• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nxirrini frikën presidentit

by Dritan Hila
21/02/2021 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Në një prononcim pas vizitës në Vlorë, presidenti Meta deklaroi se nuk është i shqetësuar por duhet të tmerrohen ata që mendojnë se do bëjnë tërmet në Vlorë. Aludon me udhëheqësin e fushatës për këtë qark, Damian Gjiknurin, dhe thënien e tij në përgjime se fitorja e socialistëve në Dibër ishte “tërmet”.

Ilir Meta nuk njihet për frikacak. Në fakt gjithmonë ka pasur pas krahëve PS-në ose PD-në kur bënte të fortin. Gjithsesi nuk ngjan natyrë që trembet kollaj. Vetëm se këtë rradhë po tregon shenja frike. Kërcënimet e tij, më shumë se për të trembur Ramën, ngjajnë me këngën e atij që kalonte natën në pyll. Dhe ka të drejtë. Makineria e PS-së i është sulur si asnjëherë që ta shkërmoqë.

Ndërkohë PD-ja duket sikur nuk e ka mendjen në betejën e aleatit të saj, dhe kjo për faktin se më shumë se aleancë organike ajo mes PD-së dhe LSI-së, ka qenë mes Berishës dhe Metës. Vetë LSI-ja nuk duket në ditët më të mira të saj.

Tashmë në LSI nuk ka një themelues të saj. Po ikën edhe skalioni i dytë i saj i përfaqësuar në emrat e Nasip Naços, Lefter Kokës apo Ylli Manjanit. Dhe me emra të tjerë të panjohur, që janë rradha e tretë e kësaj partie, ditët e mira të saj janë larg. Mbledhjet fshatrave me njerëz anonimë, e ulin më tej nivelin edhe kështu të cfilitur të LSI.

Ndaj kërcënimet e Metës më shumë se të fusin frikën, tregojnë frikën e tij se mos ndodhet i vetëm pas 25 prillit. Ky vend ka parë ‘97-ën, ndaj është e vështirë që ta trembin pesë të fortë që i tremben edhe inspektorit të Tatimeve; ashtu sikurse ka të freskët dy vjetët e fundit ku politika e forcës dhe kërcënimeve mori në qafë jo vetëm LSI-në dhe PD-në, por tregoi qartas se më tepër se kaq nuk ka çfarë bën as Meta e as Berisha. Janë të lodhur.

Next Post
Vaksinohet Tinka Kurti, Manastirliu publikon foton me artisten e popullit

Vaksinohet Tinka Kurti, Manastirliu publikon foton me artisten e popullit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In