• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nusja na futi sherrin në shtëpi!” Prindërve u shkelet besimi: Djali plangprishës po na hedh në rrugë!

by E S
27/07/2025 18:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Martesa 53-vjeçare e Marjanës dhe Qaniut, çiftit që përballet në “Shihemi në Gjyq”, po lëkundet nga një konflikt i fortë. Marjana ka kërkuar të ballafaqohet me të shoqin në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan për djalin e madh, Ervinin. Veç tij, ata kanë edhe një vajzë e një djalë tjetër, Florindin, i cili gjendet në publik.

Marjana thotë se problemi është fakti që Qaniu i ka dhënë gjithçka djalit të madh. Ervini është martuar dy herë dhe për familjen, ka sjellë vetëm probleme.

Qani: Ky djalë gjithë jetën ka qenë i shkatërruar për shtëpinë, probleme. Luante bixhoz, lekët i çon në bixhoz!

Marjana: Po mirë atëherë, ti si i besove që i dhe firmën?

Qani: I besova që ta marrim në gjirin tonë, ta fusim në shina!

Marjana: Ku je sot ti me birin tënd?

Qani: Na mashtroi! Më dha fjalën që…

Marjana: Si të mashtroi? Të mbylli derën dhe iku! Të mbylli gazin, dritat, ujin, ku do të shkosh ti kur të kthehesh në Shqipëri?

Qani: Grua, është gjaku i trupit, po s’besove edhe te fëmija, ku do të besosh më?

Marjana: Nuk besoj! Kur ata s’na duan ne, burrë e grua, po ne pse do t’i duam?

Marjana shprehet se i biri i ka thënë “nuk do të të zhgënjej.” Çifti kishte bindjen se do të kalonte pleqërinë me djalin e madh dhe nusen, por fjalët janë përmbysur.

Marjana: Unë nuk e dija llafin “zhgënjim”, çfarë është zhgënjimi, vrisja mendjen. Ky e pati marrë me qejf të madh nusen, nusja i ka shpatullat kështu, shemb kodrat, bën këtë e atë, ajo na erdhi e na futi sherrin në shtëpi!

Qani: Ashtu e dha llafin edhe vëllai, edhe familja, nuk doli gjë.

Marjana: Ajo më ka thënë mua “ik në azil.” Me djersën time, me gjakun tim, “ik në azil”, tha.

Eni Çobani: Po ti je goxha zonjë, si do të shkosh në azil ti? Ti je e zonja e vetes!

Marjana: Ashtu më ka thënë, “ik në azil”, më ka thënë mua nusja, çuni.

Eni Çobani: Po tani, ti dyshon që ky është me Ervinin dhe janë kundër teje?

Marjana: Nuk di gjë unë, i di ky ato problemet. Ky do të më japë llogari sot këtu!

Prona që Qaniu i ka dhënë djalit është shtëpia e çiftit në Itali. Ai i ka thënë Ervinit se Marjana nuk është dakord duke shkaktuar edhe konflikt mes nënë e bir. Qaniu shprehet se mendonte që i biri do të ndryshonte duke i dhënë gjithçka dhe jo të ndodhte e kundërta.

Marjana: Firmën e ka hedhur ky! Zotëria e ka hedhur firmën, i ka dhënë atij Ervin Muçës!

Qani: Ia dhashë se më ka premtuar, më ka premtuar që do të rri gjithë jetën me ju, do ju mbaj unë bashkë me gruan.

Marjana: Shkoi i tha edhe çunit, mami nuk do të ta hedhë firmën për shtëpinë.

Qani: Më ka mashtruar!

Eni Çobani: Pra paske futur në grindje edhe Marjanën me djalin? Pse i tregove djalit që s’do Marjana se nuk e kuptoj tani?

Qani: Ai ishte më i shtrembri në familjen tonë. Doja ta drejtoja!

Eni Çobani: Ti doje t’i jepje gjithë pasurinë për ta drejtuar apo…

Qani: I dhashë çdo gjë atij, më ka thënë për mua shko ku të duash, unë të nxjerr nga shtëpia! Të nxjerr nga shtëpia, kurse nusja thotë ju të dy shkoni në azil.

Next Post
BE mbështet ekonominë qarkulluese të vendit! Fondet si pjesë e Kapitullit 27, fokusi mjedisi e tranzicioni i gjelbër

BE mbështet ekonominë qarkulluese të vendit! Fondet si pjesë e Kapitullit 27, fokusi mjedisi e tranzicioni i gjelbër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një burrë i vuri flakën vetes? Autobusi në Zvicër shkrumbohet për disa minuta, 6 të vdekur!

Një burrë i vuri flakën vetes? Autobusi në Zvicër shkrumbohet për disa minuta, 6 të vdekur!

March 11, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Hall me burrë, hall pa burrë, hall të mos martohesh kurrë

March 11, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

March 11, 2026
Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme, goditet edhe Flota e Pestë

Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme, goditet edhe Flota e Pestë

March 11, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Protesta e 12 marsit para Kuvendit, Tabaku: Do jetë paqësore! Bëhet për çmimet e larta dhe korrupsionin

March 11, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

March 11, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Degradon konflikti mes disa personave në Bulqizë, 3 të plagosur, policia në kërkim të 2 autorëve

March 11, 2026
“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In