• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nxitja e arsimit profesional, Klosi: Paga dyfish për specialistët që dalin nga këto shkolla

by A R
07/11/2016 17:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jo vetëm punësim i menjëhershëm, por edhe pagë dyfish më e lartë se paga minimale për të gjithë ata që kanë zgjedhur rrugën e arsimit profesional. Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, thotë se vetëm nëpërmjet stimujve mund t’u jepet zgjidhje një prej problematikave të fundit, sikundër mund të cilësohet ajo e largimit të shumë të rinjve jashtë vendit.

Përmes intervistës dhënë për gazetën  Panorama, Klosi ndalet në hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren në kuadër të fuqizimit të arsimit profesional, por mbi të gjitha në orientimin e punëkërkuesve kah nevojave të tregut.

Numri i nxënësve që kanë zgjedhur shkollat profesionale është rritur ndjeshëm këtë vit krahasimisht me vitet e kaluara. Përveç dyfishimit të shifrave, çfarë synon tjetër reforma?

Para pak ditësh, në prezencë edhe të Kryeministrit Rama, pati një mbledhje të bordit të ambasadorëve, të cilët janë partnerë të MMSR në implementimin e reformës së arsimit dhe formimit profesional. Një reformë kjo, e cila ka marrë mbështetjen edhe buxhetore të Bashkimit Europian. Progresi i shënuar deri më tani është i dukshëm. Të mos harrojmë që vetëm tre vite më parë e gjetëm arsimin profesional krejtësisht të lënë pas dore, të harruar dhe të orientuar në rrugën e gabuar.

Vetëm 8 për qind e nxënësve që shkonin në shkollë të mesme zgjidhnin arsimin profesional. Ajo që ne bëmë është se ndryshuam katërcipërisht vizionin për këto shkolla, duke e përputhur me vizionin e Qeverisë, sipas të cilit, arsimi profesional është një instrument, i cili mund të ndihmojë në forcimin dhe promovimin e klasës së mesme shqiptare. Në këto kushte, qëllimi ynë është orientimi i të rinjve kah tregut të punës. Kemi bërë një punë shumë të madhe në harkun e këtyre dy viteve, kemi realizuar atë që premtuam në vitin e parë, por edhe e tejkaluam disafish.

I referohem këtu dyfishimit të numrit të nxënësve që zgjedhin shkollat profesionale. Nëse në 2014-2015 ka pasur rreth 13.200 nxënës, vitin e kaluar 17.738 nxënës, në shtator të 2016-s kemi 27.300 të rinj dhe të reja që zgjedhin të marrin një diplomë të arsimit profesional. Dua të vë në dukje se arsimi profesional nuk mund të konsiderohet vetëm si një mekanizëm edukativ, por është një mekanizëm që të orienton drejt tregut të punës dhe të gjitha këto përpjekje që kemi bërë për ta promovuar arsimin profesional kanë sjellë këto rezultate.

Të fokusohemi te sfidat…

Qëllimi ynë nuk ishte vetëm të dyfishonim numrin e nxënësve që zgjedhin arsimin profesional, por edhe të rrisnim cilësinë, duke kaluar në një stad tjetër. Për ta realizuar këtë në bashkëbisedim edhe me partnerët e Ministrisë, kemi projektuar një grup të madh shkollash që të kemi binjakëzimin e tyre me simotrat në Europë. Tashmë jemi në fazën e binjakëzimit të 19 prej tyre. Bazohemi në modelet më të mira europiane për të ngritur në Shqipëri një shkollë me cilësi më të lartë arsimore.

Në kushtet aktuale, e kemi të pamundur të plotësojmë kërkesat e të rinjve dhe të biznesit. Ndaj edhe në rakordim me Qeverinë, me buxhetin e vitit të ri, do të shikohet mundësia për ndërtimin e 6 shkollave të reja, të cilat do të bëjnë të mundur që në ndarjen rajonale të Shqipërisë të kemi mbulim të plotë me shkolla profesionale. Po ashtu me rëndësi ishte edhe ngritja e tri qendrave multifunksionale, të cilat kanë qenë të munguara përkatësisht në Dibër, Kukës dhe Berat, duke e çuar në këtë mënyrë në 12 numrin e këtyre qendrave në 12 qarqe. Pa dyshim infrastruktura është një komponent, por sërish mbetet e pamjaftueshme.

Kërkesat janë për më shumë cilësi, ndaj katër shtyllat kryesore ku ne do të bazohemi janë: reformimi i kurrikulave për të prodhuar diploma të vlefshme dhe të njohura ndërkombëtarisht. Së dyti, me përparësi është bashkëpunimi me sipërmarrjen, duke u krijuar mundësi të rinjve që 50% të kohës ta kalojnë në shkollë dhe gjysmën tjetër duke u praktikuar. E treta, infrastruktura, jo vetëm për ndërtimin e shkollave të reja, por edhe për pajisjen e tyre me bazën e nevojshme materiale. Dhe së fundmi, trajnimi i mësuesve, që është po ashtu komponent i rëndësishëm.

Rritja e cilësisë është aspekt i rëndësishëm, megjithatë pyetja që shtrohet është sesi do t’i mbani këta profesionistë?

E them këtë, pasi shumë të rinj të sapodiplomuar janë të prirur për ta ushtruar jashtë vendit profesionin. Kjo jo vetëm prej kushteve më të mira, por edhe pagave më të larta… Një nga shifrat më kokëforta që flet qartë është shifra e numrit të të papunëve të regjistruar në zyrat e punës. Nëse në fillim të vitit kishim 151.427 punëkërkues, në pak muaj kjo shifër ka shkuar 103.455. Duke shënuar rënien më të madhe historike me 35%.

Ku kanë përfunduar këta punëkërkues?

Më duhet të vë në dukje se vetëm brenda këtij viti kemi miratuar 8 ligje të rëndësishme, që kanë të bëjnë me fushën e arsimit profesional. Kemi miratuar ligjin e zejeve, ligjin për punëkërkuesin e papunë, ligjin për ndërmarrjet sociale, ligjin për arsimin dhe formimin profesional. Jemi gati për të miratuar ligjin e promovimit të punës, si edhe jemi drejt draftimit të ligjit për kurrikulën e kualifikimit shqiptar.

Pra, janë një paketë e tërë ligjore që na ka bërë të mundur që të kemi këtë orientim të mirë drejt tregut të punës. Por ajo që pyetët ju me të drejtë, sesi do të bëjmë që të kemi punë të denjë, theksoj se e gjithë historia e arsimit dhe formimit profesional dhe njerëzve që kanë një diplomë është që të kenë mundësi të paguhen më shumë. Nëse një djalë apo një vajzë në moshën 18-vjeçare ka përfunduar një shkollë formimi profesional, ka mundësi të marrë një pagesë, e cila është dy herë më shumë sesa pagesa minimale.

Pra, duke i dhënë një kualifikim, ne bëjmë të mundur që ai të marrë pagë më të lartë nga një jurist që punon në Ministri. Nëpërmjet kësaj praktike ne arrijmë që të krijojmë një gjeneratë, e cila jeton me punë. Mendoj që është pikërisht ky i gjithë çelësi i reformës sonë që do t’i japë zgjidhje edhe problematikës së largimeve të shumë të rinjve jashtë vendit. Pa dyshim një rrogë më e mirë në Shqipëri garanton kushte më të mira.

Ju pohuat që numri i punëkërkuesve është ulur me 35%. Sa prej tyre janë punësuar me kontrata jashtë vendit?

Është e vërtetë që duhet të ketë më shumë studime sa u përket atyre që punësohen me kontrata jashtë vendit, megjithatë në këtë fazë ku jemi është me rëndësi t’i orientojmë të rinjtë drejt tregut tonë të punës. Aktualisht kemi 38.836 vende të lira pune nga biznesi në Shqipëri. Vende pune të cilat kanë nevojë për profesionistë, punëtorë të kualifikuar.

Edhe nëse i marrim të mirëqena këto vende pune, shifra e punëkërkuesve sërish mbetet e lartë. Si do të bëhet orientimi i tyre drejt punës?

Kërkesa jonë e vazhdueshme është që shkollat e arsimit profesional dhe qendrat e arsimit profesional të krijojnë kurse në përputhje me kërkesat që na vijnë nga biznesi. Urdhri i MMSR është që asnjë kurs i qendrave tona të formimit profesional të mos jetë pa aprovimin e biznesit lokal. Vendet e punës janë aty, ata që mungojnë janë profesionistët.

Sa do të rritet paga minimale?

Ende nuk është vendosur, pasi nuk është vendimmarrje vetëm e Qeverisë, por është një vendimmarrje që i takon Këshillit Kombëtar të Punës, kur të kemi dakordësi ndërmjet sindikatave të punonjësve dhe komunitetit të biznesit. Pa dyshim edhe sipas kërkesave të biznesit, kryesisht atij fason, ne do të kemi rritje të pagave minimale, por pa dalë nga konkurrenca e këtij faktori në këtë rajon./a.m.

Next Post
Grushti i dështuar i shtetit ditën e zgjedhjeve, Mali i Zi akuzon serbët dhe rusët

Grushti i dështuar i shtetit ditën e zgjedhjeve, Mali i Zi akuzon serbët dhe rusët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Non grata e Berishës ka rënë”, Vokshi: Ka pasur tentativë të rrezikshme për të shkatërruar opozitën

Vokshi: Nuk përjashtohet asnjë formë proteste, as greva e urisë në ditët në vijim

December 19, 2025
Gjenden në Rahovec mbetje mortore të një personi, dyshohet se i përket një të zhdukuri gjatë luftës

Gjenden në Rahovec mbetje mortore të një personi, dyshohet se i përket një të zhdukuri gjatë luftës

December 19, 2025
Vrau në mënyrë makabre prindërit/ Djali i yllit të Hollywood-it i diagnostikuar me skizofreni disa javë para krimit: E humbi plotësisht kontrollin

Vrau në mënyrë makabre prindërit/ Djali i yllit të Hollywood-it i diagnostikuar me skizofreni disa javë para krimit: E humbi plotësisht kontrollin

December 19, 2025
32 gjenet kyçe që mund të shkaktojnë COVID-in e gjatë

32 gjenet kyçe që mund të shkaktojnë COVID-in e gjatë

December 19, 2025
Makina përplaset me Zetorin në aksin Fier-Berat/ 1 i plagosur, drejtuesi i mjetit në gjendje të dehur

Makina përplaset me Zetorin në aksin Fier-Berat/ 1 i plagosur, drejtuesi i mjetit në gjendje të dehur

December 19, 2025
Botë e çuditshme, habiten pasagjerët/ Ndërron jetë e moshuara pak para fluturimit, familjarët tentuan ta “maskonin” si të gjallë: Po fle gjumë

Botë e çuditshme, habiten pasagjerët/ Ndërron jetë e moshuara pak para fluturimit, familjarët tentuan ta “maskonin” si të gjallë: Po fle gjumë

December 19, 2025
Tërmeti i 2019-ës, Qeveria miraton përdorimin e mbi 220 mln lekëve në bashkitë Durrës dhe Shijak për rindërtimin!

Tërmeti i 2019-ës, Qeveria miraton përdorimin e mbi 220 mln lekëve në bashkitë Durrës dhe Shijak për rindërtimin!

December 19, 2025
“Europa përballet me periudhën më të keqe që nga Lufta e Dytë Botërore”

“Europa përballet me periudhën më të keqe që nga Lufta e Dytë Botërore”

December 19, 2025
Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

Momente përplasjesh dhe Berisha e përjashtoi nga drejtimi i njësisë 6 në Tiranë/ Ervin Salianji bën thirrje për protestë

December 19, 2025
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Debati për USB tregon për “drejtësinë popullore” që kemi vendosur

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In