Numri i aplikacioneve të reja të rusëve për azil në Shtetet e Bashkuara ka arritur nivelin më të lartë në më shumë se dy dekada. Avokatët e migracionit e lidhin këtë me kontrollin e fortë të politikave nga Kremlini, me korrupsionin e përhapur dhe me diskriminimin dhe dhunën ndaj pakicave seksuale. Shtetasit rusë kanë paraqitur 1,454 kërkesa për azil në SHBA në vitin fiskal 2015, i cili ka përfunduar më 30 shtator. Kjo do të thotë 50 për qind më shumë se vitin e kaluar dhe më shumë se dyfishi i aplikacioneve të paraqitura në vitin 2012, kur presidenti Vladimir Putin është kthyer në Kremlin, pas një mandati katërvjeçar si kryeministër. Shifrat janë bërë të ditura për Radion Evropa e Lirë nga Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare.
Një kërkesë për azil mund të përfshijë më shumë se një individ, si për shembull bashkëshortin apo bashkëshorten dhe fëmijët e aplikuesit.