125 mijë nxënës nga klasa e parë deri në të katërtën do të përfitojnë libra falas vitin e ri shkollor 2018-2019.
Në një kohë kur Qeveria miratoi dje vendimin për shpërndarjen e librave falas për fëmijët deri në klasën e katërt, Ministria e Arsimit ka shpjeguar se si do të funksionojë procedura.
Në një prononcim për mediat drejtoresha e arsimit parauniversitar Zamira Gjini tha se tekstet falas duhet të rikthehen në fund të vitit shkollor.
“125 mijë fëmijë përfitojnë librat falas. Qeveria, libra falas për fëmijët e fillores. Tekstet falas duhet të rikthehen në fund të vitit shkollor. Shpërndarja e librave falas do të fillojë në shtator. Tekstet do të merren në shkolla me praninë e prindërve”, -tha Gjini.
a.ç