• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nxori nga burgu Dan Hutrën, si e ‘çau rrjetën’ e Vetingut Gerd Hoxha! Ina Rama, Theo Jacobs, Sokol Çomo e Bekteshi kërkuan shkarkimin e tij

by Java News
02/03/2023 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dan Hutra, i arrestuar si autori i dyshuar për masakrën e djeshme, ku vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera, ishte arrestuar në 16 qershor 2022 për dhunë në familje, pasi ishte akuzuar nga bashkëjetuesja e tij Elena Hysa, e cila ishte vetëm disa muajshe shtatzënë. Në moshën 20-vjeçare, Dan Hutra ishte arrestuar dhe dënuar për përdhunim dhe pengmarrje, ndërsa në vitin 2009 ishte dënuar me 24 vite burg për vrasjen e bashkëshortes në vitin 2007, por që bëri vetëm 16 vite burg për shkak të paraburgimit dhe gjykimit të shkurtuar.

Në 8 shkurt 2023, Dan Hutra është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg për dhunë në familje nga gjyqtari Gerd Hoxha. Në vendimin e tij, dënimin kaq të ulët, Gerd Hoxha e argumenton se Dan Hutra ka pranuar akuzën, kishte shfaqur pendesë, priste një fëmijë, kishte mamanë sëmurë, kishte 8 klasë shkollë (botëkuptim të ulët), se viktima e kishte falur etj. Ndërkohë që në një vendim tjetër, atë të datës 16 shkurt 2023, Gerd Hoxha vendon për shuarjen e masës së sigurisë dhe lirimin e Dan Hutrës nga qelia, për shkak të periudhës së paraburgimit, që llogaritet me 1.5 në raport me kohë burgimit.

Krimi i shumëfishtë që kreu Dan Hutra dy javë pas lirimit nga Gerd Hoxha, ka rikthyer edhe një herë vëmendjen tek gjyqtari Hoxha, ish anëtar i KLD-së famshme. Gerd Hoxha e ka kaluar procesin e Vetingut me polemika dhe në mënyrë të diskutueshme. Komisioni Vetingut i shkallës së parë e konfirmoi Gerd Hoxhën në detyrë në 3 qershor 2021, me shumicë votash. Olsi Komici dhe Genta Tafa kanë votuar pro konfirmimit në detyrë të gjyqtari Hoxha.

Brunilda Bekteshi ka votuar kundër konfirmimit në detyrë të Gerd Hoxhës, me argumentin se nuk kishte arritur një nivel të besueshëm sa i takon vlerësimit të pasurisë. Zonja Bekteshi ka arsyetuar se Hoxha nuk justifikon pasurinë e deklaruar në vlerën 3,555,941 lekë ose rreth 30 mijë euro.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit të Vetingut është ka kërkuar në mënyrë të prerë shkarkimin e Gerd Hoxhës nga drejtësia, për cenimin e besimit të publikut te drejtësia. OMN, përmes përfaqësueses Marie Tuma, ka akuzuar gjyqtarin Gerd Hoxha se ka kur ishte anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka votuar pro lejes së posaçme me afat 2-vjeçar që KLD i dha gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Gjin Gjoni –tashmë i dorëhequr nga sistemi i drejtësisë.

Sipas ONM-së, mbledhja e KLD-së dhe vendim i marrë për dhënien e lejes gjyqtarit Gjoni, janë kryer në shkelje të dispozitave ligjore. Rasti tjetër ka të bëjë me vendimin e KLD-së për të rrëzuar kërkesën e ministrit të Drejtësisë së kohës për masë disiplinore ndaj gjyqtarit të Apelit të Vlorës, Petrit Aliaj. Gjetja e tretë e ONM-së ishte mbi një dosje penale në ngarkim të një infermiereje dhe farmacistes të QSUT-së për abuzime me barnat për të sëmurët me kancer.

KPK-ja nuk e mori parasysh rekomandimin e ONM-së, duke konfirmuar Gerd Hoxhën në detyrë. Gjetjet e ONM-së kundër Gerd Hoxhës, KPK-ja i referoi për inspektim në ILD.

Në korrik të vitit 2021, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i rekomandoi Komisionerit Publik që të ankimonte në Kolegji e Posaçëm të Apelimit vendimin e KPK-së për konfirmimin në detyrë të Gerd Hoxhës. OMN-ja konstatonte pamundësi financiare për krijimin e pasurive nga Gerd Hoxha, dyshime për fshehjen e një automjeti në emër të babait si dhe implikim veçanërisht për vendimmarrjet si anëtar i KLD.

Disa ditë më pas, Komisioneri publik Dariel Sina, duke pranuar rekomandimin e ONM-së, ankomoi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e KPK-së për konfirmimin në detyrë të Gerd Hoxhës, duke konfirmuar të gjitha problematikat e konstatuara nga ONM-ja.

Një tjerët fakt interesant ishte se gjyqtari kishte pasur thuajse të njëjtat probleme si ish-bashkëshortja e tij gjyqtare e Apelit të Tiranës, Elbana Lluri, e cila ishte konfirmuar në detyrë nga KPK-ja. Por vendimi ishte apeluar në KPA nga Komisioneri Publik, me rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Elbana Lluri u shkarkua nga KPA-ja, ndërsa ish bashkëshorti i saj Gerd Hoxha u konfirmuar në detyrë.

Pas shumë seancash, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, me shumicë votash, në 6 korrik 2022, konfirmoi në detyrë gjyqtarin Gerd Hoxha. Rezarta Schuetz, Albana Shtylla dhe Natasha Mulaj kanë votuar pro konfirmimit në detyrë të gjyqtarit Gerd Hoxha, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Sokol Çomo dhe Ina Rama kanë kërkuar shkarkimin e Gerd Hoxhës nga detyra, duke argumentuar edhe qëndrimin e tyre.

Në mendimin e pakicës, Sokol Çomo dhe Ina Rama kanë arsyetuar se Gerd Hoxha nuk justifikonte me burime të ligjshme të ardhurash apartament me sipërfaqe 125 m2 të ndodhur në Tiranë, apartament me sipërfaqe 128 m2 të ndodhur në Vlorë si dhe ka fshehur një makinë “Audi Q7”.

Më i prerë në qëndrimin e tij, kundër konfirmimit në detyrë të Gerd Hoxhës, ka qenë vëzhguesi i famshëm ndërkombëtar Theo Jacobs. Do doja të theksoja se jemi totalisht kundër këtij vendimi, jo vetëm për përmbajtjen, por edhe për procesin e vendimmarrjes. Drejtësia shërbehet kur vendimi bazohet në fakte, jo kur faktet i përshtaten rezultatit të dëshiruar. Reforma në drejtësi, procesi i vetingut, ky Kolegj dhe qytetarët e Shqipërisë meritojnë më shumë se sa ky vendim”, tha Jacobs./Adriatik Doçi-shqiptarja.com/m.j

Next Post
Meta kujton tubimin e 2 marsit: Rilindja kërkon ta kthejë Shqipërinë në një parajsë për…

Meta kujton tubimin e 2 marsit: Rilindja kërkon ta kthejë Shqipërinë në një parajsë për...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

July 22, 2026
A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

July 22, 2026
Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

July 22, 2026
Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

July 22, 2026
Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

July 22, 2026
“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

July 22, 2026
Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

July 22, 2026
“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

July 22, 2026
“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

July 22, 2026
Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In