• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Nxehen” kursimet në lekë dhe në valutë, rreth 240 milionë euro më shumë në banka në korrik

by A R
28/08/2025 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Muaji i nxehtë i korrikut ka qenë pozitiv për kursimtarët si në lekë ashtu dhe në valutë. Në korrik, kursimet në total, duke konvertuar monedhën vendase në euro, janë rritur me rreth 240 milionë euro (10.5 miliardë lekë dhe 141 milionë euro).

Statistikat e Bankës së Shqipërisë bënë të ditur, se stoku i kursimeve në lekë në fund të muajit korrik ishte 665.7 miliardë lekë, me një rritje prej 1.6%, ose rreth 10.5 miliardë lekë më shumë në krahasim me muajin e mëparshëm, duke shënuar rritjen më të fortë që nga janari.

Ky është muaji i dytë radhazi me shtim të fortë të kursimeve në lekë. Në ecurinë e korrikut ka ndikuar rritja e depozitave të korporatave financiare, që janë zgjeruar me 3.5 miliardë lekë, ose 3.6% më shumë. Edhe kursimet e rezidentëve kanë vijuar tendencën rritëse, duke u shtuar me 4.4 miliardë lekë, ose 1.8%.

Me bazë vjetore (korrik 2025/korrik 2024), depozitat në monedhën vendase janë rritur me 11.8%, ose gati 70.5 miliardë lekë më shumë. Në korrik, një periudhë sezonale, kur ka si prurje nga emigrantët ashtu dhe të ardhura nga turizmi është rikthyer rritja e depozitave në valutë, pas ngadalësimit të qershorit.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave në monedhën e përbashkët ishte 8.26 miliardë euro në fund të muajt korrik, me një rritje prej 141 milionë eurosh, ose 1.7% më shumë. Kjo është shtesa më e madhe mujore që nga gushti 2023.

Rritja është ndikuar si nga korporatat private e publike, ashtu dhe individët. Me bazë vjetore (korrik 2025/korrik 2024), depozitat në monedhën e përbashkët janë rritur me 8.3%, ose 635 milionë euro më shumë.

Banka e Shqipërisë e raporton totalin e kursimeve (lekë plus valutë) të konvertuara në lekë. Në fund të korrikut, stoku total i depozitave ishte 1.4 trilionë lekë, me një rritje me bazë vjetore prej 93 miliardë lekësh, ose 7% më shumë.

Stabilizimi i euros ka ulur ndikimin që rënia e kësaj të fundit dha në tkurrjen e kursimeve në valutë në momentin që ato raportohen në euro. Të matura sipas monedhave përkatëse, në një vit depozitat në lekë janë rritur me 70 miliardë lekë (rreth 700 mln euro) dhe ato në euro me 635 milionë euro, me një total prej 1.35 miliardë euro që janë shtuar në sistem për një vit./Monitor.al

Next Post
Shqipëri, vetëm 2 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit

COVID-19 rikthehet në Gjirokastër, 5 raste këtë javë në qendrën shëndetësore në Manalat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com