• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Numri i parë i gazetës shqiptare Taraboshi gjendet në Bibliotekën e Kongresit amerikan

by Java News
30/07/2019 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Biblioteka e Kongresit amerikan përmban koleksionin më të pasur në botë jashtë trojeve shqiptare me letra shqipe dhe mbi Shqipërinë. Ky katalog me afro 30 mijë tituj, ndër të cilët libra, gazeta, pamflete e afishe, pasurohet çdo vit me 400-500 objekte të reja. Kohët e fundit biblioteka siguroi një kopje të numrit të parë të Taraboshit, gazetës së parë të përditshme të botuar në shqip brenda trojeve shqiptare. Çfarë vendi mban Taraboshi në katalogun e letrave shqiptare? Përse interesohet Biblioteka e Kongresit për historikun e gazetarisë shqiptare? Si i zgjedh ky institucion objektet që përfshin në arkivin e tij? Gazetarja e Zërit të Amerikës, Ardita Dunellari ishte në Bibliotekën e Kongresit për të mësuar përgjigjet e këtyre pyetjeve.

Drejtori i Sektorit për Evropën në Bibliotekën e Kongresit shprehet entuziast për titullin e ri që iu shtua kohët e fundit katalogut të letrave evropiane:

“Gazeta dëshmon rrënjët. Kur ke dokumente të tilla fillestare të ndezin kuriozitet më të madh për të mësuar më shumë për atë periudhë”.

Biblioteka e Kongresit Amerikan ka në katalogun e saj disa nga gazetat më të hershme në shqip, nisma të komuniteteve emigrante, mes tyre edhe komunitetit shqiptaro-amerikan:

“Këtu në Shtetet e Bashkuara, Bostoni kishte një ndër gazetat më të hershme në shqip”. “Gazeta Kombi në Boston filloi në vitin 1906”.

Disa nga numrat e parë të këtyre gazetave ruhen në mikrofilm në arkivat e bibliotekës, dëshmi e fillesave të gazetarisë shqiptare në troje të huaja. Ato janë të hershme, por nuk botoheshin rregullisht dhe jo çdo ditë.

“Taraboshi është gazeta e parë e përditshme shqiptare, e botuar brenda Shqipërisë. Kopja që kemi doli më 26 shtator 1913”.

Botuar në Shkodër dhe pagëzuar me emrin e malit që shtrihet në këmbët e Liqenit të Shkodrës, Taraboshi ishte më tepër se një gazetë lokale e përditshme. Ajo ishte dëshmitare e kohërave të mbarsura me ndryshime historike. Në numrin e parë publicisti parashtron misionin e gazetës:

“Gazeta hapet në faqe të parë me një vështrim të përgjithshëm mbi ngjarjet në Shqipëri. Flet për grupime që ndoshta nuk janë krejt dashamirëse ndaj Taraboshit. Flet për ata që e kanë përqafuar pavarësinë e Shqipërisë. Por edhe për të tjerë jashtë Shqipërisë, si për shembull serbët, që nuk e duan ekzistencën e Shqipërisë. Faqja e parë u bën thirrje lexuesve të mos shpërqëndrohen duke u marrë me konfliktet e brendshme mes grupimeve brenda Shqipërisë. ‘Ndoshta nuk jemi dakord me qëndrimet e njëri-tjetrit, por të gjithë i duam të mirën Shqipërisë’”.

“Interesante është se artikulli që hap gazetën vazhdon në faqen e dytë në italisht. Në fund të faqes së parë ka një artikull për serbët dhe të këqiat që ata kanë bërë”.

Zoti Harris shpjegon se ky është një dokumt me rëndësi për pasurimin e katalogut të letrave shqipe:

“Mund të lexosh në libër diçka që ka shkruar një autor për këtë gazetë. Por është krejt ndryshe kur sheh me sytë e tu dokumentin origjinal. Kushdo që bën studime për këtë periudhë do të shohë dokumentet origjinale dhe prej aty frymëzohet për të kërkuar në pista të tjera”.

Ai shpjegon se biblioteka është vazhdimisht në kërkim të materialeve me vlerë akademike e kërkimore nga trojet shqiptare dhe për Shqipërinë e vende të tjera të Ballkanit. Procesi i identifikimit të materialeve që meritojnë të përfshihen në arkivat e bibliotekës është rigoroz, bazuar në standarde të larta dhe shoqërohet me një kosto të konsiderueshme.

“Na vijnë njerëz nga vende të tjera për të studiuar për vendin e tyre, pasi këtu gjen materiale që ndoshta nuk i gjejnë dot në vendin e tyre”.

Për të përmbushur këtë mision gjatë vitit të fundit fiskal Bibliotekës së Kongresit iu akordua një fond prej afro 700 milionë dollarësh. Por vlera e këtij institucioni mbetet e pallogarithshme si për Kongresin, për amerikanët, por edhe për mbarë njerëzimin.(VOA)/l.m

Next Post
Policia greke jep detaje për zhdukjen e 26-vjeçarit shqiptar në Chios

Policia greke jep detaje për zhdukjen e 26-vjeçarit shqiptar në Chios

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

November 10, 2026
Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

November 10, 2026
Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

November 10, 2026
72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

November 10, 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Nëntor 2026

November 10, 2026
Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

November 10, 2026
Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

November 10, 2026
E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

November 10, 2026
Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

November 10, 2026
Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In