Vijon puna për nxjerrjen e mbetjeve të hellikopterit ushtarak rrëzuar dy ditë më parë në liqenin e Shkodrës ku humbën jetën dy pilotë.
Në operacion po marrin pjesë efektivë të policisë së Shkodrës, Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Forcave të Armatosura si dhe polumbarët e RENEA-s.
Po ashtu operacioni po mbikqyret nga zyrtarë të Minsitrisë së Mbrojtjes si dhe një ekspert i kompanisë “Eurocopter” nga u ble helikopteri që u rrëzua.
Raportohet se janë nxjerrë një pjesë e mbetjeve të helikopterit, të cilat po transportohen nga vendngjarja me një kamion. Pjesët e helikopterit fillimisht janë transportuar në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës për veprime proceduriale më pas do t’i drejtohen Tiranës.
Raportohet se deri në këto momente nuk ëhstë gjetur ende kutia e zezë e helikopterit që pritet të hedhë dritë mbi motivet e askidentit.