• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nxirret trupi i fundit nga rrënojat, 50 viktima nga tërmeti në Shqipëri

by A R
29/11/2019 07:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një bilanc tragjik shënoi tërmeti i fuqishëm i së martës në Shqipëri, 50 jetë të këputa në mes. Fëmijë, burra, gra, të moshuar, të rinj, familje që u shuan nga tërmeti 6.4 ballë i shkallës Rihter në orën 03:54 të mëngjesit të 26 nëntorit.

Pak pas mesnate, teksa hyri data 29 nëntor, ekipet italiane të shpëtimit që i erdhën në ndihmë popullit shqiptar si shumë partnerë të tjerë të huaj, nxorën nga rrënojat dy trupat e fundit të pajetë, atë të Ilir Lalës në vilën 4 katëshe në Kënetë të Durrës, aty ku tragjedia goditi më fort me vdekjen e 8 anëtarëve të një familjeje, dhe të Xhuljeta Gjonajt në pallatin tek “2 Gjelat” po në qytetin bregdetar.

Operacioni i kërkim shpëtimit në Thumanë të Fushë-Krujës, aty ku u shembën thuajse totalisht tre pallate, përfundoi një natë më parë. Si për ironi të fatit, janë shënuar 24 viktima në Durrës dhe 24 në Thumanë, ndërsa dy të rinj humbën jetën në Kurbin, njëri duke u hedhur nga ballkoni i tmerruar nga tërmeti dhe tjetri në aksident me makinë duke shkuar në spital pas dëmtimeve nga lëkundjet.

Forcat e ushtrisë shqiptare, zjarrfikëset, forcat speciale, emergjencat civile dhe grupet e shpëtimit nga vendet partnere, Italia, Franca, Turqia, Serbia, Kosova, Rumania, Kroacia, Zvicra, Greqia etj, u bënë bashkë, për të nxjerrë trupat nga rrënojat. pati duartrokitje të shumta në momentet përlotëse të nxjerrjes gjallë të banorëve, por edhe heshtje të kobshme të nxjerrjes së viktimave. Heronj që nën kushte të vështira dhe aspak të favorshme të motit të keq nuk pushuan derisa e përmbyllën misionin me nxjerrjen nga rrënojat të të gjithë trupave.

Ngjarja tragjike që përfshiu Shqipërinë ngjalli ndjenjën humane të shumë qytetarëve, vendas e të huaj, që dhuruan ushqime, vlera monetare por mbi të gjitha lutje, për të prekurit nga tërmeti. Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Tiranë dhe në Durrës, ndërsa 27 nëntori, dita e parë pas tërmetit u shpall ditë zie.

Dita e shpalljes së pavarësisë u kujtua vetëm me ngritjen e flamurit ndërsa u anuluan të gjitha aktivitetet zyrtare. Mësimi në të gjitha shkollat në Shqipëri është anuluar deri me 2 dhjetor. Të mbijetuarit po strehohen në hotele, çadra, ashtu sikundër shumë të tjerë kanë zgjedhur t’i kalojnë netët në makina pranë shtëpive të tyre të dëmtuara nga frika se kjo situatë mund të shfrytëzohet nga hajdutët. Prej ditës së tërmetit të fortë e deri në vijim gazetarët e Report Televizion dhe redaksisë online të Shqiptarja.com kanë ndjekur të gjitha zhvillimet e një prej fatkeqësive natyrore më të rënda që ka kaluar vendi.

/a.r

Next Post
Integrimi/ BE ka tjetër “skemë” për Ballkanin, ja çfarë synon Gjermania dhe Franca!

Lëkundje e fortë pas mesnate, qytetarët dalin në rrugë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In