• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Numri i çështjeve të prapambetura duhet të adresohet menjëherë, ju mund t’ja dilni”

by A R
01/02/2023 10:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Harta e re gjyqësore hyn në fuqi duke filluar që nga dita e sotme, që do të thotë se 5 Gjyjatat e Apelit në vend nuk funksionojnë më. Do të ketë vetëm një Gjykatë Apeli në Tiranë.

Në një takim mes anëtarëve të KLGJ-së dhe gjytarëve i pranishëm ka qenë edhe Xhon Kasmi, Drejtor i Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit.

Gjatë fjalës së tij, Kasmi tha thënë se duhet festuar ditën e sotme dhe këtë fazë të rëndësishme të reformës në drejtësi teksa ka shtuar se duhet që të gjithë të jenë krenarë për këtë hap drejt një sistemi që po punon për popullin shqiptar.

Kasmi ka thënë se numri i çështjeve të prapambetura në gjykata duhet të adresohet menjëherë, gjë për të cilën beson se mund të shkojë mbarë.

Xhon Kasmi: Sot është një ditë për të festuar këtë fazë të rëndësishme të reformës në drejtësi. Duhet të jemi të gjithë shumë krenarë që keni arritur këtë hap drejt një sistemi që po punon për popullin shqiptar.

Sot është një kohë që të vendosim për objektivat për të ardhmen dhe e ardhmja për Shqipërinë është me Evropën dhe është Evropa vetë. Kjo është ajo që ne dëshirojmë, kjo është ajo për të cilën SHBA vazhdojnë dhe investojnë në reformën në drejtësi. Siç e ka thënë dhe ambasadorja në KLD në Dhjetor, reforma në drejtësi nuk është e thjeshtë, nuk është e shpejtë dhe as nuk është perfekte.

Këto janë sfida të vërteta. Numri i çështjeve të prapambetura duhet të adresohet menjëherë dhe ju mund të ia dilni. Këto numra mund edhe të zerohen siç është parë dhe nga përvoja e Këshillit të Gjykatës së Lartë dhe për ta bërë këtë, gjykatat kanë nevojë për gjyqtarë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë po punon në përzgjedhjen e gjyqtarëve me cilësi dhe integritet për t’i dhënë popullit drejtësinë që ata meritojnë.

Këto nuk janë pengesa të lehta për t’u tejkaluar, por ky është momenti i duhur. Shqetësimi i popullit shqiptar është i vërtetë. Ne e dimë që ju mund të ia dilni mbanë. Ju keni krijuar këtë gjykatë. Duhet ta vazhdoni këtë punë që keni nisur. Duhet të caktoni burimet që nevojiten, duhet të krijoni një efikasitet në sistem dhe të sillni drejtësinë e vërtetë në të.

SHBA janë krenarë të bashkëpunojnë me KLP-në në sistemin gjyqësor në BE dhe me palët e tjera të interesit për të zbatuar të gjitha pjesët e kësaj reforme për një progres të vazhdueshëm dhe për të parë rezultate reale. Përgëzime të gjithëve për këtë hap që po hidhni sot dhe ju urojmë sa më shumë fat në të ardhmen.

Me vendimin e hyrë në fuqi sot, Gjykatat e Apelit në Gjirokastër, Korçë, Shkodër, Durrës dhe Vlorë prej ditës së sotme (1 Shkurt) nuk janë më funksionale. Me vendim të KLGJ-së këto gjykata janë shkrirë dhe funksionale do të jetë vetëm Gjykata e Apelit në Tiranë, që do të shqyrtojë të gjitha çështjet në rang republike.

Ndërsa në gjykatat e apelit që u mbyllën, do të mbetet e hapur vetëm një zyrë informacioni për qytetarët ku këta të fundit do të kenë mundësi të kërkojnë informacion apo të depozitojnë ankesa.

/a.r

Next Post
Kishte kthyer tabakinon në bazë të shpërndarjes së kokainës, arrestohet 26-vjeçari

Kapet ‘tregtari’ i kokainës në Lushnje / Procedohen penalisht edhe klientët e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In