• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nxirr të vdekurit! Bujar Nishani, “varrëmihësi” nr.2: Ka më shumë viktima sesa thotë Rama!

by S M
18/04/2020 16:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti Bujar Nishani teksa komentoi shifrat e të prekurve nga COVID-19 në Shqipëri, theksoi se kurba është treguese e ‘asgjësë’ dhe se kjo tregon sipas tij papërgjegjshmërinë e qeverisë në Shqipëri për trajtimin e pandemisë.

Në një mesazh në ‘Facebook’, Nishani pohoi se qeverie po gënjen dhe mashtron duke menduar se duke fshehur sëmundjen dhe për më tepër paaftësinë e saj për ta trajtuar në gjithë dimensionin që kërkon një pandemi, do ta kalojë përgjegjësinë tek sëmundja e njerëzve.

Postimi i Nishanit:

Ajo pak media e pavarur që ka mbetur në Shqipëri po denoncon dhe po tallet me kurbën e deformuar të qeverisë për treguesin e ecurisë së pandemisë në vendin tonë.

Kurba qesharake e rastit shqiptar dhe treguesit e “asgjësë” prej saj janë në fakt edhe një tjetër konfirmim i paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së qeverisë në Shqipëri për trajtimin e pandemisë, por edhe treguesi i rastit unik në Evropë të një qeverie që gënjen dhe mashtron duke menduar se duke fshehur sëmundjen dhe për më tepër paaftësinë e saj për ta trajtuar në gjithë dimensionin që kërkon një pandemi, do ta kalojë përgjegjësinë tek sëmundja e njerëzve.

Tashmë që Kina bëri korrigjimin e numrit të vdekjeve duhet që edhe qeveria shqiptare të kthehet tek transparanca dhe e vërteta, të deklarojë numrin real të qytetarëve që ndërruan jetë me virusin pasi është e vetmja qeveri në Evropë që fsheh këtë numër.

Autoriteti zyrtar për shëndetin dhe epidemitë në Shqipëri deklaroi tashmë se virusi ka qenë prezent tek ne qysh në muajin shkurt.

Kjo në fakt nuk është ndonjë zbulim pasi dihej nga kushdo që i gjithë ai komunikim fizik midis udhëtarëve nga Italia, kuptonte se virusi ishte prezent që në atë periudhë edhe në Shqipëri.

Tashmë kjo, vetëm sa është pranuar zyrtarisht nga autoritetet profesioniste të vendit.

Në këtë rast përtej pranimit të faktit kemi edhe demontimin e gënjeshtrës së qeverisë dhe një akuzë publike ndaj mos reagimit të saj dhe lejimit të përhapjes së virusit.

Kur sheh sot që pushtetarët kërkojnë të fusin në burg ata që bëhen mbartës të virusit për shkak se sipas diabolizmit të rilindsave, ekzistenca e tyre është shkak për të infektuar të tjerë, të shkon në mendje filozofia dhe praktikat naziste të ndjekura në kohën e Luftës së Dytë Botërore.

Një çmenduri pushtetarësh që konsiderojnë një person që sëmuret si kriminel dhe parashikojnë dënimin e tij/saj me burg.

Nuk është idiotësi por banditizëm i veshur me pushtet.

Nëse ka sot një rast që duhet hetuar penalisht është pikërisht rasti që rrjedh nga konfirmimi zyrtar se virusi ka qenë prezent në Shqipëri që në muajin shkurt, por reagimet e para të qeverisë erdhën vetëm në mesin e muajit Mars.

Përgjegjësit e lejimit të kësaj situate të përhapjes së sëmundjes duhen hetuar dhe jo qytetari që mund të sëmuret.

Veprimet, sipas teorisë naziskine mbi “sjelljen antisociale” dhe platformës së tyre për “luftimin parandalues të krimeve”, tashmë prej pushtetarëve në Shqipëri, të cilët votuan dënime penale dhe konsiderimin kriminel qytetarin që bëhet mbartës i virusit në pandemi, nuk na çudisin se ç’far janë në të vërtetë sot qeveria apo parlamenti tek ne.

Por më shumë, ky fakt të trishton për mos reagimin e institucioneve evropiane, si një tregues i braktisjes prej tyre të shoqërisë dhe popullit shqiptar edhe përballë akteve të tilla barbare të një qeverie që shpërfaq platforma të tilla urrejtje e rracizmi, ndaj popullit të vet, në mes të Evropës në shekullin e 21-të.

Next Post
Nusja dhe shtetrrethimi, çifti martohet me maska e doreza, me lejen e policisë

Nusja dhe shtetrrethimi, çifti martohet me maska e doreza, me lejen e policisë

Comments 5

  1. Deni says:
    6 years ago

    Ore pyetini sa do e duan numrin e te vdekurve qe te jene te qete keta njerez? Le ta thone dhe ta pranohe qeveria. Se keshtu qetesohen te gjithe. Edhe keta qe nuk pranojne shifrat zyrtare.

    Reply
  2. Lili says:
    6 years ago

    Nuk Ka pare historia boterore nje presidente amorf,idiot,maskara,Palacio,hajdut,kriminel,Njeri ordiner,medioker s,ke tri as sa nje trumcak Prandaj Mema Nature ta Ka shperblyer ate qe i ke bere popullit tend bandit Mos gezofsh asnje qe ke e te ti sjelle Zoti sy te thare,por te djegur nga dhimbja Sic bere me ne o trushkulur

    Reply
  3. Zamiri says:
    6 years ago

    Nishan,je sakat nga koka dhe trupi

    Reply
  4. Kometa 001 says:
    6 years ago

    Mire katet poshte, po edhe te sipermin ky e ka germadhe!

    Reply
  5. Eljaz says:
    6 years ago

    Komentet i kishi dhane te sakta per Sakatin por kta te PD se jane pederasta fara ju tret

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

December 30, 2025
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

December 30, 2025
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

December 30, 2025
Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com