• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I nxehti përvëlues, ja pijet dhe ushqimet që nuk duhet të konsumoni

by Java News
09/07/2017 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këto ditë të nxehta vere jemi në kërkim të pjatave të lehta në mënyrë që të ushqehemi pa u ndier në faj. Por përballë aperitivëve dhe darkave jashtë me miqtë nuk është e thjeshtë…

Duhet të dini që me ngrohjen e motit, konsumi energjik i organizmit tonë zvogëlohet, sepse shpenzohet më pak energji për të ruajtur temperaturën e trupit. Por nga ana tjetër rritet nevoja për hidratim, kështu që sa më shumë ujë dhe sa më pak yndyrna…Shmangni ushqimet tepër të përpunuara dhe pikante.
Por, cilat janë disa nga ushqimet për t’u evituar gjatë verës

Të skuqurat
Në fakt do të ishte mirë t’i eliminonit gjatë gjithë vitit. Por duke qenë se kalojnë në një proces tretjeje të ngadaltë, shkaktojnë ndjesi përgjumjeje dhe rëndese. Shkoni për ushqime të gatuara sa më pak.

Pijet me gaz e sheqer
Është e vërtetë që pijet e ftohta freskuese japin ndjesinë e shuarjes së etjes më shumë se uji. E gabuar. Sheqernat dhe ëmbëlsuesit e shumtë artificialë veprojnë si diuretikë, duke rritur rrezikun e dehidratimit. Më mirë pini ujë, por jo akull sepse mund t’ju shkaktojë dhimbje koke. As pije alkoolike.

Mishi i kuq
Shumë kalori dhe yndyrna, perfekte për dimrin, por të vështira për t’u tretur në verë. P.sh një cheeseburger përmban 750 kalori dhe 50 gram yndyrna. Më mirë preferoni pulën dhe gjelin e detit.

Karbonara dhe salca të gatshme
Makaronat nuk duhet të mungojnë në një dietë të ekuilibruar por duhet të bëni kujdes me salcën. Braktisni salcat e gatshme dhe të ringrohura. Karbonara? Jo. Më mirë provoni pesto arrash, vaj ulliri, rukola.

Ushqime delikate
Ngrohja rrit rrezikun e kontaminimit të ushqimeve, kështu që mos i lini për shumë gjatë jashtë frigoriferit sidomos ushqimet me pana, kremrat e përgatitura me vezë, salcat me majonezë ose karbonarën klasike.

a.ç

 

 

 

Next Post
E dashura e 20-vjeçarit e dinte që ai do vetëvritej, por ajo nisi të tallet me të (mesazhet)

E dashura e 20-vjeçarit e dinte që ai do vetëvritej, por ajo nisi të tallet me të (mesazhet)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com