• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nxënësit në Kamëz u helmuan nga një detergjent, mjeku: Nuk ka shenja për konsum kanabisi

by Aalison Pearse Stevens
06/10/2016 18:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Helmimi i 5 nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Kamzë alarmoi policinë dhe politikën gjithashtu, pasi demokratët thanë se fëmijët konsumuan kanabis. Por një mjek pediatër e ka rrëzuar këtë pretendim. Fëmijët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Pesë nxënës të një shkolle 9-vjeçare të Kamzës janë helmuar nga aroma e një detergjenti që hapën në klasë dy djem të kësaj shkolle. Lajmi u përhap shpejt dhe u interpretua politikisht nga opozita e cila ngriti alarmin se nxënësit kishin konsumuar kanabis.

Gjithçka ka ndodhur që në orët e para mësimore, kur drejtoresha e shkollës “Jashar Hoxha” lajmëroi në numrin 112, e shqetësuar se mos nxënësit kishin konsumuar lëndë narkotike dhe autoambulanca i transportoi menjëherë drejt Pediatrisë, ku morën trajtimin e parë. Por çka ndodhur me të vërtetë me nxënësit, a u helmuan nga kimikati apo nga droga? Jashtë kamerave dhe pa dijeninë që po filmohej, mjeku Petrit Caca shpreh atë çka kishte konstatuar.

Më tej, të miturit e moshës 10 vjeç u transferuan drejt Urgjencës, për trajtim më të specializuar. Aty fëmijët u vizituan edhe nga deputetët demokratë Asllan Dogjani, i cili më herët kishte deklaruar se nxënësit kishin konsumuar kanabis. Por në dalje të spitalit ai ndërroi version.

Ndërkaq, Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, tha se 6 vajza ishin ndier keq nga aroma e gazit dhe se në shkollë nuk ishte përdorur lëndë narkotike.

Një nga prindërit e nxënësve thotë se vajzës së tij i kishte rënë të fiktë sapo doli nga palestra.

Së fundmi, burimet pranë Policisë së Tiranës thanë për TemA TV se me mbërritjen në këtë shkollë efektivët e komisariatit nr 5 kishin sekuestruar detergjentin që është dërguar për analiza laboratorike. “Nuk janë më tepër se 5 fëmijë të dërguar në spital. Të tjerët s’kanë pasur asnjë problem”-thanë burimet, të cilat shtuan se për dy djemtë përgjegjës për këtë situatë është vendosur paralajmërimi për përjashtim nga shkolla. Ndërkaq, mjekët shtuan se nxënësit ndodhen në kushte të mira shëndetësore dhe së shpejti do të dalin nga spitali./a.k

Next Post
Kryebashkiaku i Vlorës inspekton punimet: Kemi krijuar një liqen që qyteti të mos përmbytet

Leli nxjerr blof Berishën për kriteret e tenderit: Ke harruar vendimin që miratove vetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akuzohen për prodhim e shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre, GJKKO jep vendimin për tre të pandehurit, njëri prej tyre ish-efektiv policie

Akuzohen për prodhim e shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre, GJKKO jep vendimin për tre të pandehurit, njëri prej tyre ish-efektiv policie

February 13, 2026
Kina dhe ShBA vazhdojnë shkëmbimin e informacionit kundër drogës dhe luftën kundër pastrimit të parave

Kina dhe ShBA vazhdojnë shkëmbimin e informacionit kundër drogës dhe luftën kundër pastrimit të parave

February 13, 2026
Strategji e re për integrimin evropian të Ballkanit, Merz paralajmëron ndryshime të mëdha nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, çfarë pritet të ndodhë pas prillit?

Strategji e re për integrimin evropian të Ballkanit, Merz paralajmëron ndryshime të mëdha nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, çfarë pritet të ndodhë pas prillit?

February 13, 2026
Akuzohet për vrasje/ Safet Bajri kërkon lirimin nga burgu, zbardhet kërkesa në Kushtetuese

Akuzohet për vrasje/ Safet Bajri kërkon lirimin nga burgu, zbardhet kërkesa në Kushtetuese

February 13, 2026
U ekstradua një ditë më parë nga Belgjika/ GJKKO i komunikon masën e arrestit Sergej Hasanpapajt, i përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës

U ekstradua një ditë më parë nga Belgjika/ GJKKO i komunikon masën e arrestit Sergej Hasanpapajt, i përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës

February 13, 2026
Protesta e dhunshme e Berishës në 10 shkurt, lihen në detyrim paraqitje 7 të miturit e arrestuar

Protesta e dhunshme e Berishës në 10 shkurt, lihen në detyrim paraqitje 7 të miturit e arrestuar

February 13, 2026
 A ka moshë dashuria?

 A ka moshë dashuria?

February 13, 2026
Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska

Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska

February 13, 2026
Verifikimi i të dhënave të pronës do të bëhet edhe përmes internetit, ASHK: Akses i lehtë dhe transparencë më e madhe!

Verifikimi i të dhënave të pronës do të bëhet edhe përmes internetit, ASHK: Akses i lehtë dhe transparencë më e madhe!

February 13, 2026
“Nuk ka pasur polici në UÇK”, mbrojtja e Selimit rrëzon pretendimet e prokurorisë në Speciale

“Nuk ka pasur polici në UÇK”, mbrojtja e Selimit rrëzon pretendimet e prokurorisë në Speciale

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In