• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nxirri nga errësira, po gëlojnë”/ Fidel Ylli thirrje Ramës: Hapi kompanitë e basteve. Luizën e dërguam në Kenya për…

by Java News
23/08/2022 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidentin e KOKSH-it në Shqipëri Fidel Ylli i kërkoi kryeministrit Edi Rama që të hapë kompanitë e basteve në vendin tonë në mënyrë që të ardhurat që qarkullojnë nga ky aktivitet në mënyrë të paligjshme të shërbejnë për sportistët.

“Ne duam që fëmijët të largohen nga veset e këqija, nga duhani dhe droga. Do të kemi një vend që të krenohemi. Sepse është ulur shumë lindja sot. Duam që të rinjtë të mos largohen nga vendi por të qëndrojnë këtu. Unë jam i pakënaqur përsëri. Do të lutesha zoti kryeministër, nxirri nga errësira kompanitë e basteve që po gëlojnë.

Që me ato para të bëjmë një qendër tjetër olimpike. Për të bërë dhe shumë qytete të tjera të Shqipërisë. Ne nuk mund të kërkojmë lëmoshë të buxhetit të shtetit. Unë kam qenë në parlament dhe e di si ndahet buxheti i shtetit. Por ne kërkojmë burime të tjera alternative që i merr sot errësira. U bë mirë që u mbyllën sepse kam qenë në parlament dhe e kam votuar. Ishin bërë si kërpurdha pas shiut.

Por ka ardhur një moment që duhet bërë një studim. Kompani bastesh ka e gjithë bota e qytetëruar. Po ne kaq të pasur jemi që i lëmë këto para në rrugë. Ne nuk mund të rrimë me atë pallat sporti që kemi sot. Duhet bërë një pallat modern. Duhet bërë fusha olimpike në të gjithë Shqipërinë dhe ju do shikoni në fund të vitit tjetër se çfarë efekti do të ketë”, tha Fidel Ylli.

Ai u shpreh se meritat për fitoren e Luiza Gegës nuk i ka vetëm ajo si sportiste, por edhe trajneri i saj dhe autoritetet përgjegjëse që e ndihmuan financiarisht në mënyrë që të stërvitej.

“Kjo punë nuk është bërë vetëm nga Luiza. Por edhe nga trajneri i talentuar që është Taulanti. Është pjesë edhe ministria përgjegjëse për sportin dhe Bashkia e Tiranës që i kanë krijuar asaj kushte të mira për t’u stërvitur në Dardhë, në pistën e Korçës edhe në Kenyia. Sepse atje ka një lartësi 3200 metra.

Sepse shkenca thotë nëse stërvitesh në lartësi të tilla krijohet dopping artificial. Luiza ka treguar performancë të jashtëzakonshme. Kryeministri ka vendosur një standard që nderojnë Shqipërinë duhet të priten gjithmonë në këtë mënyrë. Sepse sportistët janë ambasadorët më të mirë të Shqipërisë. Kemi nisur një rrugë të përbashkët duke bërë disa ligje të mira në parlament. Ecuria e Luizës është edhe falë këtyre ligjeve. Sportistët shqiptarë nuk marrin më rrugët për të ikur jashtë vendit.

Ne nuk kërkojmë lëmoshë. Ne e duam qeverinë partner. Nuk duam të bëjmë grevë. Kam parë mediokritete të ndryshme këto ditë në rrjetet sociale. Një pjesë që nuk ka qenë kurrë në stadium dhe nuk e dinë se çfarë ka bërë kjo qeveri. Harruan stadiumin e Elbasanit. Të Kukësit. Qendrën olimpike të Korçës. Sot federatat janë në zyra modern. Dhe vjen presidenti olimpik botëror për të inauguruar zyrat. Sepse qeveria e mendon sportin si cilësi jete, si diplomaci dhe turizëm. Holandezët që e mendonin Shqipëri si një vend që mbjell kanabis erdhën dhe ikën me një mendje tjetër”, deklaroi ai.

g.kosovari

Next Post
Meta i fiksuar se Berisha i zbuloi dosjen e Sigurimit, do kreun e opozitës si kompensim?

Në mëngjes ata, në drekë ata, në darkë ata, në pritje të shtatorit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

October 20, 2026
Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

October 20, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

October 20, 2026
Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

October 20, 2026
Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

October 20, 2026
Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In