• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nxori pistoletën për të vrarë qenin, por plumbat kapën çiftin. Detaje nga plagosjet në Gosë

by A R
06/06/2025 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Burrë e grua të plagosur me armë zjarri, vajza e tyre e lënduar. Është ky bilanci i një ngjarjeje sa të rëndë aq edhe absurde, të ndodhur paraditen e 6 qershorit në fshatin Gosë të Rrogozhinës.

Në qendër të konfliktit që la të plagosur bashkëshortët S.Disha dhe N.Disha është qeni i tyre.

Sipas detajeve që përcjell nga vendi i ngjarjes gazetarja Enkeleda Arapi, mes autorit të dyshuar, Shpëtim Osma, dhe familjes Disha (fqinj mes njëri-tjetrit) përgjatë ditëve të fundit kishte pasur konflikte të vazhdueshme.

Por gjatë ditës së sotme, zënkat përshkallëzuan për përdorimin e armës.

“Fillimisht debati ka nisur për bagëtitë e familjes Disha, që kishin hyrë në territorin e fqinjit. Në debat e sipër, kryefamiljari Disha ka lënë të lirë qenin, që e mbante për ruajtjen e bagëtive. I shqetësuar nga kafsha, Osma fillimisht ka qëlluar për të vrarë qenin, por plumbat kanë kapur pjesëtarët e familjes Disha. Sipas dëshmisë së autorit të dyshuar, qëllimi i tij nuk ka qenë të plagoste fqinjët, por të qëllonte qenin që e konsideronte të rrezikshëm”, raporton gazetarja Arapi.

Tre prej plumbave prekën kryefamiljarin S. Disha. Një plumb preku bashkëshorten e tij, ndërsa e bija pësoi gërvishtje. Të plagosurit ndodhen në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, Shpëtim Osma, pas plagosjes tentoi arratinë. Megjithatë, e gjithë zona u rrethua nga autoritetet policore dhe rreth dy orë më vonë ai u vetëdorëzua.

Next Post
“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ U zbulua gabimisht, kapete kokainë “shqiptare” në Spanjë, gjendet sasia rekord 10 tonë drogë! Pas saj qëndron një rrjet i fuqishëm mafioz

VIDEO/ U zbulua gabimisht, kapete kokainë “shqiptare” në Spanjë, gjendet sasia rekord 10 tonë drogë! Pas saj qëndron një rrjet i fuqishëm mafioz

November 2, 2026
Britania e Madhe po shqyrton uljen e tarifave universitare për studentët evropianë

Britania e Madhe po shqyrton uljen e tarifave universitare për studentët evropianë

November 2, 2026
BE reagon për krizën politike të Prishtinës: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës!

Nuk përmbushi gjashtë hapat reformues, BE penalizon Kosovën, humbet 43,8 milionë euro nga Plani i Rritjes!

November 2, 2026
Presidenti gjerman zbulon qëndrimin e Pekinit: Kina refuzon samitin trepalësh me SHBA-në dhe Rusinë për Ukrainën

Presidenti gjerman zbulon qëndrimin e Pekinit: Kina refuzon samitin trepalësh me SHBA-në dhe Rusinë për Ukrainën

November 2, 2026
Identitete për 2 dollarë, brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Identitete për 2 dollarë, brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

November 2, 2026
Tirana mirëpret të martën botën e biznesit, nis edicioni i 32-të i Panairit Ndërkombëtar

Tirana mirëpret të martën botën e biznesit, nis edicioni i 32-të i Panairit Ndërkombëtar

November 2, 2026
Reagimi i ministrit/ Gogu: Pse shkova në qelinë e Erionit!

Reagimi i ministrit/ Gogu: Pse shkova në qelinë e Erionit!

November 2, 2026
“Ernest Muçi po bën gjëra të jashtëzakonshme”, gazetari turk kritikon Besiktasin: A mos bënë gabim që e lanë të ikte…?

“Ernest Muçi po bën gjëra të jashtëzakonshme”, gazetari turk kritikon Besiktasin: A mos bënë gabim që e lanë të ikte…?

November 2, 2026
Ukraina akuzon Rusinë për shfrytëzimin e armëpushimit humanitar në Oleshky për t’u riarmatosur

Ukraina akuzon Rusinë për shfrytëzimin e armëpushimit humanitar në Oleshky për t’u riarmatosur

November 2, 2026
Peleshi në Pragë, takohet me homologun çek! Konfirmohet mbështetja për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Peleshi në Pragë, takohet me homologun çek! Konfirmohet mbështetja për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In