• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nxënës të Tiranës punime me materiale të ricikluara, Veliaj: Kultura fillon që nga bankat

by Java News
04/05/2018 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nën moton “Ju mund”, dhjetëra nxënës të shkollave të ndryshme të kryeqytetit u bënë pjesë e konkursit për idenë më të mirë në ndërgjegjësimin e të rinjve për diferencimin e mbetjeve dhe riciklimin e tyre. Punët e tyre u paraqitën në një aktivitet në Parkun Rinia, ku kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kultura për të mbajtur një qytet pastër fillon që nga bankat e shkollës.

“Një mentalitet i pastër, një kulturë që e do qytetin me higjienë, që kultivon ndjenjën e riciklimit dhe që e fillon këtë që nga bankat e shkollës, është një qytet që ka të ardhme”, u shpreh Veliaj. Ai kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për respektimin e rregullave të përbashkëta në qytet dhe u bëri thirrje që t’i jepet fund fenomenit të shitjes produkteve ushqimore në rrugë, në një kohë kur Bashkia e Tiranës ka ndërtuar tregje të reja me standarde në të gjitha njësitë e Tiranës.

“Ka disa të rritur që çfarëdo që të bësh thonë: ‘Hip se të vrava, zbrit se të vrava’. Ama, të gjithë e dimë se siç kemi rregulla në shtëpitë tona, ka rregulla edhe në qytet. Pra, trotuaret janë për të ecur, tregjet janë për të shitur; plehrat janë për t’u hedhur në kosh, semafori është për të respektuar qarkullimin, hapësira publike është për t’u shijuar nga të gjithë dhe korsia e biçikletave është vetëm për dyrrotakët”, tha Veliaj, duke shtuar se nëse një qytet i madh funksionon si një familje e mirë, atëherë të gjithë banorët do të mund të kenë një jetë dinjitoze.

Kryebashkiaku vlerësoi edhe kontributin e kompanive, të cilat gjithnjë e më shumë po marrin përsipër përgjegjësi sociale në të mirë të komunitetit.

“Unë e di sa e vështirë është të jesh mësues. Në fakt një mësues nuk është vetëm dikush që jep një lëndë mësimi, është edhe psikolog, edhe mentor, edhe këshilltar, edhe dikush që të dëgjon, është një shpatull ku mund të mbështetesh, edhe dikush që të jep dorën. Ndaj kam shumë respekt për mësueset sepse nuk njoh një njeri që mund të transformojë jetën e një fëmijë, një të riu, më shumë se sa një mësues apo mësuese”, tha Veliaj.

Më pas, kryebashkiaku i Tiranës dhe Administratori i Eco Tirana, Diego Testi shpërndanë çmimet fituese për shkollat e kryeqytetit, të cilat kishin paraqitur idenë dhe punimet më të mira. Edicioni i dytë “Ju mund” u shtri në të gjitha shkollat e qytetit, për t’i lejuar nxënësve të grupmoshave të ndryshme të shprehnin idetë e tyre për mbajtjen pastër të ambientit dhe kategorizimit të mbeturinave./a.ç

Next Post
“Nën hetim 40 persona për çështjen e Habilajve”

Saimir Tahiri i dorëzon mandatin Kuvendit, letra drejtuar Ruçit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13 gabimet e Zelenskyt!

Samiti i NATO-s në Tiranë, ironizon Hila: Do ta presë kryeministër Gonia dhe president Tiku…

July 8, 2026
Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

July 8, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Samiti i radhës i NATO-s, Zogaj: Uroj mos të ndodhin ngjarje që të mos mbahet ky takim në Tiranë

July 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Rama e ka seriozisht reflektimin”, Rexhaj: Ka kuptuar se një pjesë e qeverisë ka mbetur pas

July 8, 2026
Erdogan habit liderët e vendeve të NATO-s, u dhuron pistoleta me emrat e tyre të gdhendur! Starmer e refuzon sepse…

Erdogan habit liderët e vendeve të NATO-s, u dhuron pistoleta me emrat e tyre të gdhendur! Starmer e refuzon sepse…

July 8, 2026
Si po e kthen Irani varrimin e Khameneit në shfaqje force

Si po e kthen Irani varrimin e Khameneit në shfaqje force

July 8, 2026
AKEP kërkon ligj të ri: Materialet me dhunë ndaj të miturve të hiqen brenda 30 minutash

AKEP kërkon ligj të ri: Materialet me dhunë ndaj të miturve të hiqen brenda 30 minutash

July 8, 2026
Mjeku dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e 15 pacientëve, dyshohet për shumë raste të tjera

Mjeku dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e 15 pacientëve, dyshohet për shumë raste të tjera

July 8, 2026
Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

Qershori i protestave, Gonxhja: Muaji më i keq për turizmin, pësuam rënie të menjëhershme!

July 8, 2026
Begaj në Luginën e Preshevës: Shqipëria do të jetë zëri i shqiptarëve në institucionet ndërkombëtare

Begaj në Luginën e Preshevës: Shqipëria do të jetë zëri i shqiptarëve në institucionet ndërkombëtare

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In