• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nxirje jete por edhe…”/ Nga njohja me burrin dhe raporti me vajzat e tij te rikthimi në muzikë, Zajmina: Më thotë “të dua për vete në shtëpi”

by Java News
21/07/2022 08:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zajmina Vasjari ka folur mbrëmjen e sotme për bashkëshortin e saj Klodian Asllanin, me të cilin ka dy fëmijë së bashku, vajzën Khloe dhe djalin Kamar.

Gjatë një interviste për “Goca dhe Gra”, këngëtarja zbuloi se aq sa liberal është bashkëshorti i saj, aq është edhe tradicional në kuptimin që gruan e do në shtëpi gjatë pjesës më të madhe të kohës.

Ajo u shpreh se babai i fëmijëve të saj, i cili ka edhe dy vajza të tjera nga martesa e mëparshme, është një prind i mrekullueshëm dhe i përgjegjshëm.

“Kamari ka tiparet e mia por ka një hije të babit, thonë që djemtë ngjajnë më shumë nga mami, goca ka marrë shumë nga ai ati. Unë jam shumë e lidhur me vajzën tani se djali është i vogël. Klodi është një baba shembullor, ka tre vajza bashkë me timen. Është një baba,  shok, prind dhe i përgjegjshëm, ka dëshiruar shumë që të jetë baba i një djali por asnjëherë s’e ka prishur zemrën”, tha këngëtarja.

Duke folur për historinë e tyre të dashurisë, Zaimina tha se është njohur me partnerin e saj që në moshën 17-vjeçare, por ka një marrëdhënie të konsoliduar me të vetëm prej 5 vitesh.

“Klodin e kam njohur 17 vjeçe dhe sot jam 35 vjeçe. Si marrëdhënie e konsoliduar jemi 5 vite. Para 4 orësh më dërgoi një foto propozimi ku mashkulli propozon dhe i thotë : A do të ma nxish jetën mua? Kështu që nxirje jete po dhe dashuri shumë e madhe”– tha këngëtarja, e cila foli gjithashtu për raportin e fëmijëve të saj me dy vajzat e Klodianit.

“Vajzat janë shumë të lidhura, djali është ende shumë i vogël. Gocat janë në Shqipëri, pasi jetojnë në Itali, gjatë sezonit veror vijnë tek ne. Vajza e madhe, Jennifer, ka natyrë të ngjashme me Khloe, ndërsa vajza e dytë Kristel, është e urtë dhe natyrë tjetër. Me njëra-tjetrën dhe kur zihen unë jam gjithmonë që të mbaj atë balancën e shurarjes së konfliktit. Jam natyrë shumë e qetë”– tha Zaimina.

Sa i përket rikthimit në muzikë, këngëtarja tha se nëse  rikthehet, do ta bënte për pasion dhe jo për punë, pasi nuk mund të shkojë në koncerte sepse gjatë natës dëshiron të jetë e pranishme pranë fëmijëve dhe burrit të saj.

“Nuk është se nuk dua të rikthehem, por për momentin jam shumë e angazhuar  dhe shumë e lidhur me fëmijët. Nuk dua që për asnjë moment tu mungoj atyre, për një kënaqësi artistike timen. Nëse unë rikthehem edhe një herë në muzikë nuk do të rikthehesha për punë. Sa I përket muzikës nuk do kthehesha si pjesë pune, vetëm për dëshirë.

Te profesioni jam e angazhuar, jam kthyer në punë që në muajin e parë. Burri im është aq “open mind” dhe mbështetës ndaj meje. Më thotë gjithmonë “bëje një material, bëje një këngë”. Sa liberal është, por thotë edhe gruan e dua për vete. Koncertet bëhen natën, unë nuk dua të ndjek lekun e koncerteve gjatë natës dhe të mos jem prezente tek fëmijët e mi gjatë natës apo tek bashkëshorti im”– tha këngëtarja.

Fillimet e karrierës së Zaimina Vasjarit kanë qenë si pjesëmarrëse në gara bukurie e nëpërmjet muzikës. Ajo gjithmonë ka sjellë bashkëpunime, të cilat i kanë rezistuar kohës. Këngëtarja kishte vendosur të bënte pak pushim nga muzika dhe të fokusohej më tepër te familja dhe biznesi i saj.

Këngëtarja është e njohur për jetën luksoze që bën, të cilën e promovon edhe në rrjetet sociale, ku ndan foto dhe video nga vila e saj. Zaimina Vasjari është nënë e një vajze dhe një djali, ndërsa partneri i saj ka edhe dy vajza të tjera nga martesa e mëparshme, Kristel dhe Jennifer.

g.kosovari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Karakaçi: Protestat e dhunshme janë joligjore, pushteti fitohet vetëm në zgjedhje

Karakaçi: Protestat e dhunshme janë joligjore, pushteti fitohet vetëm në zgjedhje

November 25, 2026
Ukraina godet bazën ajrore ruse, pretendon se ka dëmtuar 5 avionë ushtarakë

Ukraina godet bazën ajrore ruse, pretendon se ka dëmtuar 5 avionë ushtarakë

November 25, 2026
35-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri – Vatikan, Hoxha takohet me Atin e Shenjtë

35-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri – Vatikan, Hoxha takohet me Atin e Shenjtë

November 25, 2026
“Shqipëria kryeson progresin e integrimit”- Marta Kos: Ka ambicien të mbyllë kapitujt deri në fund të 2027-s!

Procesi i negociatave për anëtarësimin në BE, nesër mbahet takimi i veçantë me Marta Kos

November 25, 2026
GJKKO shtyn vendimin për grupin e dytë të dosjes “Veliaj”, kërkohet kohë për shqyrtimin

GJKKO shtyn vendimin për grupin e dytë të dosjes “Veliaj”, kërkohet kohë për shqyrtimin

November 25, 2026
Ky është një nga shqiptarët që grabiti rezidencën e Princit William dhe Kate! Ja çfarë vodhën

Ky është një nga shqiptarët që grabiti rezidencën e Princit William dhe Kate! Ja çfarë vodhën

November 25, 2026
Detaje nga abuzimi i 13-vjeçares, Elton Vrenozi pranon se kreu marrëdhënie: Nuk e dija që ishte e mitur

Detaje nga abuzimi i 13-vjeçares, Elton Vrenozi pranon se kreu marrëdhënie: Nuk e dija që ishte e mitur

November 25, 2026
Reshjet bëjnë rrugët të pakalueshme në Bulqizë, problemet vazhdojnë edhe në Durrës

Rrezik për përmbytje në disa qarqe, IGJEUM paralajmëron reshje intensive të enjten

November 25, 2026
“Besoj te Rama”, ish-deputeti i PD, Dashnor Sula tregon pse pranoi ftesën e kryeministrit dhe shmang Berishën

Tolerancë zero ndaj abuzimeve, Sula: 22 mijë nga 35 mijë inspektimet vjetore kryhen në doganën e Hanit të Hotit

November 25, 2026
Unioni i Transportit Publik: Nga e hëna reduktojmë autobusët në Tiranë

Transporti publik nesër në protestë, ja kur autobusët do të nisin qarkullimin

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In