• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuse në Kosovë, Fatma Haxhialiu: Vjehrra është qejflie, vjehrrin “e kam në xhep”

by A R
01/02/2024 14:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marrëdhënien midis Fatma Haxhialiut dhe bashkëshortit të saj, Përparim Kadriajt e kemi parë shpesh përmes rrjeteve sociale si shumë lozonjare dhe të fortë. Fatma është natyrë më impulsive ndërsa ai më i qteë dhe i përmbajtur. Kjo mund të tingëllojë sikur është ajo që i merr vendimet, por ajo zbulon për “Shije Shtëpie” në Tv Klan se e vërteta qëndron krejt ndryshe.

Fatma Haxhialiu: Ai është shumë diplomat dhe është shumë i mençur sepse të lë të kujtosh se po vendos ti por në fakt e ka vendosur ai, por kur e marr vesh unë është shumë vonë.

“Pepi” siç e quan Fatma me përkëdheli, është shqiptar i Kosovës ndërsa ajo vetë nga Berati. Megjithatë, kjo nuk ka shkaktuar asnjë diferencim mes tyre apo në marrëdhënien me prindërit e Pepit.

Fatma Haxhialiu: Unë nuk kam ndierë fare asnjë lloj dallimi. Nuk e di ka qenë me fat kjo punë që nuk kam pasur përplasje zakonesh ose gjërash që duhet të dilja nga vetja ose të sforcohesha pak më shumë për të bërë. Kam respektin maksimal sepse mendoj që në këto marrëdhënie kryesorja është respekti pastaj vjen dashuria se ndonjëherë themi e dua, e dua por nuk e respektojmë qoftë edhe njeriun më të dashur dhe dashuria s’ka asnjë lloj vlere.

Vjehrri dhe vjehrra ime janë njerëz realisht fantastikë se jo rastësisht kanë atë produkt që kanë dhe unë jam vërtet me fat që jam pritur në familjen e tyre tamam si të isha pjesë e shtëpisë, madje kanë qenë edhe shumë të mirëkuptueshëm për disa gjëra që unë nuk i dija, adete që s’më kanë forcuar kurrë që t’i bëja, qoftë edhe këto kafetë që i bëjmë edhe ne këtej ose çaji që është rasti i atyre, vjehrra ime ka qenë gjithmonë edhe me njerëzit që “hë se nusja jonë nuk di t’i bëjë këto dhe unë jam akoma e re”, sikur më mbulonte edhe në sy të njerëzve. Kam marrëdhënie tamam shoqërore, konsultohemi për flokët, për lëkurën, unë i çoj kremrat, gjërat, a të kanë mbaruar, është kjo lloj marrëdhënieje.

Fatma gëzon një marrëdhënie shumë të shëndetshme dhe të bukur me vjehërrit e saj që jetojnë mes Kosovës dhe Zvicrës. Ajo thotë se i pëlqen që sa herë takohen të dalin dhe të bëjnë gjëra të ndryshme. Në këtë pikë ka bashkëpunëtore vjehrrën, por aleanca e vërtetë është me vjehrrin.

Fatma Haxhialiu: Vjehrra ime është shumë qejflie, ka shumë qejf që të dalë. Vjehrrin e kam në skuadrën time kështu që e kam në xhep se gjithmonë kur fillojmë dhe kritikojmë Pepin për ndonjë gjë, sigurisht që mami është në krahun e çunit dhe është e kuptueshme.

Katerina Trungu: Paske futur dikë në skuadrën tënde.

Fatma Haxhialiu: Po unë e kam skuadrën time shumë të fortë dhe solide. Pepi në fakt me të ëmën ngjajnë edhe në karakter, edhe në mënyrën e të folurit, janë të qetë, të shtruar kurse unë dhe vjehrri jemi pak a shumë njëlloj dhe Pepi thotë shpesh “ore fakti që ju flisni me zjarr nuk do të thotë që fitoni argumentin”.

/a.r

Next Post
Sekuestrohen 5 kamionë e 1 eskavator me të cilat gërryhej lumi Mat, në kërkim 48 vjeçari

Sekuestrohen 5 kamionë e 1 eskavator me të cilat gërryhej lumi Mat, në kërkim 48 vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mashtronin shtetasit e huaj si të rifitonin paratë e humbura në Call Center, dërgohen për gjykim tre persona

Mashtronin shtetasit e huaj si të rifitonin paratë e humbura në Call Center, dërgohen për gjykim tre persona

August 5, 2026
The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

“Beteja e madhe” nis në Kaliforni, Trump hap frontin e ri kundër demokratëve

August 5, 2026
Shqiptarët mbeten pas Europës, vetëm 1 në 11 persona blen bileta online për evente

Shqiptarët mbeten pas Europës, vetëm 1 në 11 persona blen bileta online për evente

August 5, 2026
Europa Perëndimore, në alarm nga zjarret! Digjen mbi 130 mijë hektarë pyje

U dogjën rreth 250 pemë ulliri dhe frutore, policia arreston autorin e zjarrvënies në Rrogozhinë

August 5, 2026
Fiton 1 milion euro në lotari, por e hedh gabimisht biletën, e gjen mes mbeturinave me ndihmën e kompanisë së pastrimit

Fiton 1 milion euro në lotari, por e hedh gabimisht biletën, e gjen mes mbeturinave me ndihmën e kompanisë së pastrimit

August 5, 2026
“The Guardian”: Tetë kompani nafte fituan 93 miliardë dollarë në tre muaj mes luftës dhe krizës klimatike

“The Guardian”: Tetë kompani nafte fituan 93 miliardë dollarë në tre muaj mes luftës dhe krizës klimatike

August 5, 2026
15 viktima në Kiev, Rusia intensifikon sulmet ndaj Ukrainës

15 viktima në Kiev, Rusia intensifikon sulmet ndaj Ukrainës

August 5, 2026
Na duhet një brez i çmendur

Ndarja territoriale, a ka ardhur koha ta zhdukim Jugun dhe Veriun?

August 5, 2026
Pas funeralit të Barezit, Igli Tare bie pre e hajdutëve, i vjedhin çantën në tren! Reagon policia italiane

Pas funeralit të Barezit, Igli Tare bie pre e hajdutëve, i vjedhin çantën në tren! Reagon policia italiane

August 5, 2026
Zjarr në Hormovë të Tepelenës, flakët rrezikojnë përhapjen në Gjirokastër

Situatë kritike në Mallakastër, rrezikohet masivi pyjor i Lofkëndit! Kërkohet ndihmë nga ajri për shuarjen e zjarreve

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com