• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Sociale

Numri i të burgosurve në rritje, qytetet që mbajnë rekord të dënuarish

by Aalison Pearse Stevens
20/02/2016 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Popullsia e burgjeve në Shqipëri është rritur me mbi 20 për qind në dy vjet duke arritur në 5,453 persona në fund të vitit 2014, bëhet e ditur nga të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave. Gjatë viteve 2010-2012, numri i shqiptarëve që kaluan nga burgjet si të dënuar apo të paraburgosur qe rreth 4,600 vetë, por në vitin 2013 u rrit në 4,914 vetë ndërsa në vitin 2014 kulmoi në gati 5,500 vetë. Të dhënat e vitit 2015 nuk janë ende të disponueshme, por rritja pritet të jetë akoma më e madhe për shkak se një pjesë e madhe e të arrestuarve gjatë fushatës kundër vjedhjeve të energjisë elektrike u vunë zakonisht në masë sigurie arrest me burg gjatë muajve të parë të vitit 2015.

INSTAT raportoi edhe numrin e të burgosuve sipas qarqeve dhe numrin e të burgosurve për 10 mijë banorë. Në rang kombëtar, në vitin 2014, 19 në çdo 10 mijë shqiptarë qe i burgosur.

Kukësi ka numrin më të lartë të të burgosurve për frymë për vitin 2014 me 34 të burgosur për dhjetëmijë, pasuar nga Berati me 29 të burgosur për dhjetëmijë dhe Lezha  e Gjirokastra me 28 të burgosur për dhjetëmijë. Të burgosurit në Kukës janë rritur me 72 për qind përgjatë dy viteve 2013 dhe 2014, pasuar me Korçën ku rritja qe 39 për qind dhe Gjirokastrën me 30 për qind. Numri i të burgosurve në raport me popullsinë llogaritet nga INSTAT në bazë të vlerësimeve për popullsinë rezidente të qarqeve përkatëse, vlerësime që bazohen te rezultatet e Censusit 2011 dhe hipotezave mbi ndryshimet e mundshme nga censusi deri në vitin 2014. Për rrjedhojë, shifrat mund të mos jenë tërësisht të sakta.

Numri i të burgosurve është rritur veçanërisht për shkak të operacioneve të nisura nga qeveria kundër shkeljeve të kodit të qarkullimit rrugor në fund të vitit 2013 dhe kundër vjedhjes së energjisë elektrike në fund të vitit 2014.

Në fillim të vitit 2015, situata u bë dramatike për shkak se kapaciteti aktual i infrastrukturës së burgjeve dhe paraburgimit është rreth 4,500 veta, duke treguar se aktualisht burgjet përdoren mbi kapacitet. Një investigim i mëparshëm të BIRN rezultoi se në një numër të madh burgjesh, mbingarkesa me të burgosur ka detyruar të dënuarit apo të paraburgosurit të lahen vetëm një herë në javë apo të flenë me turne.

Organizatat e mbrojtjes së të drejtave të njeriut kritikuan në atë kohë qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për ushtrimin e presionit verbal publik ndaj gjykatësve për të marrë masë sigurie arrest me burg, gjë që përbën në vetvete një shkelje të të drejtave të njeriut. Një pjesë e madhe e të dënuarve apo të paraburgosurve shtesë qenë si pasojë e fushatës për ndalimin e vjedhjeve të energjisë elektrike. /BIRN

Next Post

Tahiri sulmon Ujësjellësin: Abuzim skandaloz në Kombinat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jola Hysa u largua nga PD me kritika të forta, vjen reagimi i Sali Berishës

Jola Hysa u largua nga PD me kritika të forta, vjen reagimi i Sali Berishës

March 7, 2026
Detajet, ja pse operacioni i SPAK në Vlorë dyshohet se është dekonspiruar

Detajet, ja pse operacioni i SPAK në Vlorë dyshohet se është dekonspiruar

March 7, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Rama banorëve: S’u shemb nga korrupsioni, por nga natyra!

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Rama banorëve: S’u shemb nga korrupsioni, por nga natyra!

March 7, 2026
“Të gjitha rrugët të çojnë në Bruksel”, ministri Hoxha takon ambasadorin Gonzato

“Të gjitha rrugët të çojnë në Bruksel”, ministri Hoxha takon ambasadorin Gonzato

March 7, 2026
Alarm në Ballkan! Vuçiç prezanton strategjinë “Serbia 2030” me Kosovën brenda: Do të përdoret arma bërthamore

Alarm në Ballkan! Vuçiç prezanton strategjinë “Serbia 2030” me Kosovën brenda: Do të përdoret arma bërthamore

March 7, 2026
Porositën dy vrasje e trafik droge, SPAK 8 urdhër-arreste, shpëtojnë i forti i Vlorës dhe i besuari i tij! Në pranga një shef policie, kapet ish-efektivi në Zvicër

Porositën dy vrasje e trafik droge, SPAK 8 urdhër-arreste, shpëtojnë i forti i Vlorës dhe i besuari i tij! Në pranga një shef policie, kapet ish-efektivi në Zvicër

March 7, 2026
U hap pas 11 ditëve bllokim, Rama “zbarkon” në aksin provizor Librazhd-Prrenjas

U hap pas 11 ditëve bllokim, Rama “zbarkon” në aksin provizor Librazhd-Prrenjas

March 7, 2026
Mazhoranca kërkon ndryshime në ligj, drejtori i Gardës s’do të zgjidhet me konkurs, hiqet kriteri i masterit

Mazhoranca kërkon ndryshime në ligj, drejtori i Gardës s’do të zgjidhet me konkurs, hiqet kriteri i masterit

March 7, 2026
Harta e re gjyqësore dhe drejtësia e mohuar

Karburanti i djeshëm me çmimin e nesërm

March 7, 2026
Berisha: Misioni i mësuesve, përcaktues për kombin! Sistemi arsimor në krizë

Berisha: Misioni i mësuesve, përcaktues për kombin! Sistemi arsimor në krizë

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In