• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nxenësi: Mësuesi kyçej në klasë me shoqen

by
06/06/2015 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nxënës i shkollës “Hysen Malko” në fshatin Kryekuq të Divjakës, ku mësuesi Demir Hoxha abuzonte seksualisht me shoqen e tij të klasës 12-vjeçaren A.K, ka flour për ngjarjen.
11-vjeçari M.K ka treguar më shumë rreth mësuesit kujdestar si dhe marrëdhënies që ai kishte më të miturën.

“Dikur mua më pëlqente shumë si mësues, sepse ishte shumë i dashur, na ndihmonte me detyrat dhe na plotësonte ndonjë tekë gjatë orës së mësimit, por tani nuk më pëlqen më. Veprimi që bëri ai me shoqen tonë është shumë i keq”, tregon ai.

11-vjeçari thotë se sjelljen e dyshimtë mes mësuesit dhe nxënëses A.K ata e kishin vënë re që muaj më parë dhe ua kishin treguar këto dyshime edhe prindërve, por askush nuk i kishte marrë seriozisht.

“Ne kemi dëshirë të dalim dhe të luajmë jashtë në oborr dhe gjatë këtij viti mësuesi na i plotësonte dëshirën çdo ditë, duke na lënë të lirë të dilnim, me pretekstin se do të zhvillonim fizkulturë. Ne dilnim, ndërsa A. nuk dilte asnjëherë. Atë e mbante mësuesi në klasë, me pretekstin se do ta ndihmonte për të parë detyrat apo testimet ose për të plotësuar regjistrin. Dyshimet tona u rritën, kur vumë re se perdet e klasës mbylleshin, kur mësuesi ishte vetëm me A. në klasë. Një herë, kur disa të rritur na i morën topin, ne tentuam që të lajmëronim mësuesin, por nuk mundëm, pasi ai derën e kishte mbyllur me çelës dhe nuk e hapte, edhe pse ne trokitëm për shumë minuta”, thotë 11-vjeçari.

Ai tregon se ky nuk ishte rasti i vetëm. Në pozicione të papërshtatshme mësuesin e kanë parë edhe nxënës të tjerë nga klasa.

Madje një vajzë guxoi dhe e shkroi diçka të tillë edhe në dërrasën e zezë, mirëpo asgjë nuk ndryshoi. “Atë ditë nuk kemi bërë fare mësim, vetëm kemi folur për këtë ngjarje. Madje dy vajza qanë, sepse menduan se ishin ato në atë vizatim”, tregoi 11-vjeçari. Sipas tij, A.K mbahej shumë me hatër nga mësuesi. Ajo kontrollonte detyrat, madje plotësonte edhe regjistrin. “Ishte shumë e lirshme në klasë dhe ulej shpesh te tavolina e mësuesit dhe ai nuk i thoshte gjë. Thashethemet për marrëdhënien mes mësuesit dhe A. në klasën tonë kanë nisur që kur ishim në klasën e tretë, pasi një shok pretendonte se i kishte parë bashkë, duke bërë veprime të pahijshme. Por, ato u thelluan më shumë në fund të klasës së pestë, kur mësuesi kalonte shumë kohë i mbyllur në klasë me A. duke mbyllur perdet dhe derën me çelës, sa herë ne largoheshim”, tregon M./ Marrë nga Shekulli

Next Post

Agonia dy orëshe e një peme të gjymtuar nga Bashkia e Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
Skandali me aflatoksinën në qumësht, Sula: Bllokohen 105 tonë misër, së shpejti kontrollet në dogana bëhen vetëm online

Skandali me aflatoksinën në qumësht, Sula: Bllokohen 105 tonë misër, së shpejti kontrollet në dogana bëhen vetëm online

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In