• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I nxehti dhe thatësira, edhe Toskana në Itali shpall gjendjen e emergjencës

by Java News
02/07/2017 13:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vala e të nxehti dhe thatësira e zgjatur ka prekur këto ditë jo vetëm Shqipërinë, por thuajse të gjitha vendet e rajonit dhe Evropën. Italia po përjeton këto ditë një mot të nxehtë që nuk ishte parë prej disa dekadash. Temperaturat e larta kanë shkaktuar probleme të shumta te rezervat hidrike.

Në këtë situatë, Drejtuesi i rajonit të Toskanës në Itali Enrico Rossi firmosi këtë mëngjes shpalljen e gjendjes së emergjencës, sa i përket krizës së ujit në Toskanë. Kjo do të pasohet me kërkesën drejtuar Këshillit të Ministrave, për shpalljen e gjendjes së emergjencës në nivel kombëtar.

 Me dekretin e firmosur sot, Rossi autorizoi një task forcë në përbërjen e së cilës përveç përfaqësuesve rajonalë, ka edhe përfaqësues nga Autoriteti Ujor i Toskanës, Këshilli i Qarkut, bashkitë dhe strukturat shëndetësore të cilët do të duhet të paraqesin brenda 30 ditësh, një plan të veçantë ndërhyrjesh, me qëllim minimizimin e efekteve të mungesës së ujit.

Task-forca do të mblidhet në ditët e para të javës që vjen, për t’i paraqitur kryetarit Rossi, masat e para të cilat do të vihen në zbatim.

Këshilltarja për Mjedisin, Federica Fratoni, thotë se duke nisur nga ditët në vijim, do të nisë zbatimi i masave për të reduktuar efektet negative sa i përket përdorimit të ujit në proceset e ujitjes dhe ato prodhuese, duke evituar në maksimum problematikat që mund të sjellë tek qytetarët kjo situatë kritike.

“Është një situatë e vështirë për bujqësinë, në veçanti për jugun e Toskanës, zonë e cila po vuan prej kohësh” –shprehet Këshilltari për Bujqësinë, Marco Remaschi.

Mjaft qytete të tjera të rajonit dhe më gjerë kanë shpallur gjendjen e emergjencës si pasojë e temperaturave tepër të larta që nuk ishin regjistruar prej vitesh

a.ç

Next Post
Arbitrazhi për demarkacionin Slloveni-Kroaci veproi njësoj si në rastin Kosovë-Mali i Zi

Arbitrazhi për demarkacionin Slloveni-Kroaci veproi njësoj si në rastin Kosovë-Mali i Zi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët u përhapën dhe dogjën ullishte, arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët u përhapën dhe dogjën ullishte, arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër

October 4, 2026
Shembet harku i famshëm i Hawaiit, monumenti natyror 27 metra i lartë përfundon në Oqeanin Paqësor

Shembet harku i famshëm i Hawaiit, monumenti natyror 27 metra i lartë përfundon në Oqeanin Paqësor

October 4, 2026
Aksident fatal në Mitrovicë–Prishtinë, humbin jetën 2 të rinj

Aksident tragjik në Tiranë! Humb jetën e moshuara, në pranga 20-vjeçari

October 4, 2026
Katër ditë para skadimit të afatit kushtetues për presidentin e ri të Kosovës, Kurti: Zgjedhjet janë të panevojshme

Edhe tre ditë për marrëveshjen, ose Kosova shkon sërish në zgjedhje

October 4, 2026
Angelina Jolie i drejtohet botës me pamjet tronditëse: Çfarë ka mbetur nga Gaza?

Angelina Jolie i drejtohet botës me pamjet tronditëse: Çfarë ka mbetur nga Gaza?

October 4, 2026
Punën e armikut po e bëjmë vetë

Punën e armikut po e bëjmë vetë

October 4, 2026
FOTO/ Trafik droge me postë nga SHBA, kapen rreth 5 kilogramë e cilësisë së lartë me THC! Në pranga 20-vjeçari në Bathore, detajet e hetimit

Kapet në Tiranë një i shumëkërkuar nga Italia, i dënuar me mbi 21 vite burg, pritet ekstradimi

October 4, 2026
DETAJE / Viktima po çonte qumështin për të shitur, si ndodhi aksidenti në Korçë

DETAJE / Viktima po çonte qumështin për të shitur, si ndodhi aksidenti në Korçë

October 4, 2026

Pse është rritur besimi në ekonomi në shtator?

October 4, 2026
Nga Maldivet te Durrësi: zgjedhja surprizë e belgëve për pushimet verore

Nga Maldivet te Durrësi: zgjedhja surprizë e belgëve për pushimet verore

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com