• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nusja që helmoi vjehrrën, flet vjehrri: I gjeta SMS dashurie me një burrë të martuar, nuk e donte djalin tim

by A R
04/07/2017 08:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nusja nuk e ka dashur djalin tim. Atë e kanë martuar me zor prindërit e saj. Elda pranoi vetë në polici se e helmoi gruan time dhe se do të më helmonte dhe mua e veten e saj. I gjithë faji është i krushkut që arriti puna deri këtu. Pastaj vajza e tij dashuron një burrë me dy fëmijë nga fshati i saj i lindjes, në ZallReç të Dibrës. Ia kam gjetur mesazhet e dashurisë në celularin tim. Gjithashtu, nuses së tim biri i kam gjetur edhe një mal me letra dashurie. Të gjitha këto prova ia kam dorëzuar policisë”. Kështu deklaroi dje Eduart Stafa nga fshati Milaq i Shijakut. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, 47- vjeçari tha se djali i tij 20-vjeçar u martua me shkuesi me vajzën 19-vjeçare nga Dibra dhe se mblesë u bë halla e kësaj të fundit, që është e martuar në fshatin Milaq. Ndërkaq, vjehrri i 19-vjeçares pohoi se krushku nga Dibra ia dërgoi të birin, Donaldin në Greqi pa dijeninë e tij dhe pa dokumente dhe ky është halli më i madh i tij.

Zoti Eduart, policia ka arrestuar nusen e djalit tuaj, pasi akuzohet se ka tentuar të helmojë bashkëshorten tënde, Arjanën. Çfarë mund të na thoni në lidhje me këtë ngjarjeje?

Nusja e tim biri, Elda Tanushi u arrestua nga policia, pasi e denoncova unë. Ishte djali i vogël që më lajmëroi se ime shoqe ishte sëmurë. E çuam urgjentisht në spital dhe aty mësuam se gruaja ime ishte helmuar, pasi nusja i kishte hedhur helm në gotën e kosit. Jam shumë i tronditur nga kjo që ndodhi.

Ju jeni i sigurt se nusja helmoi gruan tuaj?

Po, jam mëse i sigurt. Pastaj ajo vetë pranoi në polici se i kishte hedhur në gotë helm që përdorim kundër insekteve. Ajo e kishte vendosur të më helmonte dhe mua dhe pastaj veten e saj.

Nga e njohët 19-vjeçaren nga Dibra?

Elda ka hallën e saj të martuar në fshatin tonë. Kjo e fundit ndërhyri të martonte mbesën e saj me djalin tim të madh, Donaldin. Por, nusja s’e ka dashur asnjëherë djalin tim. Krushku e martoi të bijën këtu pa dëshirën e saj. Ai e ka ditur fort mirë se e bija nuk e donte djalin tim.

Përse e thoni këtë?

E them këtë se nusja do dikë tjetër. E kam zbuluar nga telefoni im. Duke qenë se në shtëpinë time s’kishte njeri tjetër telefon, ajo më kërkonte për çdo ditë që t’i jepja celularin për të folur me nënën, babain, vëllain dhe njerëzit e saj.

Unë ia jepja, pasi e konsideroja si fëmijën tim. Zbulova se ajo fliste me të dashurin e saj, që është një burrë i madh në moshë (thotë emrin dhe mbiemrin e tij). Ky burri është nga fshati Zall-Reç, ka dy fëmijë, por i ka vdekur gruaja.

Ju po e akuzoni nusen e djalit, ku i keni SMS-të që dëshmojnë lidhjen e saj jashtëmartesore?

Nuk po e akuzoj, por po them një të vërtetë. Celularin tim e ka policia për verifikim. Aty gjenden dhe SMS-të e nuses me të dashurin e saj. Por, unë kam dhe prova të tjera që ia kam dorëzuar gjithashtu policisë. Në banesën time kam gjetur një mal me letra dashurie. E përsëris, jam i sigurt se ajo nuk e ka dashur djalin tim dhe prindërit e kanë martuar me zor. Elda ka grisur të gjitha fotot e bëra në dasmë. Ka ruajtur vetëm ato ku ka dalë me kushërinjtë e saj. Nuk ka asnjë fotografi me ne. Gjithë këtë e ka bërë krushku. Me nusen jam sjellë si baba, pasi kam tre djem dhe nuk kam vajzë. Pse duhet ta bënte ajo atë gjë që bëri, kur ne silleshim shumë mirë me të?! Ne ushqeheshim me duart e saj. Ajo bënte bukën e gjellën, ne e hanim. Jeta e gjithë familjes sime ishte në duart e saj. Por, problemi im më i madh nuk është e gjithë kjo që ndodhi. Halli im më i madh është im bir që ndodhet në Greqi.

Djali juaj është në dijeni të ngjarjes, keni folur me të?

Pas helmimit të gruas nuk kam folur, pasi celularin ku kisha numrin e tij ma ka marrë policia. Pas arrestimit të nuses së tij, njoftova krushkun nga Dibra dhe i thashë se vajzën e ke në polici. Krushku ka ardhur dhe e ka takuar të bijën, ndërsa unë nuk kam folur dot me djalin tim. Ishte krushku që ma çoi djalin në Greqi më 14 maj dhe nuk na tregoi gjë fare. Donaldi për herë të parë dilte nga fshati. S’kishte qenë asnjëherë në Greqi. Krushku e çoi atje pa dokumente me djalin e tij.

Do e falni nusen e djalit, e cila është e re në moshë dhe për më tepër ju thoni se faji nuk është i saj, por i prindërve të saj?

Jo, nuk mundem ta fal. Ajo bëri krim.

Çfarë tha nusja në polici

Elda Tanushi, nusja 19-vjeçare ka bërë të ditur se vjehrra e saj ia nxinte jetën. Ky ka qenë dhe shkaku që e ka detyruar të ndërmarrë veprimin e rëndë, hedhjen e helmit në gotën e kosit.

“Jam nga Dibra dhe nuk i kam bërë ende 6 muaj që jam martuar. Unë jam 19 vjeçe dhe im shoq është 20 vjeç. Sa u martuam, burri më tha që do të ikte në Greqi. Iu luta shumë të qëndronte, duke i thënë se jemi çift i ri. Qëndroi dy muaj, por prindërit e tij i thoshin: Ik, ik në Greqi se jemi fukarenj. Ai iku e më la në shtëpi me vjehrrën, me vjehrrin dhe vëllain e tij. Vjehrra ma nxiu jetën. Më donte 24 orë në këmbë. Nuk i mjaftonte që punoja, por më ofendonte. Ajo nuk më do. Nuk më lë as të zë asnjë shoqe në fshat. Nuk bëhet fjalë për të dalë nga shtëpia. Vetëm në fushë, për të punuar tokën. Për çdo ditë sherr, për çdo punë që bëja. Unë e ndjej veten të huaj shumë në atë familje. Ma nxinë jetën”, – ka deklaruar Elda Tanushi. Nusja e re ka thënë se priste të gjente ngrohtësi te familja e burrit, por ata e kanë trajtuar shumë keq. “E pranoj që në një çast shumë të rëndë, i hodha pak ilaç mizash vjehrrës në gotën e kosit. Kisha vendosur që të vdisja edhe vetë. Do të pija bar miu. Nuk kisha asnjë rrugëzgjidhje tjetër për të shpëtuar nga e gjitha kjo. Jeta ime nuk shtyhet më. Nuk e shtyj dot, sepse burri rri në Greqi, ndërsa unë me familjen e tij në fshat. Vjehrra më thoshte ‘ja, ne po të mbajmë, të ushqejmë dhe të veshim’. Në punë nuk bëhet fjalë të më çojnë. Më torturojnë sepse e dinë që familjen time e kam larg, në Dibër”, – ka pohuar para inspektorëve të policisë së Shijakut, 19-vjeçarja.

 

 

Next Post
Vihen nën kontroll pas 3 ditësh zjarret në Shëngjin, tmerruan pushuesit dhe banorët

Tiranë/ Zjarr në magazinën e riciklimit të mbetjeve spitalore, nuk ka të lënduar

Comments 1

  1. lonener says:
    2 years ago

    Burri im bëri kërkesë për divorc, por me ndihmën e Dr. Dawn Acuna, unë dhe bashkëshorti im jetojmë në paqe me gëzim dhe lumturi. dhe tani ai më trajton si një mbretëreshë dhe më përqafon gjatë gjithë natës, kjo është ajo që kam kërkuar ndonjëherë nga burri im falë Dr dawn acuna, kontakto në Whatsapp:{ +2349046229159 }Email: ( dawnacuna314@gmail.com ) *Nëse doni të pajtoheni me të dashurin tuaj.*Nëse doni që barishtet të mbeteni shtatzënë.*Nëse doni një unazë magjike.*Nëse doni të kuroni çdo lloj sëmundjeje.*Nëse doni të bëheni të famshëm në biznesin tuaj.Dhe të tjerëve , Ju premtoj rezultat pozitiv për qind, ajo është e sinqertë që i mban gjithmonë fjalët e saj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Terror i ICE në Minneapolis: Nën hetim guvernatori dhe kryebashkiaku! Mobilizohet Garda Kombëtare

Terror i ICE në Minneapolis: Nën hetim guvernatori dhe kryebashkiaku! Mobilizohet Garda Kombëtare

January 18, 2026

Prapaskenat në Venezuelë: Njeriu i hekurt i Maduros bashkëpunoi me SHBA për rrëzimin e tij

January 18, 2026
Plas sherri mes dy vajzave në Elbasan, e reja godet me shkop gome 24-vjeçaren

Dhunohen kunatat në Korçë, njëra arrestohet, tjetra nën hetim

January 18, 2026
Dënim i rëndë në Angli, trajneri përjashtohet për 12 vite nga futbolli

Dënim i rëndë në Angli, trajneri përjashtohet për 12 vite nga futbolli

January 18, 2026
Finalisti i AGT habit kryeministrin, Dashnor Bushi truke magjie me Ramën (VIDEO)

Finalisti i AGT habit kryeministrin, Dashnor Bushi truke magjie me Ramën (VIDEO)

January 18, 2026
Sulmi Iranian ndaj Izraelit/ Minxhozi: Zanafilla e krizës daton me 7 Tetor. Netanyahu mori një mesazh të fortë me vizitën në SHBA

Një vjetori i Presidencës Trump dhe provincializmi endemik shqiptar

January 18, 2026
VIP-at me NIPT në rrjetet sociale/ Influencerëve dhe blogerëve që nuk regjistrohen në QKB do t’iu bllokohen llogaritë

VIP-at me NIPT në rrjetet sociale/ Influencerëve dhe blogerëve që nuk regjistrohen në QKB do t’iu bllokohen llogaritë

January 18, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 19 Janar 2026

January 18, 2026
Tatimi mbi të ardhurat: Ja lista me 262 profesionet që do jenë objekt tatimi 13-23% nga 1 Janari 2024

Tregu i sigurimeve-Ekspertët: Të drejtpeshohen parandalimi me komepsimin e dëmeve

January 18, 2026
Tarifat ndaj aleatëve të NATO-s për Groelandën-Kryeministri britanik dhe liderët evropianë dënojnë planin e Trumpit

Tarifat ndaj aleatëve të NATO-s për Groelandën-Kryeministri britanik dhe liderët evropianë dënojnë planin e Trumpit

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In