• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nusja i vrau nënën, djali zbulon ‘sekretin’ e Marianës: Ja me kë u konsultua

by Java News
15/03/2018 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet dosja se si është zbuluar vrasja e Lirie Lamit në Kamëz. 21-vjecarja Marjana Cmeta në rrëfimin që ka bërë para hoxhës Hysen Shehu tregon se si e mashtroi vjehrrën 48-vjeç për të pirë lëngun magjik, që ishte helmi fostoksinë, në mënyrë që ato të mos konfliktoheshin më. Olti Lami, djali i viktimës dhe ish-bashkëshorti i autores së krimit tregon cfarë dëgjoi në video.

“I kishte thënë që këtë lëng e kanë pirë të të gjithë dhe se do na bënte mirë për të mos patur probleme. Ajo I tregonte hoxhë Hysenit që erën e fortë që kishte patur lëngu për shkak të helmit, e kishte justifikuar tek mamaja duke I thënë asaj që erën e ka për shkak se e kishte bërë Hoxha dhe e kishte siguruar që e kishin pirë të gjithë. Marjana në video thotë se pas një ore nga momenti që I kishte dhënë lëngun, kishte shkuar tek dhoma e mamit për ta parë dhe aty e kishte gjetur të shtrirë në cepin e krevatit dhe se mamaja e kishte parë me shikim të vrazhdë, për këtë shkak Marjana kishte menduar se nuk kishte bërë efekt helmi. 

Pas kësaj Marjana shpjegon se kishte shkuar tek dhoma ku flinin dhe kishte marrë një shall dhe ja kishte lidhur në fyt për ta mbytur. Mamaja kishte dashur të hapte dritaren e dhomës për ti thirrur Dhuratës për ndihmë, por Marjana e kishte kapur dhe nuk e kishte lënë të bërtiste dhe të hapte dritaren. Marjana shpjegon se e kishte kafshuar mamanë pa vetëdije dhe se ishin kacafytur në korridorin e shtëpisë dhe shpjegonte se mamaja kishte patur shumë fuqi”, – thuhet në rrëfimin e 21-vjeçares te Hoxha. Gjithashtu Report TV ka siguruar edhe dëshminë e Marjana Cmetës në Prokurori, ku tregon se vjehrrën e ka gjetur pa ndjenja në kuzhinë, ndërkohë që më herët kishin debatuar dhe e kishte kafshuar.

“Nuk kam pasur marrëdhënie të mira me vjehrrën. Mbaj mend që e kam kapur vjehrrën nga duart me qëllim që ajo të mos dilte jashtë dhe më pas vjehrra më ka kapur nga dora dhe unë e kam kafshuar me dhëmbë në pjesën e dy duarve dhe ajo më ka lëshuar. Në këtë çast vjehrra më ka shtyrë dhe unë I kam thënë “në qoftë se më gjen gjë fëmijën, ti je shkaktare” dhe jam futur në banjë të qetësohesha. Pasi kam pritur rreth gjysmë ore dhe nuk kam dëgjuar të hapet dera, kam dalë nga dhoma e gjumit dhe kam parë vjehrrën të shtrirë në krevatin e vet dhe ka qenë e mbuluar me batanije të trashë.

E kam lënë një orë dhe më pas kam shkuar te dhoma ku rrinte dhe kam parë që s’kishte ndjenja. Më pas kam lajmëruar nusen e xhaxhait”, – thotë Marjana Cmeta në dëshminë e saj. Marjana Cmeta e vrau vjehrrën Lirie Lami në 30 prill 2017. Ngjarja iu mbajt e fshehtë dhe u zbulua pas rrëfimit të 21-vjecares te një hoxhës, I cili e regjistroi me video. Marjan Cmeta ditën e premte do të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda për tu njohur me masën e sigurisë.

a.ç

Next Post
Mbi 1 mln euro nga grabitjet, shkatërrohet banda shqiptare në Itali

Mbi 1 mln euro nga grabitjet, shkatërrohet banda shqiptare në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

Rama: “Prania Besnike” çdo të premte në orën 17:00, nuk do të ndryshojë për sa kohë jam kryetar i PS-së

September 3, 2026
Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran, Trump: Jemi të përgatitur për një sulm tjetër, kurdo që të duam

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran, Trump: Jemi të përgatitur për një sulm tjetër, kurdo që të duam

September 3, 2026
Rama: Për punë javësh do publikohet projekti i Sazanit dhe Nartë-Pishë Poro

Rama: Për punë javësh do publikohet projekti i Sazanit dhe Nartë-Pishë Poro

September 3, 2026
Krijohet “Flamingo Mirror”, Rama: Nëse qeveria s’i duket mirë qytetarit, përmirësojmë veten jo pasqyrën

Krijohet “Flamingo Mirror”, Rama: Nëse qeveria s’i duket mirë qytetarit, përmirësojmë veten jo pasqyrën

September 3, 2026
OKB paralajmëron për El Niño: Fenomeni shumë i fortë në pesë muajt e ardhshëm

OKB paralajmëron për El Niño: Fenomeni shumë i fortë në pesë muajt e ardhshëm

September 3, 2026
Hoxha takohet me zv.kryeministrin e Malit të Zi: Konfirmim i marrëdhënieve të shëndetshme

Hoxha takohet me zv.kryeministrin e Malit të Zi: Konfirmim i marrëdhënieve të shëndetshme

September 3, 2026
“Serbia e humbi Kosovën”, reagon Rama: Trollët në Prishtinë u lëshuan për të më rikonfirmuar si tradhtar

Rama: “Pasqyra Albania” për të kontrolluar qeverinë dhe luftuar dezinformimin. Të përfshihen edhe gjyqësori & legjislativi

September 3, 2026
27 vatra zjarri në 24 orë, vijon situata problematike në Dibër dhe Dajt

27 vatra zjarri në 24 orë, vijon situata problematike në Dibër dhe Dajt

September 3, 2026
I riu shqiptar qëllohet me armë në mes të Mynihut. Telefonon policinë për ndihmë!

I riu shqiptar qëllohet me armë në mes të Mynihut. Telefonon policinë për ndihmë!

September 3, 2026
Rikthehet i nxehti afrikan, termometri do të arrijë 43 gradë

Vapa e vjeshtës favorizon virozat, mjekët: Më agresive se vitin e kaluar, po prek moshat në punë

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com