• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Numri i viktimave po shkon në 100 mijë persona/ Trump në dilemë për rihapjen e aktivitetit normal në SHBA

by Ardit Rada
25/05/2020 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në shkallë globale numërohen mbi 5.3 milionë raste me koronavirus dhe më shumë e 335 mijë të vdekur. Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të infektuarve. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kane Farabaugh, ndërkohë që numri i viktimave në SHBA pritet të arrijë së shpejti në 100 mijë, po shtohet presioni për të rihapur ekonomine dhe aktivitetin normal.

Me lehtësimin e masave kufizuese, vizitorët mbushën plazhet në këtë fundjavë të Ditës së të Rënëve. Dr. Deborah Birx, e cila kryeson grupin e punës kundër koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë, paralajmëroi se është ende shumë herët për të folur për normalitet:

“Eshtë e pamundur të dihet kush është i infektuar, prandaj duhet ta themi qartë se distancimi fizik është me rëndësi kritike. Nëse distancimi fizik është i pamundur në një vend publik, duhet të mbani maskën”.

Gazeta New York Times i dedikoi gjithë faqen e parë të numrit të djeshëm faktit të totali i viktimave i të vdekurve nga koronavirusi po arrin në 100 mijë vetë. Artikulli përmbante emrat e shumë prej viktimave me fakte nga jeta e tyre.

Ndërkohë Presidenti Trump u bëri thirrje autoriteteve shtetërore të lejojnë rihapjen e objekteve fetare:

“Sot i identifikon kishat, xhamitë e sinagogat si objekte jetike që ofrojnë shërbime esenciale,” tha presidenti.

Dan Carroll, pastor i Kishës Water of Life në Fontana të Kalifornisë e përshëndeti qëndrimin e presidentit:

“Nuk duam të thyejmë ligjin. Ishin përgatitur të rihapnim dyert pavarësisht se çfarë do të thoshte presidenti, apo Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, pasi jemi treguar shumë të duruar, të kujdesshëm dhe tani mendonim se ishte koha të rihapnim dyert për njerëzit tanë”.

“Guvernatorët duhet të bëjnë atë që duhet dhe të rihapin këto objekt shumë të rëndësishme gjatë fundjavës. Nëse nuk i rihapin, unë do ta superoj autoritetin e tyre,” tha presidenti.

Por shumë objekte fetare kanë kaluar probleme gjatë javëve të fundit kur gjatë shërbesave besimtarët janë ekspozuar ndaj personave të infektuar. Një nga këto është një kishë në Kaliforninë e veriut.

“Shërbesat nën qiell të hapur, duke ruajtur distancimin fizik mund të bëhen. E kuptoj që kjo është e vështirë, gjatë këtyre kohëve kemi bërë ndryshime të vështira dhe duhet të vazhdojmë,” tha Dr. Birx.

Përditë e më shumë qytete po rihapin restorantet e biznese të tjera në përpjekje për të kapërcyer goditjen ekonomike nga pandemia. Por Dr. Birx thotë se Shtetet e Bashkuara po përgatiten për një valë të dytë infeksioni me ardhjen e vjeshtës.

“Po përgatitemi për rishfaqjen në vjeshtë, duke siguruar rezerva me pajisje për personelin mjekësor, aspiratorë e furnizime të tjera. Ndërkohë po bëjmë të gjitha përpjekjet për të zhvilluar terapi kuruese dhe vaksinë,” tha Dr. Birx.

Nëse virusi rishfaqet, Presidenti ka thënë publikisht se nuk ka në plan të rivendosë masa kufizuese apo të mbyllë ekonominë, megjithëse mund të rritet rreziku i përhapjes së virusit. /VOA

/e.rr

Next Post
Shmangu izolimin prej koronavirusit, shënohen mbi 4 mijë viktima në Suedi

Shmangu izolimin prej koronavirusit, shënohen mbi 4 mijë viktima në Suedi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Procesi i anëtarësimit prek çdo shtresë”- Ambasadorja e BE takohet me Shoqërinë Civile për Progres-Raportin: Ligjet të mbështeten me buxhet!

“Procesi i anëtarësimit prek çdo shtresë”- Ambasadorja e BE takohet me Shoqërinë Civile për Progres-Raportin: Ligjet të mbështeten me buxhet!

November 10, 2026
VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme!

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme!

November 10, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

Ata që jetojnë në fshat mund “të blejnë” vite pune për pension! Afati i fundit më 31 dhjetor 2026, ja si të veproni

November 10, 2026
“Gërdeci”/ Procesi ndaj Fatmir Mediut, Geraldo Durda: Një shkresë politike nuk mund të zëvendësojë drejtësinë! Një ish-senator në pension…

“Gërdeci”/ Procesi ndaj Fatmir Mediut, Geraldo Durda: Një shkresë politike nuk mund të zëvendësojë drejtësinë! Një ish-senator në pension…

November 10, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Rinasi, kartvizitë e Shqipërisë që rritet?

November 10, 2026
“Më vunë eksploziv edhe në karton pice!”- Noizy dëshmon në GJKKO: Cllevio e pranoi në TikTok, më shan për të bërë famë! E kam thënë…

“Më vunë eksploziv edhe në karton pice!”- Noizy dëshmon në GJKKO: Cllevio e pranoi në TikTok, më shan për të bërë famë! E kam thënë…

November 10, 2026
Nis gjyqi në Apel/ Vrasja e Ardian Nikulajt, të pranishëm në seancë edhe familjarët e biznesmenit! I pandehuri Saraiva: S’mu ofrua transparencë e…

Nis gjyqi në Apel/ Vrasja e Ardian Nikulajt, të pranishëm në seancë edhe familjarët e biznesmenit! I pandehuri Saraiva: S’mu ofrua transparencë e…

November 10, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

E fundit/ Veliaj shkresë SPAK-ut: Më lejoni të marr pjesë në Asamblenë e PS-së

November 10, 2026
190 miliardë dollarë të humbura dhe FBI në lojë, skandali që po ‘godet’ gjigantin Nvidia

190 miliardë dollarë të humbura dhe FBI në lojë, skandali që po ‘godet’ gjigantin Nvidia

November 10, 2026
Kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret Berishën dhe Malltezin për të dëshmuar

Kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret Berishën dhe Malltezin për të dëshmuar

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In