• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nusja akuzon ish-vjehrrën se e detyroi të prostituonte: Mbaja me lekë burrin dhe mamanë e tij

by A R
13/06/2021 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Shihemi në Gjyq” në “E Diela Shqiptare” trajtoi sot një çështje midis nënës dhe vajzës, ku kjo e fundit ishte edhe personi që e ka sjellë palën tjetër në emision.

Vajza, Xheje Dunga, ka ardhur për dy probleme. I pari është me nënën dhe tjetri me ish-burrin me të cilin ka qenë e martuar në vitin 2010, rreth moshës 16-17 vjeçare.

 

Në vitin 2012 Xheja lindi një vajzë, por martesa pati probleme, pasi nuk jetonin në shtëpinë e tyre, por tek të afërmit e burrit derisa u ndanë. Elvira e ka mbështetur vajzën sepse e dinte që martesa e saj nuk funksiononte, kishte dhunë, ishte tradhtuar, Xheja kishte tentuar vetëvrasje derisa i mori një shtëpi me qira për të jetuar dhe i pagoi shpenzimet.

Në atë shtëpi të vogël, Elvira pretendon se vjehrra e Xhejes merrte shpesh në shtëpinë që paguante për të bijën, meshkuj me të cilët kryente marrëdhënie seksuale në këmbim të parave.

Xheja u nda nga ish-burri, u shpërngul diku tjetër e më pas u rikthye me të dhe jetoi sërish bashkë me të dhe nënën e tij. Elvira e kishte paralajmëruar dhëndrin për profesionin e mamasë së tij duke i thënë edhe të kishte kujdes pasi e tillë mund të bëhej edhe gruaja e tij, njëkohësisht vajza e saj, derisa fjalët e saj rezultuan të vërteta.

Xheja ndahet sërish nga bashkëshorti, jeton diku tjetër pasi ai e tradhtonte dhe fliste me një grua edhe në prani të saj, por tashmë Elvira kishte vendosur mos ta pranonte më në shtëpi.

Më pas, ai largohet për në Itali dhe Xheja kthehet në shtëpinë e vjehrrës në vitin 2015, vit në të cilin filloi të ushtronte prostitucionin. Me paratë që merrte, ajo mbulonte shpenzimet e veta, të vjehrrës, fëmijës dhe gjithashtu i dërgonte para bashkëshortit, pasi ishte ky i fundit që e kishte detyruar të bëhej prostitutë.

 

Eni Çobani: Tani po i drejtohem zonjës Xheje, që është një temë shumë e nxehtë, shumë e rëndë sepse vajza të moshës së saj bien viktima, gënjehen, sigurisht përmes shumave të parave.

Elvira: Unë nuk kam ditur asnjë farë gjëje, zonja Eni.

Eni Çobani: Xheje, si u fute në këtë rrugë ti? Se kjo është një rrugë që besoj se njeriu nuk e zgjedh me dëshirë, e ke zgjedhur me dëshirë këtë rrugë?

Xheje Dunga: Jo me dëshirë nuk e zgjodha sepse ai më tha “merr, vazhdo, puno”.

Elvira: E rrihte, zonja Eni për të bërë atë punë, e rrihte.

Eni Çobani: Si, ai ishte në dijeni?

Xheje Dunga: E dinte dhe i jepja edhe lekë.

Eni Çobani: Si, ai merrte lekët e tua?

Xheje Dunga: Po, po, i kam dhënë edhe lekë për rrugën që ka ikur në Itali.

Eni Çobani: Babai i vajzës që ka bërë me ty?

Xheje Dunga: Po, po, edhe nënës së tij i kam paguar qiranë, e kam ushqyer se ai iku.

Eni Çobani: Pra, ti punoje, prostituoje trupin tënd, më fal që të drejtohem kështu, por duhet t’i themi gjërat. Elvira, kërkoj ndjesë përpara teje, ti je nëna e kësaj vajze, është shumë e rëndë. Pra, vajza jote prostituonte dhe mbante burrin që e tradhtonte dhe vjehrrën që bënte po këtë punë.

Elvira: Po, i thoshte “puno ti të mbash fëmijën” se ai nuk ishte për këtë punë, për të mbajtur fëmijën.

Next Post
Habit kryeministri Zoran Zaev: Milionat e para i bëra duke shitur speca

Habit kryeministri Zoran Zaev: Milionat e para i bëra duke shitur speca

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parodia e revolucionit që bëri çorbë fazat

Parodia e revolucionit që bëri çorbë fazat

November 6, 2026
VIDEO/ Policia qëllon pesë herë 21-vjeçarin, e ngatërruan me të vëllanë që e mbante peng

VIDEO/ Policia qëllon pesë herë 21-vjeçarin, e ngatërruan me të vëllanë që e mbante peng

November 6, 2026
Thirrje për dhunë dhe revolucion, Franca angazhon 70 mijë policë për protestën e nesërme

Thirrje për dhunë dhe revolucion, Franca angazhon 70 mijë policë për protestën e nesërme

November 6, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

Revolucioni, Berisha e opozita dështuan, ‘gatuan’ humbjen e 9 majit!

November 6, 2026
U arrestua në Greqi për vrasje të dyfishtë, Nikolin Pali rrëfen edhe dy vrasje të tjera në Shqipëri

U arrestua në Greqi për vrasje të dyfishtë, Nikolin Pali rrëfen edhe dy vrasje të tjera në Shqipëri

November 6, 2026
Fundjavë me diell dhe temperatura 24 gradë Celsius, por java do të ketë një kthesë të motit

Fundjavë me diell dhe temperatura 24 gradë Celsius, por java do të ketë një kthesë të motit

November 6, 2026
Ish-zyrtari i Pentagonit: Përdorimi i forcës nuk është rruga e preferuar e Uashingtonit në konfliktin me Iranin

Ish-zyrtari i Pentagonit: Përdorimi i forcës nuk është rruga e preferuar e Uashingtonit në konfliktin me Iranin

November 6, 2026
Masakroi nënën e tij me thikë, i riu shqiptar përfundon në psikiatri

Masakroi nënën e tij me thikë, i riu shqiptar përfundon në psikiatri

November 6, 2026
Dhunuan dhe terrorizuan protestuesit, fillon “hakmarrja” ndaj besnikëve të Vuçiçit

Dhunuan dhe terrorizuan protestuesit, fillon “hakmarrja” ndaj besnikëve të Vuçiçit

November 6, 2026
“Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj këtu…

“Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj këtu…

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In