• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nxënësit e Shkallës së Dajtit bëhen me shkollë të re (GALERI)

by A R
16/10/2017 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkolla e fshatit Shkallë në Dajt tashmë është larg asaj godine të degraduar ku fëmijët ishin të detyruar të ndanin klasën dhe me ambientin e magazinimit të druve.

Falë investimit të bashkisë së Tiranës dhe “Fundjava Ndryshe”, tashmë shkolla “Ejona Dinga” është rikonstruktuar me të njëjtën cilësi si shkollat më të mira të Tiranës

“Sot jemi në shkollën më të vogël të bashkisë së madhe të Tiranës, ndërkohë që vitin e filluam në shkollën më të madhe të bashkisë së Tiranës, te gjimnazi “Qemal Stafa”, me rikonstruksionin e godinës. Shkolla e fshatit Shkallë ka më pak nxënës se klasa më e vogël në Tiranë, por ka një parim: Një për të gjithë, të gjithë për një. Që do të thotë se duhet të ofrojmë të njëjtin shërbim, si në qendër të Tiranës, si në Bllok, si brenda Unazës, si në zonat periferike, deri në stacionin tonë të fundit që është shkolla e fshatit Shkallë”, tha Veliaj.

Ai shprehu mirënjohje për kontributin që kanë dhënë vullnetarët dhe aktorë të tjerë në rikonstruksionin e kësaj shkolle, duke theksuar se vullnetarizmi është i nevojshëm në Tiranë.

“Dua të falenderoj të gjithë kolegët që kanë kontribuar, sidomos “Fundjava ndryshe”, Arbrin, dhe miqtë e tjerë të fondacionit. Në Shqipëri njerëzit janë ndarë në dy kategori: ka një kategori që bën vetëm vërejtje, por ka një kategori tjetër që e sheh problemin dhe në vend që të bëjë vërejtje thotë, a mund të ndihmoj unë që kjo të zgjidhet. Kjo është kategoria që përfaqëson “Fundjava ndryshe” dhe gjithë vullnetarët fantastikë të qytetit të Tiranës”, u shpreh Veliaj.

“Është bërë restaurimi i plotë i shkollës, janë siguruar kushtet e nevojshme që fëmijët të bëjnë mësimin në gjendje normale. Ky është hapi i parë që kemi marrë në rehabilitimin e një shkolle dhe shpresojmë që në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës nismat e radhës të jenë për të gjithë shkollat që frekuentohen nga nxënësit në fshatrat e Tiranës”, u shpreh drejtuesi i nismës “Fundjava Ndryshe”, Arbër Hajdari. /b.d

Next Post
Këto janë 10 ushtrimet për të qenë i lumtur çdo ditë të jetës tuaj

Këto janë 10 ushtrimet për të qenë i lumtur çdo ditë të jetës tuaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

April 7, 2026
Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

April 7, 2026
“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

April 7, 2026
FOTO/ Ditën e votimit si ministër, Gonxhe tregon bashkëpunimin me paraardhësen Margariti

“11% turistë më shumë në mars”, Gonxhja: Oferta shqiptare po fiton vëmendjen e botës

April 7, 2026
SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

April 7, 2026
“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

April 7, 2026
Ulet për herë të parë për këtë vit çmimi i naftës: Ja sa do të kushtojë një litër

Nafta 224 lekë, Konfindustria: Rishikoni politikën fiskale të karburanteve

April 7, 2026
Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

April 7, 2026
BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

April 7, 2026
FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In