

Allegri flet për Ronaldon: Cikël i ri për Juven, jemi të vetëdijshëm për forcën tonë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

November 12, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

November 12, 2026
‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

November 12, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

November 12, 2026
Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

November 12, 2026
“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

November 12, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

November 12, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

“Lista Studentore në Serbi, antieuropiane”, Rexhaj: Dhuna e tetorit, e ngjizur dy javët e para

November 12, 2026
Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

November 12, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In